Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mbreti qe kerkonte kemishen e lumturise

Ishte kohe me pare nje mbret i cili nuk ishte i lumtur me te mirat te cilat i kishe ne fronin e tij mbreteror,kishte telashe te shumta,dhe i shkon mendja se sikur ta kishte kemishen e lumturise do te behej person i lumtur,do ti kalonin telashet,brengat e keshtu me radhe.Vendos te shkoj te pyes ministrat e vet se mos jane ata personat me te lumtur ne kete dynja. Shkon i pyet ministrat se   ju personat me te lumtur ne kete dynja? ndersa keta i thane: Ne nuk jemi personat me te lumtur ne kete bote, ne kemi telashe shum te medha, ti ke pak telashe kurse ne kemi shume me shue telashe se ti.Atehere mbreti deshprohet i tha: Shkoni dhe me gjeni personin me te lumtur ne kete bote, merrjani kemishen e tij dhe jepjani cfare shperblimi qe te deshiroje per kemishen.Ata pranuan dhe filluan kerkimet per njeriun me te lumtur,shkuan ne cdo vend dhe nuk e gjeten dot.Nje dite prej ditesh duke u kthyer per tek froni mbreteror e pane nje njeri nga larg duke zene peshq, nga larg peshkatari u duk njeri i gezuar,kendonte, buzqeshte, ndersa minsitrat i thane njeri tjetrit se ky duhet te ishte njeriu me i lumtur ne bote,sepse po duket shume i lumtur.Atehere ministrat vendosen te shkojne ta pyesin peshkatarin se a eshte ne te vertet ky person me i lumturi ne bote.Shkuan dhe kur u afruan,filluan ta pyesnin: Shohim qe je njeri shume i gezuar ndersa po peshkon, a je ne te vertet njeriu me i lumtur ne bote?

Peshkatari ia ktheu se une ne te vertet jam njeriu me i lumturi ne bote.

Ministrat u gezuandhe e pyeten serish: Cfare te beri te jesh njeriu me i lumtur ne bote?

Peshkatari thote: E shikoni kete grepin te cilin e kam, kete grep ma ka mundesuar Allahu ta ble, e ka kriju Detin,peshqit dhe une dal diten ketu dhe  me anen e ketij grepi i ze peshqit, ndersa peshqit e zen jua jap njerezve ne nevoje,jetimeve,dhe une me keto veprime behem njeriu me i lumturi ne Bote.
Ministrat u gezuan qe e gjeten njeriun me te lumtur ne bote dhe i thane peshkatarit se ne na ka derguar Mbreti qe ta gjejme njeriun me te lumtur ne bote dhe t'ia marrim kemishen e tij si demshperblim te paguajme te holla aq sa kerkon pronari i kemishes.Andaj a po pranon qe ti te na e japesh kemishen tende qe t’ia dergojme mbretit tone?

Peshkatari u shpresh se kam kenaqesine qe kmishen time t’ia dhuroj Mbretit, mirepo une e kam nje problem!

Ministrat e pyeten se cfare problemi ke ?

Peshkatari i tha: Une kemish nuk kam vetem pantollat nese doni t’ua jap!

Mesazhi nga ky tregim:

Njeriu me i lumtur ne kete bote nuk eshte ai person i cili posedon te mirat e kesaj bote,e as lumturia nuk qendron ne kemishe apo dicka materiale.
Por lumturia e mirefillt qendron ne ate qe e posedon njeriu ne brendesine e tij, pra njeriu me i lumtur ne kete bote eshte Njeriu qe ka IMAN (BESIM).


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free