Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Përjetimi Afër Vdekjes - Përmbledhje

Si është të vdesësh?
 Edhe pse ka variacione të gjëra të rastëve rreth personave që kan qen afër vdekjes dhe ne tipat e personave që i kan përjetuar ato, mbetet e vërtetë se ka një ngjashmëri të hatashme ne mes të këtyre përjetimeve vetë. Ne fakt, ngjashmëritë në mes të raporteve të ndryshme janë aq të mëdha saqë njëri shumë lehtë mund të nxjerrë 15 elemente të ndara që përsëritën pandërprerë në këtë masë të tregimeve që unë i kam përmbledhur.  Ne bazë të këtyre pikave të ngjashmërisë, më lejoni tani të ndërtoj thjesht, teorikisht “idealen” apo një përjetim “komplet” që mvishet tek të gjitha elementet e përbashkëta, në rendin që është tipikë ato të ndodhin.
Nje njeri po vdes dhe, kur arrin pikën kulminante të shqetësimit fizikë, ai degjon se shpallet i vdekur nga mjeku i tij.  Ai fillon të dëgjoj një zë të parehatshëm, si një cingërimë me zë të lartë, apo vetëm zhurmë, dhe njëkohësisht e ndien veten se është duke lëvizur shumë shpejt nëpër një tunel të gjatë dhe të erret.  Pas kesaj, ai papritur e gjen veten jashtë nga trupi fizikë, por ende në rrethinën fizike ku kishte qenë, dhe e shikon trupin e tij nga distanca, sikur të ishte një spektator. Ai i shikon perpjekjet e stafit mjekësor per ta ripërtërirë trupin e tij dhe është në një gjendje emocioni të lartësuar.
Pas pak, ai fillon të adaptohet tek kondita e tij e jashtzakonshme dhe fillon ta përmbledh veten.  Ai ve re se ende ka “trup” por të një natyre tjetër dhe me fuqi të tjera nga trupi fizikë që e kishte lënë prapa.  Shpejt gjëra të tjera fillojn të ndodhin. Të tjerë vin ta takojn dhe ti ndihmojnë.  Ai i vëren shpirtat e të afërmve të tij që veq kan vdekur, gjithashtu vëren një shpirt të ngrohtë dhe të dashur që kurr nuk e ka takuar me parë – një qenie nga drita – paraqitet para tij.  Kjo qenie e pyet një pyetje, pa folur, që ta bëjë atë ta vleresonë jetën e tij dhe i ndihmon atij duke e shfaqur jetën e tij si në panorama – kthim instant- tek ndodhitë e mëdha të jetës se tij.  Më pas e gjen veten se i eshte afruar një lloj barriere apo kufiri, me siguri prezenton kufirin midis jetës se tokës dhe jetës se ardhshme. Disi, e kupton se duhet të kthehet prapa ne tokë, se koha e vdekjes se tij ende nuk ka arritur.  Në këtë pikë ai rreziston të kthehet, se tani veq është mësuar me përjetimin e botës së përtejme dhe nuk dëshiron të kthehet.  Ai eshte i mbushur me ndjenja intense të gëzimit, dashurisë, dhe qetësisë. Edhe pse rreziston, disi ai ribashkohet me trupin e tij fizikë dhe jeton.
Me vonë ai mundohet tu tregoj të tjerëve, por ka vështirësi ta bej këtë. Në rend të parë ai nuk mund të gjejë asnjë fjalë njeriu, adekuate ta përshkruaj këtë epizodë jotokësore. Ai gjithashtu e kupton se të tjerët fshajnë me pabesim kur e dëgjojn, prandaj ndalon dhe me nuk i tregon të tjerëve. Por pra se prap ky përjetim i ka bërë një efekt shumë të madh jetës së tij, sidomos pikëpamjet e tij rreth vdekjes dhe marrëdhenien e tij me jetën.
Dr. Rejmond Mudi


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free