Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Gatuaj duke përmendur ALLAHUN

Nuk mund t’jua fsheh faktin se unë nuk jam prej dashamirësve të gatimit. Unë e konsideroja gatimin si një humbje kohe dhe mundi.
Pasi u fejova, zbulova se vjehrra ime ishte prej atyre grave, që e kalojnë
pjesën më të madhe të kohës në kuzhinë, madje prej atyre që bëjnë art në
përgatitjen e llojeve të ndryshme të gatimit herë pas here me ndihmën e librave arabë dhe perëndimorë të gatimit.
Kjo natyrisht që më shqetësonte. Pa dyshim që i fejuari im do të bënte dallimin mes gatimit tim dhe atij të nënës së tij. Kur mbaruam
përgatitjen e gjithçkaje rreth martesës dhe u përcaktua data së bashku me babain tim, i fejuari im vuri re se unë po e shtyja datën e martesës dhe se për çdo herë po justifikohesha me një arsyetim të ndryshëm. Ai më pyeti hapur: “Ti po e shtyn martesën për një arsye që nuk e kuptoj. Si qëndron puna?!” Ndjeva se çështja u zbulua dhe më kishte mbetur vetëm të thosha të vërtetën. I thashë:“Sinqerisht… unë e urrej kuzhinën!!!” Ai qeshi i habitur dhe më tha: “Sido që të jetë, mua më pëlqejnë ushqimet e lehta dhe nuk e kam problem nëse ha një lloj ushqimi për dy ditë rresht.” Kjo fjalë më qetësoi dhe nuk e vonova më martesën.Por pas martese unë ndjeja se isha përgjegjëse ndaj shtëpisë dhe punëve të saj dhe njëra ndër këto gjëra ishte gatimi. I thashë vetes: “Duhet të përpiqesh që të tregohesh krijuese në gatim, edhe nëse bashkëshorti yt kënaqet vetëm me ushqime të thjeshta.”
Në ditën e parë që hyra në kuzhinë kërkova ndihmën e Allahut të
Lartësuar dhe iu mbështeta Atij. U luta që gatimi im të mos jetë shumë më i keq se ai i vjehrrës sime. Pastaj fillova me gatimin. Në ato çaste kujtova – me mirësinë e Allahut- disa fjalë të një motre të nderuar, e cila na jepte mësim në xhami në muajin e Ramazanit. Ajo thoshte –Allahu e shpërbleftë me të mira:“Gruaja muslimane e kalon pjesën më të madhe të kohës në kuzhinë dhe sidomos në muajin e Ramazanit, gjë e cila e bën atë të humbë shumë nga mirësia e këtij muaji të madh. O motrat e mia! Ramazani është si një parfum që avullon shpejt,kështu mos e shpërdoro atë me kuzhinën, ose me diçka të ngjashme. Nëse kjo është
e domosdoshme, atëherë përse nuk e përmend Allahun?! A e ka provuar ndonjëraprej jush që të gatuajë duke bërë tesbih dhe duke përmendur
Allahun?!”Ndjeva se kisha nevojë për ta bërë një diçka të tillë, jo vetëm për të shfrytëzuar muajin e Ramazanit- ishim në një muaj tjetër që nuk e mbaj mend- ndoshta Allahu e bën të mirë aromën e asaj që gatuaj.
Vendosa të them Bismilah në çdo hap të gatimit tim, duke filluar që nga
ndezja e zjarrit  dhe deri tek hedhja eyndyrës në enë. Pastaj qepa, hudhrat dhe domatet… deri tek fikja e zjarrit.Herën e dytë i thashë vetes: “Përse të mos lexoj suren Ihlas pas Bismilahit në çdo hap? Unë e dua shumë këtë sure. Ajo është e shkurtër dhe leximi i saj ka shumë sevape gjithashtu.
Dhe fillova ta bëj këtë me mirësinë e Allahut… dhe Allahu më frymëzoi që
të bëja tesbih sa herë që plotësohej gatimi, ose gjatë larjes së enëve dhe
pastrimit të kuzhinës.Reagimi i bashkëshortit tim ishte lavdërimi i ushqimit që përgatisja,derisa më tha se ia kisha kaluar nënës së tij. Në atë moment nuk e besova natyrisht, sepse nuk jam prej atyre që i shohin imtësisht gatimet për aq kohë sa mund të hahen dhe nuk kanë kripë me tepricë. Kujtova se ai po më bënte qejfin…meqë isha një nuse e re dhe këto lavdërime janë të zakonshme. Por vura re se ai
po i përsëriste shpesh këto fjalë dhe kjo më gëzoi pa masë, por përsëri nuk  besoja tërësisht dhe kujtoja se ato ishin vetëm një inkurajim prej tij, sidomos kur zbulova se bashkëshorti im ishte dashamirës i ushqimeve të përgatitura me përsosmëri dhe se e shihte me imtësi mënyrën sesi ishte përgatitur çdo lloj gatimi… dhe se ajo që thoshte para martese bënte pjesë tek inkurajimi.Kur e ftoja e vjehrrën për të qëndruar me ne për disa ditë ishte ajo vetë që e lavdëronte gatimin tim dhe mendoja gjithashtu se ajo sërish po më inkurajonte. Vura re se ajo kalonte shumë kohë me mua në kuzhinë dhe i lutesha që të çlodhej në dhomën e ndenjjes, por ajo refuzonte. Këmbenim biseda me njëra-tjetrën, por unë e kisha vënë re se ajo kontrollonte hapat e mi në gatim,derisa një herë më pyeti rreth përgatitjes së gatimit të një lloji ushqimi. Kur ia tregova pashë shenjat e habisë në fytyrën e saj, por nuk arrita të kuptoj shkakun, derisa më mori në telefon disa muaj pas martesës sime për të më thënë:“Moj shejtankë, të kërkoj në emër të Allahut që të ma kujtosh atë aromën me të
cilën dallohet gatimi yt.” E pyeta nëse po bënte shaka me mua, por ajo m’u betua se nuk po bënte shaka.Kjo ishte një e papritur e madhe për mua, dhe e shtrydha trurin për të kuptuar shkakun e saj, dhe nuk gjeta ndonjë shkak tjetër përveç Bismilahit,sures Ihlas dhe tesbihut (subhanallah). I thashë: “A dëshiron të dish të vërtetën?” Më tha: “Natyrisht” dhe i tregova atë që më kishte ngjarë. Ajo u habit, por mesa duket nuk më kishte besuar plotësisht. Kështu që kur e vizitova herën tjetër vura re se ajo më ndiqte gjatë gatimit, që të sigurohej për vërtetësinë e atyre fjalëve që i thashë. Kur zemra e saj u qetësua dhe ajo u sigurua, më tha se edhe ajo kishte filluar të vepronte si unë dhe se kishte vënë
re përmirësim në aromën e ushqimeve që gatuante.Më e bukura është fakti se tani nuk e urrej më gatimin, as qëndrimin në
kuzhinë, sidomos kur vendosa një magnetofon të veçantë vetëm për kuzhinën nga ku dëgjoj Kuranin Famëlartë dhe shumë mësime të ndryshme fetare. Kështu koha që kaloj në kuzhinë është argëtuese dhe nuk e ndjej kalimin e kohës vetëm pasi të kem mbaruar gjithçka.Jo vetëm kaq, por tani –falë mirësisë së Allahut- nuk lë pas dore
detyrat kryesore, por puna eci shumë mirë deri në përgatitjen e prodhimeve të brumit, siç janë keku, pica, madje torta, turshitë dhe reçeli. Shoqet e mia dhe të afërmit nuk e besuan, kur e dëgjuan një gjë të tillë.
I patëmeta është Allahu! Përkujtimi i Tij ka shumë sekrete, të cilat ne
i anashkalojmë dhe neglizhenca jonë nuk mund t’i fshijë ato. Larg të metave je,o Zoti im. Nuk ka më të madh se Ty.Përhape, ndoshta shpërblehemi së bashku.
 
 Autore: Zehra Jasemin
 
Përktheu: Genc PLUMBI