Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

C'ESHTE KRIZA "ISIS" ?

Profeti Muhamed (Paqja e Zotit qofte mbi te) kishte parashikuar ardhjen e ISIS-it

Ata do të kenë një flamur të zi. Do t'i kenë flokët që u përngjajnë grave. Do të thirren me emra të shteteve të tyre si "Ebu Filani" (psh. Ebu Bagdadi) e jo me emra të fiseve siç thirren në të gjithë botën njerëzit.

Do të trajtojnë të burgosurit ashtu siç nuk e lejon feja islame. Do t'u thonë të tjerëve se Kur'ani thotë se të gjithë njerëzit e feve të tjera e kanë gabim. Do t'i përndjekin komunitetet tjera jo islame, gjë që nuk e lejona feja islame.

Do ta komentojë vet Kur'anin dhe nuk do t'i lejojnë dijetarët ta bëjnë këtë.
Hadithi i Profetit thotë se kur të shihni një flamur të zi, duhet të uleni në tokë pasi që ai është shenjë e "fitnes" që njihet si "përçarje".
Per sa ma lart, nese eshte e vertet.Pasi ekziston dhe ana tjeter e medaljes:

Shteti Islamik, ose i njohur ndryshe si IS-is, ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë dhe sidomos të mediave, me mizoritë barbare në një kohë moderne. Grupi islamik ekstremist kërkon të krijojë një kalifat në Irak.

Ndonëse mendohet se grupi u shfaq nga hiçi, origjinat e tij nuk janë edhe aq misterioze nga sa mendohet prej publikut të gjerë. Ka shumë pasaktësi në faktet që raportohen për IS-is nga zyrtarët e qeverisë.

Këto janë pesë teoritë konspirative që rrethojnë Shtetin Islamik.

1. SHBA-ja financoi krijimin e IS-is

Në një intervistë me sheikun Nabil Na’eem, ai zbulon disa fakte interesante. Na’eem është një ish-lider i Al-Kaedës dhe themelues i Partisë Xhihadi Demokratik në Kajro, Egjipt. Ai pretendon se IS-is është financuar nga SHBA-ja me rreth 20-30 milionë dollarë, është stërvitur në Jordani dhe armatosur nga amerikanët.

Por pse do të vepronte SHBA-ja kështu? IS-is i kohëve moderne është krijuar në vitin 2010, por grupi nuk u bë pjesë e njohur për botën. Në 2013-n, Lufta Civile e Sirisë erdhi në vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Lideri i IS-is, enigmatiku Abu Bakr al-Baghdadi, e mori kontrollin e IS-is në maj të 2010-s dhe teoria është se ai provoi ta ngrinte Kalifatin e tij me financim prej 20-30 milionë dollarësh. Na’eem thotë se SHBA-ja kishte si qëllim të largonte diktatorin sirian, Bashar al-Assad, ndaj filloi të financonte grupe terroriste antiqeveritare me shpresën që konflikti të zgjidhej brenda për brenda.

2. Operacioni i fshehtë shumëkombësh

“Operation Hornet’s Nest” është një term për krijimin e një destabiliteti në Lindjen e Mesme në duart e ekstremistëve ndërkombëtarë, me ndihmën e CIA-s, MI6 dhe Mossad. Edward Snowden, informatori i famshëm i NSA-së, pretendon se ka dokumente që e provojnë këtë.

Rrjedhje të reja të siguruara nga Snowden zbuluan se Abu Bakr al-Baghdad-it, iu ofrua stërvitje e plotë ushtarake për një vit të tërë nga Mossad. Ai është kreu i IS-is.

Duke tërhequr terroristë ndërkombëtarë në Lindjen e Mesme, shteti hebre do të kishte të drejtën të mbrohej dhe të sulmonte islamikët një herë e mirë, gjë që i intereson edhe Perëndimit.

Teori të tjera pretendojnë se Arabia Saudite mund të ketë dorë në krijimin e IS-is, pasi janë një regjim i mbështetur nga Perëndimi.

3. Videot e IS-is janë të rreme

Ka shumë kritika pas videove të IS-is, ku ata shfaqen duke prerë koka. Shumë dyshime janë ngritur me videon e David Cawthorne Haines. Sipas Infowars, në një artikull të Washington Post, një ish-oficer i inteligjencës së ushtrisë amerikane, Jeff Stein, përshkruan me detaje se si CIA filmoi një video të rreme të Bin Ladenit gjatë luftës së Irakut në 2003-shin.

Agjencia krijoi një video ku shfaqej Osama me ushtarët, të cilët ishin aktorë të CIA-s. E njëjta gjë mund të ketë ndodhur edhe me IS-in.

4. David Haines & Alan Henning, jo punonjës humanitarë

David Cawthorne Haines mund të mos jetë një punonjës humanitar, sugjerojnë disa. Sipas profilit të tij në median sociale, ai punonte në një kompani të quajtur Astraea. Astraea punon me dronët. Për më tepër, Alan Henning, i cili është gjithashtu në listën e prerjeve të kokave të IS-is, mund të mos ketë qenë fare në Siri, për shkak të detyrës në raportim. Disa persona pretendojnë se Haines dhe Henning mund të jenë persona të rremë.

5. Si mund të rekrutojë IS-i në Perëndim, pa e marrë vesh NSA-ja?

Një pyetje madhore që ka shumë konspiracionistë, është se si munden qytetarët amerikanë të kalojnë pa u marrë vesh nga Agjencia Amerikane e Sigurisë? Disa pretendojnë se NSA-ja i gjen këta xhihadistë, por nuk është puna e saj që të ndalojnë terrorizmin. Një tjetër teori është se NSA-ja nuk i ndalon xhihadistët, për shkak se i duhet që lufta të vazhdojë për shkaqe ekonomike.





Per me shume ndiqni kete ligjerate te qarte per kete fitne(percarje) te madhe!