Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Libri që kishte nga një flori në çdo faqe.

Një përtac që ishte familje me Sulltanin vendosi një ditë të shkoj tek ai e t'i qaj hallin e varfërisë së tij me shpresë që sadopak Sulltani t'i ndihmoj. Sulltani pasi e dëgjon me vëmendje në vend të parave ia jep një libër.
Personi ndahet nga prania e Sulltanit duke mos i thënë asnjë fjalë, por mjaft i mllefosur. Çfarë njeriu i marrë, unë i kërkova të më ndihmoj me para ndërsa ai me dha një libër. Çfarë t'i bëj unë këtij librit?!.
Kur arrin në shtëpi, e hap librin , kur ç'të shoh në faqen e parë të librit një lirë, e hap edhe faqen tjetër poashtu një lirë. Sulltani në çdo faqe të librit kishte vendosur nga një lirë.
Personi tej mase gëzohet, e pasi që kalon një periudhë, vendos që sërish të shkoj te Sulltani duke iu refreuar në këtë mënyrë:"Zotëri librin që më dhuruat e lexova të tërin dhe ishte aq i dobishëm saqë e lexova të tërin, a ka mundësi që të ma jepni edhe vëllimin e dytë të këtij libri?
Sulltani me seriozitet iu drejtua me këto fjalë:"Librin që e lexove nuk ka vëllim të dytë".
Pra koha e njeriut është flori dhe nuk ka vëllim të dytë, 24 orë të ditës janë 24 flori, andaj ne duhet shpenzuar në mënyre të dobishme. Sepse koha është një pasuri e cila nuk ka zëvendësim.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free