Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

pas cdo problemi fshihet nja shans

 
 
Një tregtar e kap një zog dhe e mbyll në kafaz.
 
Pas një kohe tregtari i thotë zogut se do të udhëtoj për në Indi, vend nga e kishte origjinën zogu, dhe e pyet nëse ka diçka që dëshiron t’i sjell nga udhëtimi. Zogu kërkoi ta liroj, por pronari nuk pranon. Pastaj zogu kërkoi nga tregtari që kur të shkoj në Indi ta vizitoj një pyll, dhe t’i informoj zogjtë për robërimin e tij. Kur mbërriti në Indi tregtari bëri ashtu siç kërkoi zogu - dhe vetëm sa ua bëri me dije zogjve lajmin, një nga ata, i cili i përngjante zogut të tij, ra nga një pemë dhe mbeti e shtrirë, i palëvizshëm në tokë. Tregtari mendoi se ai duhet të ketë qenë një i afërm i zogut të tij dhe për shkak të dhembjes së madhe për të vdiq. Kur tregtar u kthye në shtëpi, zogu e pyeti për udhëtimin e tij në Indi, e tregtari i tha: "Po ta sjell një lajme jo të mirë - një kushëri yti vdiq kur u tregova se të kam mbyllur në kafaz."
Sapo i tha tregtari këto fjalë zogu ra i vdekur në fund të kafazit. "Lajmi i vdekjes së kushëririt shkaktoi vdekjen e tij" - mendoi tregtari. Atëherë e mori dhe e vuri në dritare. Në atë moment, zogu u ngrit dhe fluturoi në pemën më të afërt.
"Tani e di, se atë që ke menduar se është lajm i keq, në të vërtetë është lajm i mirë për mua. Më tregove mënyrën se si të veproj që të lirohem." – tha zogu dhe fluturoi larg, më në fund i lirë.
 
 
 
Zogu, në fakt, është simbol i të gjithë neve - kafazi në të cilin zogu ishte mbyllur janë problemet tona që shpeshherë ne mendojmë se nuk mund t’i kapërcejmë apo të shpëtojmë prej tyre. Prandaj, çdo herë duhet të përpiqemi që të gjejmë rrugën e drejtë, të luftojmë me problemet e jetës. Të gjitha mund t’i arrijmë në qoftë se me të vërtetë mbështetemi në Allahun
 
“... mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (El-Bekare, 216)
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free