Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nxirr mësime nga ata që e kanë pësuar

Sa është numri i të burgosurve të cilët kanë kaluar në burgje kushedi sa vite, pa e parë dritën e diellit dhe pa njohur dhomë tjetër përveç birucës? Sa prindër kanë humbur dritën e syve të tyre, fëmijët, në moshën e tyre më të bukur?! Sa hallexhinj ka mbi tokë?! Sa janë zhytur në borxhe?! Sa gjenden në burgje?! Se femra janë përdhunuar?! Sa gjak është derdhur?! Sa mendje kanë lajthitur?! Sa pasuri janë plaçkitur?! Ti duhet të nxjerrësh mësim nga të gjithë këto kategori dhe të sigurohesh se kjo botë është burgu i besimtarit, se ajo është vatra e halleve dhe problemeve. Kështjellat dhe pallatet, gdhihen me gumëzhimat e banorëve dhe familjarëve të tyre, sakaq ngrysen në gërmadha. Shohim familje të mbledhura, trupa të shëndetshëm, fëmijë të shumtë dhe pasuri të konsiderueshme, por që për pak ditë pllakos fukarallëku, vdekja dhe sëmundjet. “Ju banuat në vendbanimet e atyre që e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit të qartë se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumë shembuj.” (Ibrahim, 45) Prandaj, mbaje veten dhe tregohu i fortë, ashtu siç vepron deveja e sprovuara me erërat e shkretëtirës. Krahasoji hallet e tua me ata të njerëzve që ke përreth dhe me ata që i ka harruar koha tashmë! Do të shohësh se në krahasim me ta, ti je në begati dhe mirësi. Do të shohësh se hallet e tua, janë thjesht disa shpime gjilpëre të lehta, prandaj falënderoje Zotin për mëshirën dhe dhembshurinë e Tij, ji mirënjohës për të mirat që ke dhe ngushëllohu me ata që të rrethojnë. Le të jetë i dërguari i Zotit, profeti Muhamed a.s, modeli më i mirë për ty. Atij iu hodhën sipër mbi kokë zorrët e devesë, iu gjakosën këmbët, u plagos në fytyrë, u rrethua në një sokak në Mekë, u dëbua nga vendlindja e tij, iu thyen dhëmbët e parë, u akuzua në nderin e të shoqes, iu vranë shtatëdhjetë shokë, humbi djalin, i vdiqën vajzat, lidhte një gur në bark për të përballuar urinë, shpifej për të padrejtësisht etj... megjithatë e mbrojti Zoti i lartësuar. Sprova të tilla janë të pashmangshme, pasi janë mjet i diferencimit të njerëzve të mirë. Vetë profeti Zekerija mbeti i vrarë, u ther me sharrë Jahja a.s, u arratis Musai a.s dhe u hodh në zjarr profeti Ibrahim a.s. Në të njëjtën rrugë vazhduan dhe pasuesit e tyre, kështu u vra Umeri, i bënë atentat Aliut r.a, u fshikulluan shpinat e dijetarëve, u burgosën të zgjedhurit dhe u torturuan të ndershmit. “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!” (Bekare, 214) Thuaji atij që me qesëndi na flet A mund të fitohet pa rrezikun që kudo na pret A nuk e sheh detin mbi të cilin ngordhësirat notojnë Sakaq poshtë tij inxhitë i kërkojmë?!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free