Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Fli sic ke fjetur me pare...

Mbreti, kishte vendosur ta ekzekutojë marangozin. Lajmi, i kishte mbërritur vetë marangozit, të cilin nuk e zinte gjumi atë natë. Ku të shkonte? Ku të fshihej? Nga t’ia mbante që ti shpëtonte vdekjes së sigurt?
E shoqja, duke ndjerë sikletin e të shoqit i thotë:”O burrë! Fli siç ke fjetur çdo natë! Zoti është një, por portat e zgjidhjes janë të shumta!”
Këto fjalë patën ndikim magjik tek marangozi, sytë e të cilit u mbyllën menjëherë dhe u zhyt në gjumë të thellë. Të nesërmen në mëngjes, dëgjohen zëra ushtarësh që trokisnin fort derën e shtëpisë së marangozit. Ai zgurdulloi sytë nga frika dhe i hodhi një shikim të pashpresë gruas së tij, me të cilin sikur i thoshte:”Nuk duhej të të kisha besuar!”
U ngrit siç mund të ngrihet dikush që do të shkojë drejt vdekjes dhe pasi hapi derën, u zgjati duart që i dridheshin ushtarëve që ta arrestonin. Por ushtarët, duke parë njëri-tjetrin në sy të çuditur, i thanë:”Ka vdekur mbreti dhe erdhën të të porosisim që ti bësh arkivolin.”
Marangozit iu kthye çehrja dhe i hodhi një vështrim të shoqes, e cila pasi i buzëqeshi ia ktheu:”Fli siç ke fjetur çdo natë, Zoti është një, por dyert e zgjidhjes të shumta!”