Nuk ka Zot tjeter qe meriton te adhurohet me te drejte pervec Allahut, dhe se Muhamedi alejhi selam, eshte i derguari i tij i fundit.
Kjo ėshtė e vėrteta
Shpėrndaje me miqtė e tu

Tregimi i njė studenteje

Falëndërimi dhe takon vetëm All-llahut, kurse salavatët dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë [salallahu alejhi ve sel-lem], që pas tij nuk ka më të dërguar, mbi familjën e tij, mbi shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Ishte ëndërra ime që këmba të shkelë në hapsirën e univerzitetit. Më dëshirë të madhe shpresoja të vijë momenti ku unë të bëhëm studente. Do isha e lumtur më këtë fat të madh, me të cilin një studente do të fitonte nje autoritet.

 

Kurse sa i përket jetës sime fetare, isha shumë e mangët; nuk i kushtoja kujdes namazit e as adhurimeve të tjera. Megjithatë, isha e kënaqur më këtë jetë fetare. Besimtarët e mirëfilltë i shikoja me syrin nënçmues. Tek unë ishin njerëz të prapambetur. Tek ata është e papranueshme çdo gjë që është bashkohore, e re. Ndërkohë, gjithnjë bija dakord me mendimet që kishin qëndrime toleruese, të cilat i dëgjoja nga disa dijetarë që vazhdimisht dalin në kanale satelitore. Madje, këto ishin justifikim i gabimeve dhe keqtrajtimëve të mija.

 

Isha mërzitur më me urdhërat, ndalesat, të cilat nuk na u ndanin në shkollë. Dëshiroja të kem një liri më të plotë. Në univerzitet do të veshi ç’të dua, do veproj ç’dua. Boll më u ngushtova më këshillat dhe gjykimet e mësueseve; mos vish këtë rrobë, assesi mos vish rrobe të shkurta, hiqe nga fytyra këtë kozmetik.

 

Për njeriun është të orvatët deri që të arrijë piksynimet e tija. Po, do t’i arrijë piksynimet e mija... Gjithnjë mendoja, me padurim pritja ditën kur do t’i jap fund këtyre prangave. Dua të bëhëm femër me qëndrime, dëshira, mendime të mija përsonale.

 

Përfundova shkollën e mesme me rrezultat që mjaftonte për ta regjistruar fakultetin. Së fundi, m’u realizua endërra që shpresoja tash sa kohë. Së fundi, tashmë unë do të kem mendimet e mija përsonale dhe nuk do të preokupohem me qëndrimet e të tjerëve!

 

Filloi viti shkollor dhe unë po kërkoj shoqe, të cilat do t’më shkëmbejnë të njejtat ndjenja dhe përjetojnë të njejta preokupime. Mënjëfjalë, të ashtuquajtura femra të kohës dhe civilizimit, që kërkojnë të njetën liri sikurse unë.

 

U njoftova me disa shoqe dhe lidha me to shoqëri të ngushtë. Bisedat tona gjithnjë përfshinin çështje të kota, që nuk kishin vlerë; rreth modës, kozmetikës, kanaleve satelitore, filmave, telenovelave, këngëve me videoklipat më të fundit... thashëtheme, përgojime, shpifje, shaka dhe përqeshje dhe shumë punë të këtij lloji.

 

Në shtepi, babai ishte i zënë me tregti, vëllezërit të gjithë kishin punët e tyre. Nuk dëgjoja asnjëherë nga ata ndonjë fjalë të më këshillonin apo ndonjë vërjtje. Jetoja në një botë tjetër tërësish ku vet e ndërtova për vete, e që nuk kisha dëshirë të ndahem nga ajo. Unë asnjëherë nuk beja ndonjë vepër të ligë sa isha e shoqëruar me shoqet e kolegët e mia (ashtu mu dukte mua).

 

Një ditë, duke pritur autobusin tek dyert e univerzitetit, ja po me drejtohet një vajzë. Nga forma u dukte se kishte te njëjtat bindje dhe zakone ashtu siç i kishte nëna dhe gjyshja ime, e mbuluar tërësisht saqë nuk u shifte nga ajo asgjë. Më përshëndeti dhe zgjati dorën e mbuluar me dorëza drejtë meje. Dhe unë ia zgjata dorën dhe e tërhoqa më shpejtësi.

 

I thashë:

-Sikur kërkon diç nga unë?

-Tha: Në realitet oj motër, ajo që më tërhoqi shikimin tek ty ishte mantili yt. Desha të pyes për modelin e tij.

 

U çlirova dhe i thashë:

 

-Është model francez. Është modeli më i ri që ka zbritur në treg deri më tash!

Tha:

 

-A të shkon mendja se stilisti i këtij mantili nga Franca e bëri mbi parimet valide që vlejnë për muslimanët?

 

I thashë:

-Për cilat parime e ke fjalën?

Më tha:

-A nuk e din se hixhabi-mbulesa fetare ka disa kushte: ta përfshijë tërë trupin, të mos jetë stoli tërheqës shikimi, të jetë i trashë e të mos jetë i tejdukshëm, të jetë i gjërë e jo i ngushtë për trup, të mos jetë i ngjajshëm me rrobat e meshkujve, e as me rrobat e pabesimtareve, të mos jetë i modernizuar. Ndërsa, mantili yt siç e sheh edhe vet, nuk paron me shumicën e tyre parimeve fetare. Është përplot me laxhuher e dekorime, është i ngushtë e gjithashtu i tejdukshem. Madje, i gjason rrobave të pabesimtarëve. Ty të shihen duart dhe krahet.

I thashë:

-Mjaft... mjaft! Mjafton me kaq. Ju gjithmon bazoheni në mendimet ekstreme. Ka plot dijetarë, të cilët e kan lejuar të vishen mantile të tilla.

 

Tha:

-Problemi, oj motër, nuk qëndron se ç’thotë filani apo filani. Realiteti nuk njihet me përsona. Nga çdokush mirret dhe refuzohet përveç nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] që nuk guxohet të refuzohet diç nga ai.

 

Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Dy lloje njerëzve janë nga banorët e zjarrit që ende nuk i kam parë: njerëz që kanë kamxhikë që dukën si bishtat e lopëve e me to i rrehin njerëzit, dhe gra të mbuluara por të zbuluara, tërheqëse dhe provokative, nuk do të hyjnë në xhennet e as do ta shijojnë aromën e tij edhe pse aroma e tij ndihet nga një distancë e largët” [trasmeton Muslimi]

 

Dijetarët kanë thënë se ajo që vesh mantile të llojit që e ke të veshur llogaritet prej grupit të dytë, që përmendet në këtë hadith.

 

Gjithashtu Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Cilado femër që parfumoset dhe pastaj del për në Xhami nuk i pranohet namazi derisa të pastrohet.” [Trasmeton ibën Maxheh]

 

Ky parfumi yt i këndshëm me tërhoqi mua drejt teje e si qëndron puna me djelmoshat dhe burrat?! Oj motër, hixhabi-mbulesa është mbrojte e nderit, pastërti, mbranë nga sytë e vjedhësve të nderit, që lakmojnë atë që nuk u është lejuar. Oj motër... (dhe këtu ia ndrëpreva fjalët):

 

-Mjaft... mjaft! Përfundoi çdo gjë. Do të kërkoj sqarim për këtë çështje në të ardhmen. Pastaj u largova nga ajo.

 

Nuk u ndikova shumë nga ky takim.

Një ditë tjetër, isha e ulur në një kafiteri me kolegët e mia. Siç e kishim zakon, të zgjërohemi në bisedat tona e të qeshnim me zë të lartë. Dhe më tepër se kjo, kishim dhe një kasetofon, që e morëm për të dëgjuar këngë shurdhuese që tek ne ishin këngët me të dashura. Kësaj here me gjasë se zëri i kasetofonit ishte shumë i lartë.

 

Në këto çaste, po vjen drejt nesh një vajzë, na përshendeti me selam dhe kërkoi nga ne që t’ia ulim zërin kasetofonit që të kishte mundesi të fliste me ne, dhe ashtu vepruam.

 

Ishte një vajzë shumë e bukur, rrobat e saja tregonin një hijeshi dhe krenari edhe pse ajo ishte e mbuluar tërësisht. Por, rrobat që kishte përmbanin një kombinim të mirë ngjyrash dhe i rrinin në trup ashtu siç i takon një muslimaneje.

 

Pritja çastin të flasë kjo vajzë, e cila më mahniti shumë me bukurin dhe veshjen e saj.

 

Dhe ia filloi... U bë e dyta që po na qorton që po dëgjojmë këngë. Na këshilloi që më mirë të dëgjojmë Kur’an dhe kaseta të dobishme islame.

 

U habita nga kjo vajzë fantastike dhe gjithashtu bashkohorë të na flasë për kësi çështjeve. Por, kësaj here vendosa që të kam në konsideratë me tepër dhe të kërkoj njohuri më tepër për mësime fetare “të moçme”.

 

I thashë asaj:

-Ndonjëherë, edhe ne dëgjojmë Kur’an, por kjo s’do të thotë që ne mos të kënaqemi edhe me ndonjë pikë muzikore.

 

Tha:

-Këtu ka shumë pengesa, Kur’ani dhe muzika nuk ka mundesi të bashkohen në një zemër. Madje, poqese ndonjëra triumfon në zemër nuk ka vend për tjetrën!

 

I thashë:

-Ky është mendimi yt përsonal, dhe nuk është e udhës që mendimet e tua t’ua imponosh të tjerëve. Ne, e dojmë Kur’anin dhe gjithashtu e dojmë muzikën.

 

Tha:

-Që t’ua vërtetoj atë që thashë dua të me tregojë cilado nga ju: Kur është hera e fundit që ke kërkuar ndonjë valë të radios që lëshon lexime nga Kur’ani Fisnik për të dëgjuar Kur’an?

 

Mbetme të hutuara, asnjëra nga ne nuk e çeli gojën. Mbeti vetëm të ngritnim zërin e kokfortësis dhe mashtrimit mes nesh. Njëra nga ne i tha:

-Nuk ka mbetur për ty që të na llogaritësh veprat tona. Ne nuk jemi në fakultet fetar, e të na drejtohesh me kësi këshillave.

 

Tha:

-Se mos vallë mësimet e Islamit janë vetëm për studentët e fakulteteve të sheriatit islam? Dhe të tjerët le të veprojnë çtë dojnë?

 

I thashë:

-Jo...jo. Ajo nuk pat këtë për qëllim. Por, deshi të thotë se muzika nuk është haram. Pra, nuk ka ndonjë argument që ndalon muzikën.

 

Tha:

-Gjithsesi ka, madje argumente të shumta. Prej tyre fjala e All-llahut [subhanehu ve tea’a]: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës se All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm.” [Llukman, 6]

 

Ibën Mes’udi ka thënë se fjala e All-llahut: “tregime boshe” (Lehvel-hadithi) ka për qëllim muzikën.

 

Gjithashtu Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Do të vijë një kohë për ummetin tim, ku do bëjnë hallall amoralitetin, mendafshin, verën dhe muzikën.” [trasmeton El-Buhari] Fjale El-meazif në hadith është kënga dhe muzika.

 

Kur e panë kolegët e mia se nuk ia dilnin dot, foli njëra prej tyre:

-Lërëni bisedën me këto fetaret! Pastaj iu drejtua asaj dhe i tha:

-Na ke ndërperë beseden, e shoh se këshillat dua kan përfunduar. Na ler tashi dhe vazho punët tua!

 

Tha:

-Me falni që ua ndërpreva bisedën! Por edhe diçka, mos harroni se kjo që bëni ju është në kundërshtim edhe me rregullat e fakultetit tuaj! Pastaj kërkoi ndjesë dhe u largua.

 

Nuk desha të ballafaqohesha me këtë vajzë në këtë formë të dialogut të fuqishëm që me argumentët e saja e qiti në shesh dobësinë tonë. Pata dëshirë që gjatë dialogut ta bindi me qëndrimin tim se muzika nuk është haram. Por, si kam mundesi këtë kur ajo argumentohet me ajete kur’anore dhe hadithe që flasin për ndalimin e muzikës?!

 

Pasi që vajza shkoi, zgjati dorën njëra nga shoqët e mia për t’ia ngritur përseri zërin e muzikës ashtu siç ishte dhe përseri zbërthyen të qeshurat.

 

Pas disa ditëve, me takoi kjo vajzë në fakultet. Erdhi tek unë dhe më përshendeti. Deshi të kërkojë ndjesë por ia prita unë e para dhe i kërkova falje për atë që ndodhi me shoqët e mia. Mes bisedës kuptova se ajo mëson në të njejtin drejtim që jam edhe unë, u habita nga kjo dhe i thashë:

 

-Unë të kam llogaritur se ti mëson në ndonjë nga univerzitetët fetare.

 

Më tha:

-Përse?

 

I thashë:

-Nga interesi yt i madh për mesimet fetare. A nuk te pëngon kjo nga mesimet në fakultet?

 

Tha:

-Assesi! Unë e programoj kohën. Jeta ime fetare ma shtoi shumë kujdesin ndaj kohës dhe rëndësinë e saj. Ngaqë ra fjala, unë di të flas mirë gjuhën angleze dhe informatikë. Këto dy janë çështjet më të rëndësishme në degët tona. E ndonjëherë ua spjegoj disa mësime studenteve. Edhe ti, po të kesh nevojë diçka unë jam e gatshme të të ndihmoj.

 

Nga këtu, e shikoja atë me habi dhe para syve të mi shikoja një vajzë me vlerë të madhe. Kurse vetja mu bë shumë e vogël. Ajo spjegon mesime në gjuhën angleze dhe informatik kurse ne humbim kohën duke qeshur e duke dëgjuar muzikë. A mos vallë ky është civilizimi, të cilin e ëndërrova?!

 

Për një çast ndjeva se kjo vajzë po shpreh interesim për mua përsonalisht, sikur dëshiron të lidh shoqëri me mua. Por, si të lidh shoqëri me te e ajo gjithmonë flet për hallallin dhe haramin e kjo ma kujton kohën kur unë isha nxënëse e shkollës fillore apo e gjimnazit. Po ç’me duhet kjo punë mua. Këta ekstremistë, nuk e dinë se koha ka ndryshuar dhe njeriu patjetër duhet t’i përshtatët kohës në të cilën jeton... 

 

Mjaftë më këto përralla të vjetra: civilizim... qytetrim... përparim... Ky civilizimi që bëjmë ne nuk është tjetër vetëm duke veshur pantalone te ngushta, bluze të hapura, këpucë meshkujsh dhe duke lyrë fytyrën sikur fytyrat e akrobateve. Kurse ajo spjegon në gjuhën angleze dhe informatikë. Vërtetë, ajo është më qytetare se unë e gjithashtu edhe besimtare e mirë që në hollësi i njeh mesimet e fesë. I ka bashkuar dy të mirat.

 

Ç’është kjo që them?! A mos u ndikova nga kjo vajzë deri në këtë gradë?! Ku shkuan mendimet e mia të mëparshme, qëndrimet e mia përsonale dhe civilizimi, i cili pandalur e kërkoja?

 

Jo...jo. Duhet që të largohem nga kjo vajzë të mos ma turbullojë jetën.

 

Shpresoja që kurrë më mos ta shihja e as ajo mua. E çdo herë që e vëreja nga largë merrja rrugë tjetër që mos të më shohë. Kurse raportet me kolegët e mia vazhduan ashtu si më parë. Ndërsa imazhi i asaj vajze, serioziteti, kultura dhe qytetrimi i saj gjithnjë rrinin në kujtesën time.

 

Erdhi koha të realizohet e vërteta. U sëmura rëndë dhe mu desht të shtrohem në spital ku aty duhet të rri një kohë të gjatë. Më mori malli shumë t’i shoh kolegët e mia e të marr ndonjë lajm nga univerziteti dhe për mësimet, të cilat më kanë humbur.

 

Pas një jave, më erdhi njëra nga ato dhe me lajmëroi se shoqët tjera kërkojnë ndjesë se nuk kishin mundësi të vinin edhe ato për vizitë. Nga ajo kërkova që t’mi fotokopjojë ligjëratat, që nuk prezantova. Me premtoi se do ta bënte këtë.

 

I pritja pa durim këto ligjërata, por asnjëra nga ato nuk më erdhën. Kujtoja, ç’vlerë ka shoqëria kur nuk ka fryta në kohët më të vështira?! A nuk njifet shoku i mirë në ditën e vështirë?!

 

Vazhdoja të pres gjithë javën tjetër, por më kot.

 

Pas dy ditësh, më lajmëruan se jashtë ishte një vajzë, dëshiron të më takojë. Patjetër thashë të jetë njëra nga kolegët e mia, e cila do të ketë ardhur të m’i sjellë ligjëratat siç i kisha kërkuar. Kërkova nga motra medicinale që ta lejonte të hyjë brenda.

 

Në derë hyri vajza, me të cilën polimizuam tek hyrja e univerzitetit rreth çështjes së hixhabit-mbulesës. U bëfasova me vizitën e saj! Si e mori vesh se unë jam sëmurë dhe jam shtruar në spital?! Kur e hoqi perçën-nikabin (petkun që mbuloi fytyrën) dhe u ul pranë meje e kuptova se ajo është mu ajo vajza që na këshilloi tek kafiteria. Ajo vajzë që mëson më mua në të njejtën degë. Ajo që u mahnita me bukurinë e saj, qytetrimin e saj, precizitetin që kishte në rrobat e saja dhe me përsonalitetin e saj të lartë.

 

Gati se nuk besoja se kjo vajzë e civilizuar me këto rroba që mbulon tërë trupin qëndron përball meje. I thashë:

 

-Ti je ajo?

 

Tha:

-Po. I pyeta shoqët tua për ty dhe me lajmëruan për sëmundjen tënde. Kërkova nga ato që të më japin emrin e spitalit dhe numrin e dhomës që të vijë e të vizitoj. E pa dyshim se për atë që viziton të sëmuarin ka shpërblim të madh.

 

I thashë:

-Në relalitet, nuk di se si të falënderoj për këto ndjenja të ngrohta. Përveç kësaj, dua të kërkoj falje për çdo gjë që ka ndodhur nga unë.

 

Më tha:

-Mos u ngushto nga kjo. Më e rëndësishmja është që ti të shërohesh sepse koha e provimeve ka erdhur tek dera. Pastaj, nga çanta e saj nxori disa fletë dhe tha:

 

-Këtu i ke të gjitha ligjëratat që të kanë kaluar. E në fund të çdo mësimi do të gjeshë përblejdhjen e mësimit në pika të shkurta. E unë gjithashtu – inshallah- do të vizitoj pas një jave që t’i sjellë ligjëratat e reja.

 

Këtu nuk munda t’a mbajë vetën nga lotët. Kujtova ashpërsinë dhe kundervimin tim ndaj saj tek hyrja e kafiterisë. Pas gjithë kësaj ajo sillet me mua me butësi, dashuri dhe afrim!

 

Gjithashtu, kujtova kolegët e mia, të cilat u bënë koprace të vijnë e të më shohin në spital apo së paku të më telefonojnë.

 

Këtu m’u ndryshuan të gjitha mendimet dhe imagjinatat që kisha për civilizim, përpraim dhe bashkohoritet.

 

Tash e kuptova se civilizimi nuk realizohet duke u larguar nga veprat virtyte dhe duke u shmangur gjestëve dhe parimëve të dobishme.

 

Tash e kuptova se bashkohoroteti nuk realizohet duke injoruar fene dhe moralin dhe duke këmbëngulur në mendimet dhe kulturat e pavlera.

 

Tash e kuptova se përparim është atëherë kur merr pjesë në dhimbjet e të tjerëve, iu ndihmon atyre dhe ua lehtëson atyre dhimbjet.

 

Tash e kuptova se Islami i ka dhuruar femrës civilizimin dhe i ka dhënë asaj të drejta, me të cilat mund të çojë një jetë të shkëlqyer nën hijën e mësimëve të shëndoshta.

 

I thashë:

-Prej tani po shpall deshtimin në sfidën me ty. E kam vendosur që nga ky çast t’i jap jetës sime kahje tjetër, duke u përputhur me Ligjin e All-llahut [subhanehu ve te’ala], që të jem vajzë e mirë sikur ti...

 

Iu ndriçua fytyra nga një buzëqeshje e ngrohtë dhe tha:

-Oj motër, mardhëniet tona nuk kishin kuptim të dyluftimit. E rëndësishmja është që ne të arrijmë të gjithë tek mirësia e sigurtë, të triumfojmë me të vërtetën dhe të arrijmë lumturin e gjithherëshme.

 

Thash:

-Po, vëretët kjo është e rëndësishme...