Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Xhelozia në Islam

Hasedi(xhelozia dhe lakmia,inati)është njëra nga emocionet më shkatrruese ose ndjenjë e cila një njeri ka drejt qenjes njerëzore tjetër.Ajo,shkakton te njeriu një dëshirë të ligë për të tjetër dhe të jetë I gëzuar kur fatkeqësitë bien mbi ta.

Profeti{s.a.w.s}ka paralajmëruar kundër fatkeqësisë duke krahasuar atë me zjarrin që plotësisht djeg drunjtë.Ai{s.a.w.s}ka thënë:”Keni kujdes xhelozinë,ajo vërtetë shkatrron veprat e mira siq zjarri shkatrron drunjtë”[Ebu Davud}
Hasedi është një sëmundje e zemrës dhe ajo shkakton ndotje të zemrës,kur i Dërguari i Allahut ështe pyetur se cilët janë njerëzitë më të mire?Ai{s.a.w.s}iu përgjigj:”Ai me zemër të pastërt dhe me gjuhë të besueshme”Ata pyetën :”ne kuptuam gjuhë të besueshme por çka nënkupton zemër te pastërt?u përgjigj ai{s.a.w.s}:”Kjo është zemra e atij që është besmitarë,i dëlirë dhe i pastërt nga mëkatet,shkeljet urrejtjet dhe inati,xhelozia{Ibn Maxheh}.

Hasedi është aq i rrezikshëm sa që Allahu shfaq ajete në Kur’an që të recitohen si mbrojtje nga xhelozia:”Thuaj unë I mbështetm Zotit të agimit…per demit tçdo krijese që Ai krijoj{Surja Felek:1)Tirmidhiu transmetoi prej Zubejr ibn el Avam se Profeti[s.a.w.s}ka thënë:”Kanë ardhur te ju sëmundje të popujve para jush,xhelozia dhe urrejtjet.Kjo është”rruan”(shkatrron);unë nuk them se rruan kokën,por rruan (shkatron )besimin.{(Hasen) Xhani et Tirmidhiu(2434)}

Xhelozia mund të bej personin të plotësoj mosbesimin sepse kjo shkakton tek individi për të ndjer që Allahu nuk ka qenë i drejtë me të;ai harron tërsisht mëshirën dhe bekimet që Allahu i ka dhruar atij.
I Dërguari I Allahut [s.a.w.s}ka thënë:”Ata janë armiq të bujarisë së Allahut.”Ata pyetën :”Kush jane ata?”Ai[s.a.w.s}tha:”Ata që i urrejn njerëzit për atë që Allahu i ka dhënë atyre nga bujaria e Tij.{et Teberaniu}.

Allahu me dijen e Tij absolute u ka dhënë disa njerëzve më shumë furnizim,inteligjencë,bukuri,force etj,se sa të tjrëve.Besmitari musliman duhet të kënaqet me atë që Allahu i ka caktuar atij.Allahu thotë:”Allahu I ka favorizuar disa prej jush mbi të tjerë në furnizim ….A duan ata të mohojnë dhuntine e Allahut(Surja Nahl(6)17)Dhe:”A u kanë zili atyre njerëzve per atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij(En Nisa (14):54}

“Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në ketë botë:Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët që të shfytëzojnë njëri tjetrin në shërbime.Por mëshira e Zotit tend është më e mire…”{sure Zuhruf(43):32}.

Të kuptuarit mëshira e Allahut është më e mirë se komoditetet e botës,të mirat materiale të kësaj bote nuk e bëjnë dike më superior se tjetrin në Gjykimin ë Allahut.Superioriteti më i lartë është Takvallëku (devotshmëria,drejtësia dhe frika nga Allahu.).
Ai tha:”Sigurisht,më i titulluar është ai që më së shumti i frikësohet Allahut”.{Sure el Huxhurat(49):13],”Dhe në botën e ardhshme(përtejme)me Zotin janë (vetëm)ata që kanë Takva”
Ajo që I takon botës kalimtare nuk ka kurrfar vlere para AllahutProfeti{s.a.w.s}ka thënë:”Nëse kjo botë do të vlente sa një krahë i mushkonjës te All-llahu,Ai nuk do ti lejonte asnjë jo besimtari të pijë uje ne te{Tirmidhiu}.

Favorizimet në këtë bote janë një test nga Allahu;sa më shumë favorizime aq më shumë teste.Hasan el Basriu ka thënë:”Omer bin Hatabi i ka shkruar këtë letër Ebu Musa el Ashariut”Ji i kënaqur me furnizimin në këtë botë,se me i Mëshirshmi ka nderuar disa nga robërit e Vet mbi të tjerët në furnizim si një test për te dy.Atij që iu dha bollëk është testuar se a do ta falemderoj Allahun dhe përmbush detyrimet të cilat janë si mirësi e furnizimit{Ibn Hatim}.
All-llahu i Lartësuar na ka ndaluar që të të lakmojmë atë që kan të tjerët:”Mos lakmoni në atë që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë.”{sure en Nisa(4)32}


Me qëllim të dekurajimit të lakmisë,Profeti[s.a.w.s]ka thënë:”Mos shikoni ata që janë më lartë se ju.Shikoni ata që janë më poshtë se ju,se kështu më shumë do të kujtoni mirësitë e Allahut të dhuruara mbi ju”.{Sahih el buhari dhe sahih el Muslim}

”Nëse ndonjëri prej jush shikon dikënd më të furnizuar më të nderuar se ai ai gjithashtu duhet të shikoj dikënd me standarte më të ulta se ai(Sahih Muslim)


Kur Islami lejon ziline


Ate që Allahu lejon ne kontrast të hasedit(xhelozisë shkatrruese) është zilia(lakmia që është e lire nga zilia,zilia pa qellim te keq)që nënkupton jo as të dashurit e humbjes së bekimit as urrejtjes së tepricës me personin,por të dëshiruarit të njejtë për dike pa hequr bekimet nga tjetri.I Dërguari{s.a.w.s}ka thënë:”Lakmia është e lejuar në dy raste,në rast se ndonjë njeriu Allahu I ka dhënë Kur’anin dhe lexon atë ditën dhe natën;dhe personi që Allahu i ka dhuruar pasuri dhe jep ditën dhe natën(Sahih el Bukhari dhe sahis el Muslim)dhe ai{s.a.w.s}gjithashtu sqaroj se çka mund të thuhet:”Do të doja të kasha çfarë ai ka dhe të bëja atë që ai bën”.

I Dërguari I Allahut{s.a.w.s}ka thënë:”Ngjajshmëria e personit të këtij ummeti është si për katër individ.Atij që Allahi I ka dhënë pasuri dhe dituri,keshtu që ai përdor pasurinë me diturin e tij.Atij që Allahu ia ka dhënë dituri por nuk i është dhuruar pasuri dhe ai thotë”O Zot sikur të kisha edhe unë pasuri ashtu do ta përdorja si ai.Kështu te dytë e kanë të njejtin shpërblim.Një person i tillë dëshiron pasurinë si te tjerët kështu që ai mund të bën mire me to,pa dëshiruar që të tjerët ta humbasin atë pasuri.Personit tjetër ,Allahu i ka dhënë pasuri por jo edhe dituri dhe ai e shpenzon ate pasurin në mos bindje ndaj Allahut.Dhe së fundmi,një person të të cilit Allahu as nuk i ka dhuruar dituri dhe as pasuri dhe ai thote:”Sikur të kisha edhe unë pasuri ashtu do e shpenzoja në atë mënyë që e shpenzon ai.Kështu,te dytë do ta kenë mëkatin e njejtë kundër tyre.[Et Tirmidhi dhe Ibn Maxheh}


Disa arsye që e bëjnë një person të ketë Xhelozi


Hidhërimi dhe keqdashja

Kur njeri ës
htë i lënduar pa ndonjë arsye,ai është i hidhëruar dhe hidhërimi i tij prodhon keqdashje dhe nxit për hakmarrje në zemrën e tij.Robi fillon të dëshiroj lëndim për oersonin tjetër,ai kënaqet kur e dheh atë në vuajtje dhe ai më tutje mendon që Allahu ia ka bërë këtë atij si një dhurat e keqe!

Dhe nëse personi është I bekuar si dhurat,ai ofendon dhe kjo është hasedi që nuk dëmton personin që lakmohet por kjo lëndon dhe e e shkatrron vet personin lakmuesin,ziliqarin.

Me qëllim që ta mbyllim derën e kësaj sëmundje Islami këshillon muslimanët të jenë për nga natyra (karakteri) falës dhe kontrollues të hidhërimit të tyre.Allahu thotë në Kur’an:”Të cilët japin kur janë shlirë dhe kur janë në vështirësi dhe që frenojn mllefin dhe që u falin(të keqen)njerëzve.Vërtet Allahu I do bamirësit.{Sure Ali Imran(3):134}

Arroganca ,krenaria dhe pasioni për fame

Kur një person arrin status të lartë dhe pozite në shoqëri ose ai arrin pasuri ai urren te sheh dikend qe eshte me larte se ai ose te kalohet nag gjerat e lartepermenduar(pozita,pasuria) keshtu qe ai xhelozon personin e tille.


Një shembull për këtë marrim per jehudët dhe xhelozin e tyre drejtuar Profetit Muhammed{s.a.w.s}për pejgamberllëkun që Allahu i besoi atij.Lakmia e tyre i bëri ata të mohojnë porositë hyjnore të cilat iu dhanë ,sepse ishte arab dhe jo njeri i Beni Israilëve.Ishte hasedi I tyre që shkaktoi që ata të marrin qëndrime të tilla"a ate Allahu e favorizoi me shume se ne?(Ali Imran(6):53] ''dhe ata thane: pse nuk iu zbrit ky Kuran nje njeri te madh nga dy qytetet?''(el zuhruf(43):31]dhe " E nese i peruleninje njeriu qe eshte si ju ,vertet ,atehere do te jeni te humbur"( El Muminun(23):34].

Kjo gjithashtu tregon rrezikun e madh te xhelozise dhe shfaqjen e saj nga personi pasi mund ta largoj personin nga ndjekja e te vertetes dhe dhe pranimi i keshilles nga te tjeret ashtu siq xhelozia e pabesimtareve qe i ndalon ata nga te pranuarit e Islamit.

Natyra ligë e personit
Disa njerëz edhe pse mendojn se nuk mund të dëmtohen dhe kërcënohen nga suksesi i të tjerëve hidhërohen kur dëgjojnë ndonjë ndonjë lajm për suksesin e të tjerëve dhe kënaqen me këtë fatkeqesi(mjerim .Ata as nuk kërkojne progres për vetveten as nuk dëshirojnë që të tjerët të përparojnë!!!Një defect i tillë është vështirë të shërohet për arsye se mbrapa këtyre qëndrimeve të liga është natyra e ligë e personit që nuk e lejon atë ta pranoj suksesine të tjerve.


Pendimi dhe të gjeturit shpëtim nga xhelozia


Së pari,duhet të ketë sinqeritet në të penduarit nga xhelozia.Siq ka thënë Profeti{s.a.w.s.}:”Tri gjëra janë që zemra e besimtarit që nuk duhet ti urrej ti ketë janë:sinqeriteti në punë,dhënia(ose interpretimi)I këshillave drejt udhëheqsit dhe të mbajturit për xhemati të muslimanëve,për lutjen e tyre që brengos çdonjërin prej tyre{Ahmedi dhe Ibn Maxheh}
Së dyti,nevoja për të shpëtuar nga xhelozia është që të shpëtohet nga ato jete që shkaktojnë ndonjërin të ketë xhelozi si hidhërimi,urrejtje ,dashuria për pafundsinë dhe pakënaqësitë.

Pakënaqësia vjen nga injoranca e robit për Zotin e tij.Nëse ai e njeh Zotin dhe atributet e Përsosmërisë,Gjithdijshmi dhe i Drejti për robërit e vet,ai nuk do të jetë i pakënaqur dhe si rezultat nuk do të zhvillojë xhelozinë.

Imam Ibn Kajim{rahimehullah}ka thënë:”Ajo(përmbajtja)e hap derën e paqes dhe sigurisë për robin.”Ajo e bënë zemrën e tij të pastërt nga urrejtja ,zemerligësiadhe mëria.Aq më shumë të jetë i kënaqur personi aq më e pastert është zemra e tij.Sidoqoftë,kjo nuk do të thotë që robi të mos bëj përpjekje të përmirsoj situatën.Robi duhet të punoj të arrij sukses dhe zhvillim por nuk duhet të urrej ata të cilët Allahu e ka graduar me më shumë furnizim ose ose pasuri por ai duhet të jetë i kënaqur me vendimet nga Allahu.

Së treti,robi duhet të drejtohet drejt Ku’anit i cili është shërim për sëmundjen e zemrës.Allahu thotë:”O ju njerëz!Juve iu erdhi nga Zoti i juaj këshilla(Kur’ani)dhe shërimi i asaj që gjendet në krahrorin tuaj(zemra) dhe udhëzim dhe mëshirë për besimtarët{surja Junus(10):58}


Lutju Allahu të ta pastroj zemrën-Allahu thotë në Kuran:’Dhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë:O Zoti yne na fale neve dhe vllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona fare urrejtje ndaj atyre që besuan.Zoti ynë Ti je i butë,mëshirues”{El Hashr(51):10}

Jep sadakë(lëmoshë)sepse ajo pastron zemrën dhe pastron nga mëkatet.Për këtë arsye Allahu i ka thënë Profetit{s.a.w.s}të Tij:”Merrë prej prej pasurisë së tyre lëmoshë që ti pastrosh me të dhe t’u shtosh(të mirat) dhe njëkohsisht lutu për ta,se lutja jote është qetësim për ta.Allahu dëgjon sheh.{Tewbe(9):103}

Nëse mendime të xhelozisë kalojnë në mendjen e ndokujt ,Ai duhet të kërkoj mbrojtje prej Allahut prej shejtanit të mallkuar dhe ta angazhoj veten me diqka që t’iu largohet nga këto pëshpëritje dhe mendime shtytëse.

Por nëse shejtani menaxhon të fut në xhelozinë në zemra,pastaj hap sytë se mos do të shohë ose bënë diqka që do ta shfaq xhelozinë.
Një person nuk do të sjell ose llogarisë për cfardo që i shko në mend ,por ai do të sjellë ose llogarinë se çka tha ose bënë.Shejh el Islam Ibn Tejmiu(rahimehullah)thotë:”Asnjë njeri nuk është i lire nga xhelozia ,por njeriu fisnik e shfaq derisa i ulti e manifeston atë(Amër el Kulub)

Nëse e ndjeni se jeni xheloz në një person specifik atëherë blej një dhuratë shtrëngoja dorën dhe jepi selam në emer të xhelozisë që është rezultat urrejtjes e Profeti{s.a..w.s} ka thënë:”Shrëngojini duart sepse kjo do të largon mërinë,dhe këmbeni dhurata dhe duane njëri tjetrin,kjo do ta largoj urrejtjen .Treguar nga Malik ibn el Muwata{1413}


Nga Ebu Hurejre (r.a)transmetohet se Profeti{s.a.w.s}ka thënë:”Pasha Allahun në dorë të të Cilit është shpirti im;ju nuk do të hyni në Xhennet derisa nuk besoni..Dhe nuk do të besoni derisa nuk duheni.a tju tregoj per nje gje qe nese e thuani do te duheni?Përhapeni selamin ndërmjet jush.”(Ibn abdul Barr thote:Kjo deshmon se perhapja e selamit e largon xhelozine dhe prodhon dashuri.

“NJË NJERI NGA BANORËT E XHENNETIT DO TË HYJ TASH…’

Enes ibn Maliku(r.a)transmetoj se ai dhe shokët e tij ishin ulur me Profetin{s.a..w.s},i cili tha:”Një njeri nga banorët e Xhennettit do të hyj tash”.Dhe një njeri nga ensarët do të hyri nga mjekërra e te cilit pikonte uji nga abdesi dhe mbante këpucët në dorë e djatht..Ditën e ardhshme,Profeti[s.a.w.s}ka thënë të njejtën gjë dhe personi i njejt hyri.
Ditën e tretë,pason vazhdimisht qëndrimin dhe njejti person hyri duke i pikuar fytyra nga uji dhe duke i mbajtiur këpucët e tija .Kur,Profeti{s.a.w.s}shkoi,Abdullah Ibn Amr el Asi(r.a)e përcolli njeriun dhe i tha:”Unë jam fjalosur me babain tim dhe jam betuar se sdo shkoj te ai tre ditëdhe tre netë.A mund të srehohem tek juve këto ditë?Personi ia ktheu o
Enesi tha:”Abdullahu tha se do të qëndroi me këtë person për tre ditë dhe ai nuk e pa atë duke u falur natën por çdo here kur lëvizte naten dhe e ndrronte pozitën në shtrat ai përkujtonte Allahun duke thënë” Allahu Ekber”deri në faljene namazit te sabahut.

Abdullahu tha:”Unë nuk dëgjova nga ai vetëm se mire .Ku tre ditë kaluan unë thash:”O rob i Allahut,me te vërtet nuk jam fjalosur me babain e as që jam hidhëruar me të.Por e dëgjova Pejgamberin{s.a.w.s}e Allahut në tre raste duke folur për ty,I dërguari i Allahut{s.a.w.s}ka thënë se një njeri nga banorët e Xhennetit do të hyj tash dhe ti ke qenë ai që ke hyrë në të tri rastet.Kështuqë,unë doja të qëndroja me ty të shoh se çka bën ti në mënyrë që të ndjek(veproj si ti).Por unë nuk kam pa se ti bën shumë.Pra ,çka bën ti Pejgamberin{s.a.w.s} tha atë që ai tha?

Njeriu iu përgjigj asgjë më shumë se atë që ti ke pa!Kur ishte koha të ndaheshim ai më thirri dhe tha:”Po,nuk ësht asgjë më shumë se atë që e pe përveq se nuk ka vend në mua për qëllime keqdashëse ose xhelozi,zili,drejtuar ndonjë muslimani dhe për atë që Allahu iu ka dhënë atyre”

Adullahu tha:”Kjo është ajo që të ka bërë që të meritosh lëvdatën dhe kjo është ajo që ne nuk mund ta bëjmë{Musnad Ahmed}