Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Qeni i stanit dhe ujku

Që prej kohësh ujku ishte bërë më i uritur se zakonisht. Qeni i stanit bënte të pamundurën për ta mbajtur sa më larg deleve. Por një qen duhet ta mbylli njëri sy nganjëherë, apo jo? Me sa duket, ujku e dinte që qeni i mbyll qepallat kur fle. Për këtë arsye qeni nuk ishte i qetë. Dhe, një ditë, në perëndim, kur agresori po bëhej gati të dilte për gjah, ai u gjend para strofkës së ujkut.

- E lëmë mënjanë këtë armiqësi dhe arsyetojmë pak, – i tha ujkut. – Si është e mundur që një qenie e fortë dhe që s’ka frikë, si puna jote, sulmon vazhdimisht një racë të dobët dhe të çarmatosur si ajo e deleve? Përse nuk zgjedh kundërshtarë të fortë dhe të denjë që të luftojnë me ty, si luanin, apo derrin e egër?

- Mik, – iu përgjigj ujku, – unë jam një kafshë gjahtare dhe sillem si i tillë. Përse nuk shkon t’ia mbash këtë fjalimin tënd mallëngjyes padronit tënd të nderuar dhe kujtoji që nëse një ujk shqyen herë pas here ndonjë dele, njeriu ha me miliona prej tyre? Është më mirë të kesh një armik të deklaruar se një armik të fshehtë! Këto ishin fjalët që i tha në fund ujku dhe u vërsul drejt deleve për të marrë ndonjë dhe kështu ta shuante urinë që e kishte kapluar.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free