Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nje krah per mbeshtetje

 "Nuk ka gjë më të mirë pas fesë se sa një shok të sinqertë" ...Miqësia është si një faltore ku ne strehohemi ku gjejmë lehtësim dhe ngushëllim, është poashtu një dhuratë speciale e bekuar nga Zoti. Atëherë kur përditshmëria jonë më s’ka shije, atëherë kur lodhemi nga jeta dhe nga të qenurit krijesë që pati fat të shkelë tokën, mu atëherë ne gjejmë një ‘’KRAH’’ për mbështetje, e ajo është shoqëria.. Mik i vërtet është ai që të pranon ashtu si je, që kënaqet kur ti ke ecën përpara, që dëshiron për ty atë që ia don vetes, dhe s`të lëshon prej dore kur ti dështon.. Ndonjëher edhe fjalët nuk duan të ndërhyjnë për të prishë qetësinë që mbisundon mes miqëve, kjo pasi qetësia miqësore flet vetvetiu. Shoqëri apo miqësi do të thotë edhe përgjejgjësi, përderisa dikush nga mesi i shumë shokëve të ka zgjedhur ty si mik më të afërt, kjo do të thotë që ai rezervon një krah për mbështetje.. Allahu xh.sh. iu drejtua Pejgamberit s.a.v.s me këto fjalë: ‘’Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre në mëngjez e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë e Tij, e mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote, dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemren e tij prej përkujtimit ndaj nesh, dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.(el- Kehf / 28 ) Një hadith kudsij thotë: Dashuria ime është për ata njerëz që duhen për hatrin tim, dashuria ime është për ata njerëz që ulen me njëri tjetrin për hatrin tim, dashuri ime është për ata njerëz që vizitojnë njëri-tjetrin për hatrin tim, dashuria ime është për ata njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për hatrin Tim.. Mund ti bësh disa pyetje vetes: a je një mik i mirë,dhe a ke miq të sinqert përreth ?? A je aty ku shoku yt më së shumti ka nevojë ?Pejgamberi s.a.v.s në një hadith thotë ; ‘’ Ditën e kijametit do të vendosen rreth arshit podiume prej drite, mbi të cilat do të qëndrojnë njerëz që kanë veshur rroba prej drite dhe fytyrat u ndriçojnë. Nuk janë as Pejgamber e as dëshmorë por vet Pejgamberët dhe dëshmorët i kanë zili, e pyetën kush janë këta o i Dërguari i Allahut ? Këta janë ata njerëz që kanë dashur njëri tjetrin për hirë të Allahut, jo për shkak të gjakut dhe miqësisë, e as për shkak të pasurisë dhe posteve.. Vallë a dëshiron së paku njëherë të ulesh rreth arshit në podium prej drite dhe të të ndriçoj fytyra yte para Krijuesit tënd ?? Sigurisht se don. Atëherë mos u vono, zgjidhe një krah për mbështetje.. Një Mik të mirë. Dhe mos harro se shoku yt është pasqyra yte, dhe e kundërta…‘’ Më trego me kënd shoqërohesh, të tregoj si je ..’’


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free