Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

KURTHI I MJALTIT

Një pikë mjalti ra në tokë, një milingonë e vogël erdhi, e provoi mjaltin dhe më pas deshi të shkonte, mirëpo shija e mjaltit i pëlqeu shumë, andaj u kthye dhe e mori edhe një gllënjkë dhe sërish deshi të shkonte, por kësaj here, me sa duket, nuk u mjaftua me kaq, madje nuk iu duk mjaft ta merrte mjaltin me buzë, por vendosi të hyjë në të, në mënyrë që të kënaqet sa më shumë. Milingona hyri në këtë pikë mjalti dhe u kënaq duke shijuar atë, por ajo nuk mundi më të dalë nga mjalti, ngaqë iu lidhën këmbët duke iu ngjitur për toke dhe më nuk mundi të lëvizte. Ajo mbeti në këtë gjendje derisa ngordhi. Pra, ishte pikërisht kjo pikë mjalti që u bë shkaktar për shkatërrimin dhe përfundimin e saj të hidhur, meqë ajo nuk u pajtua me gllënjkat që i merrte nga mjalti, e sikur të mjaftohej me pak mjaltë do të shpëtonte.

Kështu është edhe gjendja jonë me dunjanë. Dunjaja është një pikë e madhe mjalti, prej së cilës shërbehemi. Ai që mjaftohet me pak mjaltë prej saj shpëton, ndërsa ai që fundoset në detin e saj të mjaltit shkatërrohet.

“Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” [Kuran 57:20]