Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Homoseksualiteti ne Islam

Disa ditë më parë po dëgjoja një emision televiziv në një pasdite, e cila deri në ato momente ishte shumë e këndshme për mua. Në emision po trajtohej një temë, e cila tërhoqi interesin tim për ta dëgjuar. Po flisnin për një kategori personash, pikërisht për homoseksualët. I ftuar në studio ishte një prej tyre, i cili është produkt i një show të vitit të kaluar në “Big Brother” tek Top Channel. Ky person menjëherë pas daljes së tij nga ky show televiziv, krijoi shoqatën e homoseksualëve në Shqipëri, organizatë e cila për çudinë time merr licensën menjëherë nga shteti ynë “demokrat”. Them për çudinë time, pasi po të kërkosh një vendim gjykate për të hapur një organizatë islame duhet të kalosh burokraci dhe ligje sikur po krijohet një celulë e Al-Kaedës. Nuk po flasim pastaj për vlerat dhe qëllimin që ka një organizatë islame nga një e homoseksualëve. Nga inercia që merr biseda në studio bëhen disa pyetje interesante si psh: A paragjykohet kjo kategori? A pranohen nga shoqëria shqiptare homoseksualët? A është homoseksualiteti një vlerë për t’u promovuar? ...etj… etj… Pikërisht nga kjo pyetje e fundit do të nisi dhe unë opionionin tim për gazetën Nacional Albania, por jo pa argumentuar. “A është homoseksualiteti një vlerë për tu promovuar?!”
Në fakt auditori që ishte i pranishëm si publik në këtë emision kur fliste “njëri prej tyre” kishte raste që duartrokisnin, për fatin e keq e pranojnë, por madje edhe e miratojnë dhe e promovojnë këtë shëmtirë që njeriu shpiku. U ndjeva keq, por u ndjeva dhe mirë pasi që auditori ishte prej jo muslimanëve. Në fakt për të dhënë një opinion më të saktë do të duhej të bënim një sondazh, por pse ta bëjmë kur vetë ai, “njëri prej tyre” pohoi që komuniteti ku jetonte nuk e pranonte dhe donin ta asgjësonin. Për vetë natyrën e njeriut një gjë e tillë është e papranueshme dhe përbën një kërcënim për shoqërinë përreth. Pikërisht për këtë rast vetë bashkëqytetarët e “njërit prej tyre” dolën hapurazi kundra. Mbi 100 qytetarë të moshave nga 15 deri në 50 vjeç, pjesa më e madhe e tyre të rinj, janë grumbulluar në sheshin administrativ në shenjë proteste. Ai ka njollosur qytetarinë e kombit shqiptar. Nuk duam që ky fenomen të kthehet në një "epidemi", ka qenë kryefjala e protestuesve.
Më ngjan me trupin e njeriut pasi kur preket nga ndonjë virus menjëherë vepron një antivirus për ta eliminuar. Por, nëse ju pyes edhe juve a është vërtet një vlerë për tu promovuar, çdo të thoshit? Jam kurioz, por jam i sigurt që një besimtar i mirë nuk do e pranonte këtë vlerë që të përhapet në shoqërinë tonë, pasi as vlerë nuk është. Nuk dua të bëj as gjykatësin dhe as teologun pasi nuk kam kompetencat e duhura për ta trajtuar në atë këndvështrim, pasi një teolog mund ta argumentoj më qartë dhe më saktë prandaj i lë atyre hapësirat për ta cekur, por do të sjellë disa fakte, statistika apo deklarata që e mohojnë këtë vlerë.


Nga lindi kjo “vlerë”?
Homoseksualiteti nuk është një fenomen i ri. Sipas mitit grek dikur njerëzit kanë qenë bashkim i dy krijesave, të cilat mund të kishin sekse të njëjta ose të kundërta. Këto krijesa karakterizoheshin nga një forcë dhe qëndresë e jashtëzakonshme nga arroganca pa kufij, e cila i trembte perënditë. Për këtë shkak, Zeusi i kërkoi Apolonit t’i ndanin përgjysmë, kështu do të zbutej arroganca e tyre dhe do të shtoheshin në numër. Meshkujt e dal nga ndarja e një krijese të seksit femëror u vunë në kërkim të seksit mashkull. E njëjta gjë ndodh edhe me femrat e dala nga ndarja e një krijese me seks të njëjtë. Në Greqinë e lashtë homoseksualiteti nuk paragjykohej negativisht, madje homoseksualët shiheshin si të zotë dhe të pajisur me natyrë mashkullore, si më adaptë për të marrë pjesë në jetën politike të vendit. Dikur nuk është përdorur termi homoseksualitet dhe homoseksual, por sodomi (sodomie) dhe sodomist (sodomite). Termi homoseksualitet është përdorur për herë të parë në vitin 1869 nga shkrimtari dhe historiani austriak Karoly Maria Kertbeny. Kalimi nga emërtimi sodomi në homoseksualitet u shoqërua me një modifikim të këndvështrimit mbi homoseksualitetin. Simboli përfaqësues i homoseksualëve është flamuri me ngjyrat të ylberit, krijuesi i të cilit ishte artisti i San Franciskos, Gilbert Baker më 1978. Në atë kohë erdhi nevoja e një simboli të homoseksualëve në gjithë botën, i cili do të mund të përdorej vit pas viti nga homoseksualët në paradën e Krenarisë (Gay & Lesbian Pride Parade), të San Franciskos. Baker shpjegoi se secila nga ngjyrat e tij përfaqësonte një aspekt të ndryshëm të gay-ve dhe lesbikeve si: roza e ndezur përfaqëson seksualitetin, e kuqja përfaqëson jetën, ngjyra portokall shërimin, e verdha diellin, e gjelbra natyrën, bluja artin, e kaltra harmoninë dhe ngjyra vjollcë përfaqësonte shpirtin.




Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka kundërshtuar nëpërmjet një letre të hapur drejtuar kryeministrit të vendit nismën e hartimit të projektligjit të njohjes së martesave homoseksuale në Shqipëri. “Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë përmes Këshillit të Presidencës në të cilin bëjnë pjesë krerët e katër Komuniteteve Fetare Tradicionale në Shqipëri deklaron:
Jemi në kundërshtim të plotë me iniciativën e qeverisë për hartimin e ligjit për njohjen e martesave homoseksuale në Republikën e Shqipërisë. Shprehim me indinjatë shqetësimin tonë për rrezikun që i kanos ky ligj shoqërisë shqiptare. Kombi ynë ka respektuar bërthamën e shoqërisë: familjen. Pavarësisht vështirësive të shumta që po kalon ajo në këto vite tranzicioni e ndryshimesh të mëdha social-ekonomike, familja shqiptare ka ditur ta ruajë karakterin e saj të shenjtë dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në mbrojtje të identitetit, dinjitetit dhe mirëqenies kombëtare. Iniciativën e mësipërme e vlerësojmë si sulm për dobësimin e familjes natyrale midis një mashkulli dhe një femre, e cila është dhuratë e Zotit dhe përbën bërthamën më të fortë të shoqërisë shqiptare. Politika formon struktura e institucione, ndërsa besimi formon zemrat dhe moralin shpirtëror të kombit. Njëzëri, shprehim vullnetin tonë të përbashkët në mbrojtje të familjes, të ardhmes së fëmijëve tanë dhe vlerave të saj, ashtu siç na mëson feja dhe të parët tanë, dhe bëjmë thirrje për heqje dorë nga miratimi i këtij projekt-ligji.
Ne duhet të bëjmë atë çka është e drejtë, jo për sytë e botës “moderne”, por përpara Perëndisë, dhe vetëm atëherë mund të presim që Ai t’i dëgjoi lutjet tona dhe të na bekojë në rrugën e përparimit e zhvillimit të vërtetë.” Firmëtarë të letrës së hapur janë krerët e komuniteteve fetare në vend, Haxhi Selim Muça (Kryetar i Komunitetit Musliman), Fortlumturia e Tij, Anastasi (Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë), Imzot Rrok Mirdita (Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Kisha Katolike Shqiptare), Haxhi Dede Reshat Bardhi (Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane).

Çfarë thotë shkenca për këtë vlerë …
Homoseksualiteti është një sjellje shoqërore që nuk ka të bëjë me besimin shpirtëror. Feja promovon paqen dhe moralin e mirë e të shëndetshëm. Homoseksualiteti promovon seksin e pashëndetshëm dhe të pamoralshëm. Homoseksualiteti ka kuptim sepse ndodh një akt dhe në qoftë se ai nuk do ndodhte nuk mund të flitej për homoseksualët. Mbi 80% e rasteve me HIV/Aids që zbulohen në SHBA janë nga njerëz homoseksualë. Askush prej tyre nuk jeton më gjatë se 60 vjeç. Për të fshehur faktin se pjesa më e madhe e fëmijëve me AIDS rezultojnë të jenë infektuar nga marrëdhënie bi/homoseksuale. “Dita Botërore e AIDS”, me mjeshtëri raporton se: 16 % e adoleshentëve me virusin AIDS, të moshave 13-19 vjeç janë infektuar nga marrëdhënie heteroseksuale, e vërteta thotë se 84% e fëmijëve me AIDS janë të infektuar nga abuzime bi/homoseksuale”. (Crafting Bi/Homosexual Youth”, nga Judith Reisman )

Kush nga ata që e mendojnë një gjë të tillë na jep garanci që një gjest i tillë nuk do sjelli probleme në mendimet foshnjore të një 7 vjeçari, i cili e sheh botën ashtu si i serviret. Pra realisht a jemi ne të parët që duhet të mbrojmë familjen pasi ajo në themel të saj ka fëmijët, ndërsa ligji për diskriminimin seksual synon të ndërtojë një familje që ka në themel dy burra ose dy gra dhe jo fëmijët. Këtu dalim në konkluzionin se faktet flasin ndryshe se kjo është një çështje e sajuar prej kohësh dhe ajo ka kërkuar të fitojë mbështetje, por edhe dashamirësi duke lozur me termat e sigurisht duke i keqpërdorur ato. Orientim seksual, me këto fjalë duhet nënkuptuar se kjo është një sjellje e lindur, se homoseksualiteti lind. Kjo shpesh herë shumëkënd e ka bërë të mendojë se ata janë gjenetikisht të lindur homoseksualë. Dr. Dean Hamer një prej gjenetistëve më të mëdhenj në botë, aktivist gay dhe vetë gay, pas vitesh kërkime në përpjekje për të gjetur një gen përgjegjës për sjelljen gay thotë: “Nuk mund të thuhet se ka një gen gay. Nuk ka një gen gay.”( P. Copeland and D. Hamer (1994) The Science of Desire. New York: Simon and Schuster)
Po ashtu edhe psikiatri me influencë botërore Jeffrey Satinover, thotë; "Si çdo sjellje tjetër komplekse dhe si çdo gjendje mendore, homoseksualiteti është as ekskluzivisht biologjik dhe as psikologjik por është rezultat i një përzierje faktorësh ku predominojnë rrethanat pas lindjes të tilla si: (prindërit, sjellja e motrave dhe vëllezërve dhe kultura e sjelljes dhe një tërësi komplekse zgjedhjesh të detyrueshme), të cilat marrin jetë në fazat kritike të zhvillimit si edhe faktorë gjenetikë.” (J. Satinover, M.D, “Homoseksualiteti dhe Politika e të vërtetës” (1996). Grand Rapids, MI: Baker Books.)
William Byne, psikiatër me doktoraturë në biologji dhe Bruce Parsons (1993) analizuan me kujdes të gjitha studimet e rëndësishme biologjike mbi homoseksualitetin. Ata nuk gjetën asgjë që të mbështesë teorinë e shkakut biologjik. (W. Byne dhe B. Parsons, "Orientimi seksual tek njerëzit: Rivlerësim i teorive biologjike", Arkivat e përgjithshme të psikiatrisë 50 nr 3.)
Shkencëtarët psikiatër Friedman dhe Downey deklarojnë se "një model biopsikosocial” i shpjegon më mirë shkaqet, me kombinacione të ndryshme të temperamentit dhe ambientit, ngjarje brenda këtij ambienti të cilat drejtojnë drejt homoseksualitetit. Ata thanë: “Pavarësisht se gjetjet e kohëve të fundit neurobiologjike sugjerojnë se homoseksualiteti është i përcaktuar gjenetikisht dhe biologjikisht, nuk ka asnjë provë shkencore për model biologjik të homoseksualitetit.” (R. Friedman, M.D. and J. Downey, M.D. Journal of Neuropsychiatry, vol. 5, No. 2, Spring l993)
Nga sociologu i famshëm Steven Goldberg, Ph. D, i cili pohon se, "Qartësisht të gjitha faktet janë kundër argumentit se ka një faktor përcaktues fiziologjik si shkak dhe unë nuk njoh asnjë kërkues shkencor që beson se faktorë të tillë përcaktues ekzistojnë. Faktorë të tillë mund të luajnë një rol ndihmës por jo një rol vendimtar.

Nuk njoh askënd të fushës së kërkimeve shkencore në gjenetikë dhe biologji që mbron tezën se homoseksualiteti mund të shpjegohet pa iu referuar shkaqeve shoqërore dhe të ambientit.” (S. Goldberg, (1994), “Kur dëshira zëvendëson mendimin: Pse kaq shumë ajo që ti beson është e rreme”. Buffalo, New York: Prometheus Books.)
Një artikull mbi genet dhe sjelljen e tyre në revistën Science (Shkenca) thotë: "... ndërveprimi i geneve dhe ambientit shoqëror është shumë më i komplikuar se sa thjesht ‘gjenet e dhunshme dhe gjenet inteligjente”, shihen përditë në shtyp. Në të vërtetë, rivlerësimet e reja të faktorëve ambientalë janë efektet kryesore të besimit të rritur te efektet gjenetike tek sjellja. Të njëjtat të dhëna që tregojnë efektin e geneve gjithashtu tregojnë për influencën marramendëse të faktorëve jo gjenetikë.” (C. Mann, "Genet dhe sjellja" Science 264:1687 (1994), pp. 1686-1689.)
Konkluzion i Jeffrey Satinover në “Geni gay”, i cili thotë: “Nuk ka asnjë provë që tregon se homoseksualiteti është gjenetik dhe nuk ka asnjë kërkim që ta dëshmojë këtë. Vetëm media dhe shtypi dhe disa kërkues pa reputacion e thonë këtë gjë.” (Jeffrey Satinover, M.D., “Gazeta e seksualitetit njerëzor” 1996, f,8.)

PAS GJITHË ASAJ QË UNË SOLLA PARA JUSH, MENDONI ENDE SE HOMOSEKSUALITETI ËSHTË NJË VLERË PËR T’U PROMOVUAR?


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free