Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

VDEKJA E PROFETIT a.s

Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin famëlartë: “…dhe dijeni se Muhamedi nuk është tjetër veçse një profet. Para tij kanë kaluar shumë profetë. E në qoftë se ai vdes ose vritet, a do ta lini fenë e tij? E ai që le fenë e Allahut (xh.sh), le ta dijë se nuk i bën dëm Zotit, por Allahu do t`i shpërblejë falenderuesit (Ali Imran: 144).

Periudha më e ndritur e historisë botërore është koha kur lindi, u rrit dhe jetoi njeriu më i ndritur, njeriu më i pastër, njeriu më besnik, profeti Muhamed (a.s). Ajo ditë kur lindi profeti Muhamed (a.s), do të ishte dita më e lumtur. Ky njeri do të bëhej shkak, për të shpëtuar të gjithë ata njerëz, që e duan shpëtimin. Ai lindi si një diell, për të mos perënduar kurrë. Muhamedi (a.s) e përhapi fenë e Allahut (xh.sh) bashkë me shokët e tij. Ato ishin vitet e arta, vitet e profetësisë së Muhamedit (a.s).

Por pas çdo lindje vjen ajo që është e pashmangshme, ajo që vjen për çdo krijesë, vjen vdekja. Dita në të cilën ndërroi jetë profeti ynë i dashur Muhamedi (a.s), duhet të ngushëllojë çdo besimtar musliman, sepse Allahu (xh.sh) paska ligjet e Tij, që pas ditës vjen nata. Është ligj i Zotit që lulja me freski dhe aromë do të vyshket një ditë e petalet e saj do të bien në tokë. Është ligj i Allahut (xh.sh) që çdo njeri që ka lindur, një ditë do të vdesë, i mirë apo i keq qoftë, madje edhe profetët e Zotit do ta shijojnë vdekjen. Allahu (xh.sh) e ka vënë ligj, që kjo dynja do të mbarojë me të mirat dhe të këqijat e saj e pas kësaj fillon jeta e ahiretit që nuk ka fund. Ishte ligj i Allahut (xh.sh) që edhe njeriu më i mirë, profeti Muhamed (a.s) të vdiste një ditë.

Muslimanët e kuptuan, se do të vinte kjo ditë, Që në haxhin e lamtumirës kur profetit (a.s) teksa mbante fjalimin e tij të fundit para më shumë se 100 mijë muslimanëve, i zbriti ajeti kuranor: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin si fe

Me të vërtetë u afruan ato ditë dhe u sëmur njeriu më i dashur tek Allahu (xh.sh), u sëmur profeti (a.s), madje edhe ai vetë e nuhati diçka të tillë. Ai përcolli shokun e tij të dashur Muadh Ibn Xhebelin (r.a) për në Jemen. E përcolli deri jashtë Medinës. Muadhi ishte i hipur mbi deve e profeti (a.s), profeti i Zotit, presidenti i shtetit islam, ecte në këmbë duke tërhiqur devenë nga freri, duke përcjellë shokun e tij më të vogël në moshë, por që ishte i madh në zemrën e profetit (a.s). Në momentet e ndarjes i thotë disa fjalë mjaft mallëngjyese: ”O Muadh, unë po të çoj në Jemen e ndoshta nuk më gjen kur të vish. Ndoshta kur të vish do të shohësh xhaminë time, do të shohësh varrin tim e nuk do të më gjesh muaTransmeton Ahmedi

 

Të nderuar besimtarë muslimanë!

Profeti i Zotit në momentet e fundit të jetës së tij, nuk i harroi vëllezërit e tij. Një natë ai doli tek varrezat e Medinës, duke i kërkuar falje dhe mëshirë Allahut (xh.sh) për dëshmorët e Islamit. Lutej për ata njerëz, që derdhën gjakun e tyre, për ata që dhanë gjithçka që kishin për këtë fe. Ai tha: “Ju përgëzoj o besimtarë për shpërblimin që keni tek Allahu (xh.sh)                            Ndoshta ky ishte sinjali, që ai së shpejti do të bashkohej me ta.

Profetit (a.s) i filluan dhimbje të mëdha koke dhe e kapi një temperaturë e madhe. Dijetarët thonë se ndoshta shkaku i kësaj, ishte helmi që kishte në trup, kur pati ngrënë mishin e një deleje, të cilën e kishte helmuar një çifute, por sidoqoftë ai ishte exheli dhe caktimi i Allahut (xh.sh) për profetin (a.s). Aq shumë e rëndoi temperatura dhe dhimbjet e kokës, saqë u tha bashkëshorteve të tij të mbushnin shtatë enë me ujë, t`i përzienin me uthull e t`ia hidhnin në trup, që të dilte e të shikonte për herë të fundit shokët e tij, vëllezërit e tij, ata njerëz që i rriti dhe i edukoi me dorën e tij, ata që i pa kur ishin gjallë, ata për të cilët u fal kur vdiqën.

Pasi lidhi kokën e tij, doli që t`u flasë shokëve të tij për herë të fundit. Dëgjoni fjalët e fundit të profetit të Zotit, Muhamedit (a.s). Ai i këshilloi shokët e tij të ishin vëllezër me njëri – tjetrin, i këshilloi që të mos prisnin qafat e njëri – tjetrit pas vdekjes së tij, por ta mbanin fort Kuranin dhe sunnetin (traditën e tij). Nëse do të ishin të tillë, nuk do të humbisnin kurrë e nëse do t`i linin porositë e tij, ata do të binin gjithnjë e më poshtë.

Pasi foli, të gjithë shokët filluan të qajnë, sepse nuhatën, që profeti (a.s) po iu linte lamtumirën e fundit. Pasi u dha këto porosi, profeti (a.s), ai njeri që nuk gaboi kurrë në jetën e tij, ai njeri që nuk i hyri asnjëherë në hak askujt, ai njeri që dha pasurinë e tij për të varfrit, ai njeri që rrinte dy – tre muaj pa ngrënë, vetëm e vetëm që të hanë të varfrit, u tha shokëve të tij: “O muslimanë! Unë nuk e di nëse do të jetoj shumë gjatë, por në qoftë se i kam hyrë në hak dikujt, e ftoj të vijë të marrë hakun e tij, para se të dal para Allahut (xh.sh). Nëse kam ofenduar apo kam abuzuar me dikë, le të vijë të marrë hakun e tij

Të gjithë kishin ulur kokën dhe ishin me lot në sy, por për habinë e të gjithëve dikush nga fundi i rreshtave tha: “Mua më ke hyrë në hak o profet i Zotit”. Të pranishmit u habitën, por profeti (a.s) i tha: “Hajde dhe merre hakun tëndUrdhëro merre hakun[1].

Çfarë haku mori ky musliman do të thoni ju?! Ai u turr që të puthte lëkurën e profetit (a.s) dhe të përqafonte trupin e tij. Profeti (a.s) e pyeti se përse e bëri diçka të tillë, kurse ai iu përgjigj: “Desha që lëkura ime të prekë për herë të fundit lëkurën e njeriut më të bekuar, lëkurën e profetit të Zotit”.

Atë ditë që ndërroi jetë profeti (a.s), ai nuk mundi të dilte më në namaz. Imam në namazin e sabahut të asaj dite ishte burri më i madh i asaj kohe dhe i të gjithë kohërave, Ebu Bekër Es Siddik (r.a), halifja i parë i muslimanëve pas profetit (a.s).

Atë ditë muslimanët prisnin se çfarë do të bëhej me profetin (a.s), nëse do të shërohej apo do të përkeqësohej. Profeti (a.s) hapi perden e dhomës së tij, dhomë nga e cila dilte për në namaz dhe i pa muslimanët duke falur namazin e sabahut. U gëzua jashtë mase dhe filloi të qeshte. Në këtë moment këta muslimanë që e kishin në zemër profetin (a.s), që e deshën më shumë se fëmijët e tyre, më shumë se vetet e tyre, gati sa nuk e prishën namazin e tyre, kur panë që profeti i Zotit  po qeshte dhe menduan se u bë më mirë. Por ai ua bëri me dorë që të vazhdonin namazin e tyre.

Ato ishin shikimet e fundit të profetit (a.s). Shikoi se muslimanët ishin të bashkuar, duke falur namaz dhe u gëzua se ndoshta tani e kishte kryer misionin e tij. I kishte lidhur këto zemra, i kishte forcuar këto tulla të Islamit me llaçin më të fortë, me besimin tek Allahu (xh.sh), që ndërtesa të mos prishej kurrë. Nëse doni që profeti (a.s) të qeshë me ju edhe pse është i vdekur, mbajeni njëri – tjetrin. Le t`ju shohë Allahu (xh.sh) në namaz, ashtu siç i la profeti (a.s) shokët e tij.

Në momentet kur po vuante, kur kishte dhimbje të tmerrshme koke, ai fuste dorën në ujë të ftohtë dhe pasi fërkonte ballin e tij thoshte: “La ilahe il Allah, vdekja paska vuajtjet e sajBuhariu Pastaj thoshte: “Zoti i mallkoftë çifutët dhe të krishterët, sepse varret e profetëve të tyre i bënë xhamiBuhariu Me këtë u jepte sinjal shokëve të tij, që të mos e bënin varrin e tij vend adhurimi, sepse ai (a.s) i kishte mësuar të lidheshin me më të fortin, me më të madhin, me Zotin e botëve, me Allahun (xh.sh).

Profeti (a.s) ka thënë: “Kur një muslimani i afrohet vdekja, le të mendojë mirë për Allahun (xh.sh), se Zoti është shumë Bujar e Falës. Nuk duhet të vdesë muslimani pesimist duke menduar, se Zoti do ta dënojë me zjarrin e xhehennemitMuslimi dhe Ebu Daudi

Po atë ditë ndodhi ajo që pritej, por edhe nuk pritej. Atë ditë ndërroi jetë profeti Muhamed (a.s). Kur ishte në momentet e fundit të jetës së tij, hyn në dhomë Abdurrahman Ibn Ebu Bekr (r.a), i cili mbante në dorë një mizvak. Profeti (a.s) nuk mund të fliste por nga shikimet e tij, gruaja e tij Aishja (r.a) e kuptoi, që ai e donte misvakun për të pastruar gojën e tij. Islami është fe e pastërtisë, prej lindjes deri në vdekje. Profeti i Zotit ndërroi jetë me zemër të pastër, me gjuhë të pastër dhe me dhëmbë të pastërta, që të dalë i pastër para Allahut (xh.sh) pa asnjë gabim. Bashkëshortja e tij ia dha misvakun e ai pastroi dhëmbët e tij.

Fjala e fundit ishte: “Namazin, namazin, namazin dhe ata që i keni nën pushtetin tuaj. O Zot më fal mua, më mëshiro, më afro tek Madhështia Jote[2]. Me këto fjalë u nda nga kjo jetë njeriu më besnik, profeti Muhamed (a.s).

Sapo profeti (a.s) ndërroi jetë, lajmi u përhap menjëherë në xhaminë e tij. Filluan muslimanët të qajnë e të madhërojnë Allahun (xh.sh). Nuk e kishin menduar se do të vinte një ditë, që nuk do të kishin prijës profetin Muhamed (a.s), nuk do të preknin dorën e tij të butë, nuk do të ndjenin aromën e parfumit të tij. Nuk e mendonin se do të vinte një ditë, kur nuk do t`i dëgjonin me veshë fjalët e tij. Nuk e mendonin se do të vinte një ditë, që Xhibrili (a.s) nuk do të zbriste më në tokë, sepse tashmë profeti Muhamed (a.s) kishte ndërruar jetë dhe shpallja e Kuranit kishte përfunduar.

E imagjinoni dot se çfarë ndjenin këta njerëz, të cilët sa ishte gjallë profeti (a.s) nuk ngopeshin së shikuari fytyrën e tij e nuk është habi, që Omer Ibnul Hattabi (r.a) kur dëgjoi lajmin e vdekjes, nuk e besoi. Nxorri shpatën e tij dhe tha: “Kush më thotë se ka vdekur profeti (a.s), do t`ia heq kokën me shpatë”. Të gjithë qanin. Othman Ibn Affani (r.a) nuk dinte se kujt i jepte selam e kujt nuk i jepte.

Në këto moment mjaft vendimtare, për një popull që po rilindte, Zoti (xh.sh) bën mrekullinë. Burri më i ndjeshëm, burri më i butë i muslimanëve, Ebu bekër Es Siddiku (r.a), ai që kur falej në namaz, nuk i kuptoheshin fjalët që thoshte nga të qarët e shumtë, ngrihet dhe thotë: “O muslimanë! Kush ka adhuruar Muhamedin, ta dijë se ai ka ndërruar jetë. Kush adhuron Allahun, ta dijë se Ai është i gjallë dhe nuk vdes kurrë”. Pastaj lexoi ajetin kuranor: “.. dhe dijeni se Muhamedi nuk është tjetër veçse një profet. Para tij kanë kaluar shumë profetë. E në qoftë se ai vdes ose vritet, a do ta lini fenë e tij? E ai që le fenë e Allahut (xh.sh) le ta dijë se nuk i bën dëm Zotit, por Allahu do t`i shpërblejë falenderuesit

Sahabët thonë: “Na u duk se ai ajet kishte zbritur për herë të parë”. Kur Omer Ibn Hattabi (r.a) dëgjoi këtë lajm, i ra të fikët dhe u përmend pas disa kohësh. Ishte ngjarje e dhimbshme. Kishte ndërruar jetë profeti (a.s).

Lusim Zotin t`i mëshirojë këta muslimanë. Lusim Zotin të na bëjë ndjekës të sinqertë të Muhamedit (a.s). Lusim Allahun (xh.sh) që kujtdo që i bie një fatkeqësi, të kujtojë se Allahu (xh.sh) ka marrë shpirtin e njeriut më të pastër, shpirtin e profetit Muhamed (a.s).

Kaloi shpirti i Muhamedit (a.s) për tek Allahu (xh.sh) e shokët e tij nuk dinin çfarë të bënin me kufomën e tij. Nuk dinin si ta lanin, si ta varrosnin, por Zoti nuk e humb profetin e Tij. Ebu Bekrit (r.a) iu kujtua, se njëherë profeti (a.s) kishte thënë: “Profetët kur vdesin, lahen pa iu hequr rrobat dhe varrosen aty ku kanë vdekur[3]. Ashtu bënë edhe shokët e profetit (a.s). Filluan ta lajnë profetin (a.s) pa ia hequr rrobat e tij dhe e varrosën atë (a.s) aty ku kishte ndërruar jetë. Edhe sot varri i tij është në atë vend ku ka ndërruar jetë.

Profeti (a.s) ndërroi jetë dhe shpirti i tij shkoi tek Allahu (xh.sh), por trupin e tij nuk e kalb toka, sepse trupat e profetëve nuk i tret toka. Ai vdiq, por trupi i tij është sot në Medinë. Kush ka dëshirë dhe mundësi, le të shkojë në atë vend, t`i japë një selam profetit (a.s) e t`i thotë: “Jam në rrugën tënde o profet i Zotit, në rrugën e pastër pa devijime, në dritën hyjnore në të cilën nuk ka errësira”.

Kanë kaluar më shumë se 1400 vite dhe zemrat e mendjet tona, sado të mundohen, nuk mund ta ndjejnë dhimbjen e ndarjes nga profeti (a.s), por do t`ju them një sihariq: “Profeti Muhamed (a.s) na konsideron neve ”.

Një ditë prej ditësh sa ishte gjallë, ai ndodhej në varreza bashkë me shokët e tij dhe u tha: “Ah sa do të doja të shikoja vëllezërit e miJu jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi do të jenë ata që do të vijnë pas meje. Ata nuk do ta shohin fytyrën time, as nuk do ta prekin dorën time, as nuk do t`i dëgjojnë me veshë fjalët e mia. Ata do ta gjejnë jetën time të shkruar nëpër letra e do të besojnë. Ata janë vëllezërit e mi. Për ata më ka marrë malli. Me ata dua të jem tani. Shpërblimi i njërit prej tyre është 70 – fishJo! Shpërblimi i tyre është sa 70- fishi i shpërblimit të njërit prej jush[4].

Të nderuar besimtarë! Ju jeni vëllezërit e profetit (a.s), sepse i besuat atij pa e parë atë, i besuat pa e dëgjuar atë. A nuk mjafton që profeti (a.s) t`ju quajë vëllezër

Profeti (a.s) e dinte se do të vështirësohet gjendja, prandaj ka thënë: “Do të vijnë ditë të vështira. Do të vijnë sprova aq të forta, saqë kur vjen sprova e parë, besimtarët do të mendojnë se po bëhet Kijameti, por do të vijë një sprovë tjetër. Do të harrohet e para e do të shikohet e dyta e kështu me rradhë derisa të vijë Kijameti

Lusim Allahun (xh.sh) t`i qetësojë e t`i mbushë zemrat tona me dashurinë për profetin (a.s). Lusim Allahun (xh.sh), i Cili nuk na dha mundësinë të shikojmë fytyrën e tij, të na bëjë ndjekës të tij, të jetojmë në rrugën e tij, të vdesim në fenë e tij, të ringjallemi me shokët e tij. Lusim Zotin që prej dorës së profetit (a.s), të pijmë ujin e Keutherit e kush pi nga ai ujë, nuk ndjen kurrë më etje.

A M I N