Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nxënësi dhe katër mollët

Mësuesja pyet njërin nga nxënësit e saj: Sikur të jap një mollë, një mollë dhe një mollë, sa mollë të bëhen? Nxënësi u përgjigj gjithë siguri: Katër mësuese.
Mësuesja ia përsëriti dhe një herë pyetjen, pasi mendoi se nuk e kishte dëgjuar mirë, por sërish nxënësi i ktheu të njëjtën përgjigje. Mësuesja u xhindos nga kjo përgjigje. Duke e ditur sa fort i donte portokall, ia formuloi të njëjtën pyetje, por me portokall këtë herë. "Nëse të jap një portokall dhe një portokall dhe një portokall, sa portokall bëhen?" "Tre portokall" u përgjigj menjëherë nxënësi. Mësuesja buzëqeshi dhe sërish iu kthye mollëve:"Sikur të jap një mollë dhe një mollë dhe një mollë, sa mollë bëhen?" "Katër" u përgjigj nxënësi i sigurt. Gjithë nerva mësuesja i bërtiti:"Po pse katër? Ku qëndron ndryshimi nga portokalliet?!" Nxënësi, me zë të ulët u përgjigj:"Sepse njërën kokërr të mollës e kam në çantë."
Morali: Nëse dikush të jep një përgjigje që nuk përkon me pritshmëritë e tua, mos e gjyko menjëherë si të gabuar. Ndoshta, mund ta ketë parë nga një këndvështrim tjetër, të ndryshëm nga këndvështrimi yt. Është mirë ta dëgjosh deri në fund, që ta kuptosh. Mos e dëgjo duke e pasur mendjen tek ide dhe përshtypje të mëparshme!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free