Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pergatitu per shansin qe do te vije

Antere ibn Shidad, ka qenë një kalorës shumë i fuqishëm që ka jetuar në gadishullin arabik në shekullin e pestë. Përveç kalorësisë, ai njihet edhe si poet.
E çuditshme është se Antere kishte lindur si skllav. I ati, meqë Anteren e kishte me një nga skllavet e tij, nuk e trajtonte me dinjitet, por e nënvlerësonte. Për këtë, gjithmonë e thërriste “skllav” dhe jo në emër. Kështu, Antere lindi dhe u rrit si skllav, por brenda në shpirt, ai ndjehej i lirë, prandaj dhe nuk iu dorëzua kushteve. Për këtë, ai mësoi mirë përdorimin e shpatës, hedhjen e shigjetës dhe kalërimin, si një kalorës i vërtetë. Veç artit të luftës, mësoi edhe poezinë, saqë prevaloi ndaj poetëve të kohës së tij. Çdo ditë, çdo orë e çast, e kalonte duke u përgatitur për shansin i cili patjetër që do të vinte një ditë.
Në një betejë, fisi i tij triumfoi dhe po ndahej plaçka e luftës. Atij nuk ia dhanë pjesën që i takonte, duke i thënë se je “skllav” dhe nuk të takon siç u takon burrave të lirë. Ai nuk u ktheu asnjë përgjigje, por vajti dhe u ul i mërzitur në një qoshe. Pa kaluar as dhe një orë, fisi i tij u sulmua nga fisi Taj. Të gjithë u zunë në befasi, saqë një pjesë e madhe e ushtarëve ia mbathën nga sytë këmbët. Të vrarët u shtuan shumë. Nga larg, Antere pikasi babain e tij, i cili rendte drejt tij. Me t’iu afruar, i tha:”Antere, sulmo se na vranë!”
Por Antere, pa lëvizur vendit fare ia ktheu:”A harrove baba? Unë nuk jam veçse një skllav, nuk jam veçse për punë shtëpie. Janë burrat e lirë ata që janë për luftë.”
I ati, i zënë ngushtë, i tha:”Sulmo o bir, se që tani je i lirë!”
Ishte pikërisht shansi që kishte pritur dhe për të cilin ishte përgatitur gjer atëherë. Ai brofi në këmbë dhe u turr në sheshin e betejës.
Miku im!
Ndoshta, rrethanat dhe situatat nuk janë të favorshme për ambiciet dhe ëndrrat e tua. Mund të jesh i rrethuar nga vështirësi dhe pengesa, ndihesh nën presion të vazhdueshëm, para problemeve të njëpasnjëshme... Por, sfida e vërtetë e jotja, është brenda teje, është aftësia jote që shpresa të triumfojë ndaj demoralizimit. Më beso, të gjithë faktorët demoralizues të botës, nuk mund të të thyejnë përderisa nuk kanë arritur në shpirtin tënd.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free