Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vdiq ai që e pengonte progresin tënd

Të gjithë punonjësit, njëri pas tjetrit, hynin në vendin e tyre të punës. Por si asnjëherë tjetër, tek porta kryesore lexonin një tabelë të madhe:”Dje ka vdekur personi që pengonte progresin dhe performancën tuaj në punë! Hyni dhe bëni ngushëllimet e rastit në sallën e madhe!”
Në fillim, të gjithë i kaplonte një ndjenjë hidhërimi për humbjen e njërit prej kole
gëve të tyre. Por pas pak, i kapte kureshtja se kush mund të ishte personi që kishte ndërruar jetë dhe që kishte qenë pengesë për progresin dhe performancën e lartë në kompani!!!
Të gjithë hynë në sallën e madhe, ku qëndronte një arkivol. Fillimisht, në radhë qëndronin punonjësit e sigurisë dhe pas tyre vinin të tjerët. Sa herë që dikush prej tyre ulej të përshëndesë të vdekurin në arkivol, shenja habie viheshin re në fytyrën e secilit. Askush nuk fliste, sikur të kishte ndodhur diçka që nuk tregohej.
A e di kush ishte shtrirë në arkivol? Je kurioz besoj, apo jo?
Në arkivol nuk ishte shtrirë askush, por ishte vënë një pasqyrë e cila reflektonte imazhin e secilit që përkulej të përshëndesë “të vdekurin”.
Përbri pasqyrës, me shkronja të mëdha ishte shkruar:”Në këtë botë, vetëm një person i vetëm mund tu vërë kufij dhe barriera ambicieve dhe progresit tënd në jetë. Ai person je ti!”
Jeta jote nuk ndryshon me ndryshimin e drejtorit, të miqve, bashkëshortes, vendit të punës apo gjendjes financiare. Jeta jote ndryshon kur të ndryshosh ti, kur vendos ti kapërcesh kufijtë që ia ke vënë vetes! Njihi mirë aftësitë dhe energjitë e tua! Pastaj, mos ua kij frikën vështirësive, dështimeve dhe gjërave që të duken të pamundura!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free