Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dialogu mes margaritarit dhe trendafilit

Dialogu mes trëndafilit dhe margaritarit Një ditë u takua një trëndafil i bukur me bukuri të mahnitëshme, aromë të këndshme, ngjyra tërhqëse me një margaritar nga e cila nuk dukej asnjë prej këtyre cilësive e cila jetonte në fund të detit .... u njoftuan me njëra tjetren dhe filloi dialogu. Tha trëndafili: Familja jonë është e madhe prej neve ka trëndafila dhe lule që lulëzojnë të cilat nuk mund ti numeroj, dallohen me pamje të mahnitshme dhe secila prej tyre ka aromë të dalluar, kur papritmas trëndafili u pikëllua!? E pyeti margaritari : Nga kjo që po thua nuk paska dicka që të pikëllon, pse u pikëllove!? Trëndafili: Mirëpo njerëzit na trajtojnë në mënyrë jo të drejtë, ata na mbjellin neve jo nga dashuria mirëpo që të kënaqen me pamjen tonë të bukur dhe aromen e këndshme, pastaj na hudhin në rrugë apo në shporta të mbeturinave pasi që të marrin nga ne gjëjën më të shtrejte dhe aromen .... U ndal trëndafili pastaj i tha margaritarit: Më trego për jetën tënde si jeton?? Dhe cilat janë ndjenjat e tua derisa ti jeton në fund të detit .... U përgjigj margaritari: Pa marr parasysh se unë nuk kam ngjyra të bukura sikurse ti dhe pamje të mahnitshme jam shumë e shtrenjte në pamjen e njerëzve, ata e bëjnë të pamundurën për të arritur tek unë! Marrin rrugëtim dhe zhyten në detra për të më kërkuar, ndoshta habitesh kur të them se sa ma shumë që largohem nga sytë e njerëzve aq më shumë më shtohet bukuria e rritet vlera ime .... Jetojë në erësirën e detit përvec se unë jam e lumtur, shumë e lumtur sepse . . . jam larg duarve të mendjelehtëve e të pavlerëve dhe cmimi im është i shtrejtë në mesin e njerëzve... a e dini se kush është trëndafili e kush margaritari ?? mendohuni...mendohuni... do ta gjeni se ato dyja janë : trendafili është ........................(femra e zbuluar) margaritari është ....................( femra e mbuluar)