Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Askush nuk pendohet per bamiresite e bera

Askush nuk pendohet per bamiresite e bera edhe nese e ekzagjeron.Vetem ai qe ben keq pendohet,sado pak qofte ajo.

Ibnu Mubareku kishte nje fqinj cifut, te cilit i conte ushqimin e dites para se te ushqeje femijet e tij, i blinte rroba para se tu bleje femijeve te tij.Nje dite ,dikush i kerkoi ti bleje shtepine cifutit dhe ky i tha:Vetem per 2000 napolona floriri e shes shtepine.Nje mije eshte vlera e shtepise dhe nje mije te tjera fqinjesia me Ibnu Mubarekun.Kur e degjoi Ibnu Mubareku kete, u lut:O Zot, udhezoje ne islam.Dhe nuk kaluan as disa dite dhe fqinji i tij pranoi Islamin.Ibnu Mubareku qe nisur oer te kryer Haxhin me nje karvan plot mallra e ushqime.Gjate rruges, prane nje fshati, pikasi nje grua e cila gjeti nje sorre t ngordhur tek mbeturinat dhe e mori me vete.Ai e coi nje nga sklleverit e tij qe ta pyeste gruan per veprimin,e ajo i tregon se nuk kishin futur gje ne goje qe prej 3 ditesh.Kjo e beri Ibnu Mubarekut ti rridhnin lot.Menjehere urdheroi qe i gjithe karvani me mallra dhe ushqime, ti shperndahej banoreve te atij fshati.Mandej mori rrugen e kthimit,duke e anuluar haxhin ate vit e ndersa nje nate pa ne enderr dike qe e uronte:Haxh te pranuar,mund te shperblyer dhe gjynahe te falura.
Zoti thote ne Kuran:Por duan te bejne mire edhe pse vet jane nevojtar( hashr:9)
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free