Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pyetje,pergjigje-interesante.

Tregohet se disa dijetarë të njohur nga Iraku ia kanë pasur zili Shafiijut r.a.. Kështu që dëshironin ta lajkatojnë, sepse ai ia tejkalonte atyre me dituri dhe urtësi. Një pjesë e madhe e studentëve kishin dro prej tij dhe prej diturisë së tij, të cilët prezantonin vetëm në vendkuvendimet e tij; pajtoheshin vetëm me mendimet e tij, me mësimet e tij. Për këtë arsye, këta dijetarë ziliqarë u morën vesh mes vete, që t’i tubojnë disa pyetje enigmatike, për ta sprovuar diturinë dhe mendjemprehtësinë e Shafiijut, kapacitetin e memories së tij, aftësinë e tij dhe atë mu në prezencën e Halifes Reshidë, i cili e donte dhe kishte respekt të veçantë për të. Pasi që i kishin përmbledhur pyetjet i lajmëruan Halifes për të prezantuar në debat që të përgjigjet pyetjeve, të cilat iu parashtrohen Shafiijut r.a., e për ta shikuar se sa me të vërtetë është i ditur dhe i mençur.
Debati filloi kështu:
Pyetja e parë: Çka mendon për njeriun, i cili ka prerë një dele në shtëpi, për nevojat e shtëpisë, e pastaj ka dalë në treg, e kur është kthyer i ka thënë familjes së tij: “Hajeni ju mishin e deles, se për mua është e ndaluar”. E familja i është përgjigjur: “Po, edhe për ne është e ndaluar!”
Përgjigjja: Ky njeri ka qenë idhujtar, e ka pre delen në emër të idhujve, e ka dalë në treg për disa detyra dhe nevoja të veta. Aty Allahu e ka ndriçuar dhe e ka udhëzuar në islam. E kur e ka pranuar islamin, automatikisht mishi i asaj deleje është bërë e ndaluar për të. Kur familja kanë dëgjuar se e ka pranuar islamin edhe ata janë bërë muslimanë, e edhe atyre mishi i deles i është bërë e ndaluar për shkak të pranimit të fesë islame.
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë
Pyetja e dytë: Dy muslimanë të mençur kanë pirë birrë (alkool), njëri dënohet e tjetri jo?
Përgjigjja: Njëri ka qenë i mençur, por i moshës madhore, ndërsa tjetri i mençur fëmijë.
Pyetja e tretë: Pesë persona kanë bërë prostitucion me një grua, kështu që i pari dënohet me vdekje, i dyti me gurëzim, i treti me 100 të rëna, i katërti sa gjysma e 100 të rënave, ndërsa i pesti nuk dënohet fare?
Përgjigjja: I pari e ka lejuar prostitucionin, me fjalë tjera ka thënë se “nuk është haram”, e me këtë ka dalë nga feja, për këtë duhet të ekzekutohet. Pra, e ka mohuar dhe ka vepruar.
- i dyti nuk e ka mohuar prostitucionin, por ka bërë prostitucion duke qenë i martuar, e ai gurëzohet.
- i treti dënohet me 100 të rëna ngase ka qenë i pamartuar.
- i katërti dënohet me gjysmën e 100 të rënave, sepse ka qenë rob.
- i pesti nuk dënohet fare, sepse ka qenë i çmendur.
Pyetja e katërt: Një njeri përderisa falet, duke dhënë selam në të djathtë gruaja e tij automatikisht shkurorëzohet; duke dhënë selam në të majtë i prishet namazi, e kur të shikojë lart në qiell e sheh se i është bërë obligim të paguaj 100 dërhem?
Përgjigjja: - Ky njeri kur ka dhënë selam në të djathtë e sheh personin i cili ka qenë i zhdukur, me gruan e të cilit pastaj është martuar, e kur të shihet i zhdukuri, kurorëzimi me gruan e tij (me gruan e personit të zhdukur) zhvleftësohet.
- Kur sheh në të majtë vëren se rroba e tij është përlyer me papastërti të madhe, për këtë i prishet namazi.
- Kur shikon në qiell e sheh se është paraqitur hëna e plotë, e kjo ia ka bërë të ditur se ka hyrë koha për t’i paguar 100 dërhem, të cilat i ka pasur obligim, me fillimin e muajit tjetër, për ta paguar borxhin.
Pyetja e pestë: Imami falej me 4 persona (xhematë), atij i bashkëngjitet i pesti në anën e djathtë të tij. Kur ka dhënë imami selam në anën e djathtë, e ka parë se është e patjetërsueshme që imami të ekzekutohet, 4 falësit e tjerë duhet të dënohen me të rëna (xhild), dhe xhamia të prishet me themel?
Përgjigjja: Njeriu i cili u është bashkëngjitur në namaz ka qenë në udhëtim, ndërsa në shtëpi të vëllait ka lënë bashkëshorten. Imami ia ka mbytur vëllanë, e ka martuar bashkëshorten e këtij (udhëtarit), duke dëshmuar se ajo grua ka qenë grua e të vdekurit (të mbyturit), për këtë kanë dëshmuar 4 falësit, ndërsa xhamia ka qenë shtëpia e të mbyturit, të cilën shtëpi imami ia ka shndërruar në xhami.
Pyetja e gjashtë: Çka mendon për njeriun, të cilit i ka ikur robi, e ai ka thënë: Nëse ha bukë, ai është i lirë, deri sa ta gjejë. Si të dalë ai nga kjo enigmë?
Përgjigjja: Robi u dhurohet fëmijëve të tij, e ai pastaj han, dhurata e dhënë djemve i kthehet babait të tyre.
Pyetja e shtatë: Dy gra i kanë takuar dy djem dhe i kanë përshëndetur: “Mirë se keni ardhur o burra tanë, o fëmijë tanë, o bijtë e burrave tanë”.
Përgjigjja: Dy djemtë kanë qenë djemtë e atyre dy grave, dhe janë martuar me djemtë e njëra-tjetrës. Kështu djemtë e tyre
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 69
janë bërë burra të tyre (të njëra-tjetrës), djemtë e tyre dhe djemtë e burrave të tyre (të mëparshëm).
Pyetja e tetë: Një njeri e ka marrë një gotë me ujë për ta pirë; e pi gjysmën, e cila ka qenë hallall, ndërsa gjysma tjetër e sasisë e ka haram për ta pirë?
Përgjigjja: Njeriu e ka pirë gjysmën e gotës dhe ka vjellë gjak në pjesën e mbetur të ujit. Kështu është përzier sasia tjetër e ujit me gjak, prandaj i është bërë haram për ta pirë.
Pyetja e nëntë: Një njeri ia jep gruas së tij një najlon të mbyllur tërësisht, dhe kërkon nga ajo për ta zbrazur, por pa e hapur, pa e thyer dhe pa e shqyer; e nëse e bën një gjë të tillë (e thyen, e shqyen apo e hapë) do të jetë e shkurorëzuar.
Përgjigjja: Najloni ka qenë i mbushur me krip ose me sheqer, ndërsa gruaja nuk bën asgjë tjetër, pos që do ta vendosë najlonin në ujë dhe sasia shkrihet në brendësi.
Pyetja e dhjetë: Një njeri në rrugë takon një grua, një burrë dhe dy djem, dhe pyet: “Kush janë ata djem?” - Burri përgjigjet: “Babagjyshi është axha i tyre, bashkëshortja ime është gruaja e babës së tyre”. Gruaja thotë: “Nëna ime është gjyshja e tyre, ndërsa motra ime tezja e tyre”.
Përgjigjja: Burri ka qenë baba i atyre dy djemve, ndërsa gruaja nëna e tyre.
Pyetja e njëmbëdhjetë: Dy njerëz janë mbi kulmin e shtëpisë, njëri bie dhe mbytet, e tjetri e ka të ndaluar martesën me gruan e tij?
Përgjigjja: Njeriu i cili ka qenë mbi kulm, i cili është rrëzuar dhe ka vdekur është ai i cili ka qenë i martuar me vajzën e robit, i cili ka qenë mbi kulm së bashku me të. E kur ka vdekur prej rrëzimit, vajza është bërë pronësuese e robit, të cilën e ka pasur burri i saj me të cilin e ka të ndaluar të martohet.
Nga ai moment, Rashidi i cili prezantonte në atë debat nuk ka pasur mundësi ta fshehë interesimin e tij për mendjemprehtësinë e Shafijut dhe inteligjencën e tij në të kuptuar dhe në përgjigje dhe tha: Allahu e ka nderuar fisin e Abdul Menafit. Ti sqarove, shpjegove, ia qëllove. Shafiju r.a. tha: “Allahu ia zgjattë jetën emirit të besimtarëve, por për këta dijetarë kam vetëm një pyetje, nëse përgjigjen elhamdulil-lah, e nëse jo, atëherë lus emirin e besimtarëve që të ndikojë te ata e të mos më bëjnë keq. Emiri tha: Ashtu edhe do të jetë. Pra, o Shafiij, parashtroje pyetjen tënde.
Ai filloi pyetjen: Një njeri ka vdekur, pas vetes ka lënë 600 dërhem, nga pasuria e lënë motrës nuk i ka takuar më shumë se një dërhem. Në çfarë kushtesh bëhet shpërndarja, e cila i takon kështu trashëgimia një dërhem?
Kaloi një kohë e gjatë, dijetarët e shikuan njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk mundi t’i përgjigjej; djersët u shkonin nëpër faqet e tyre. Pas një heshtje të gjatë, Halifja tha: “Jepua përgjigjen”. Pasi që ata kishin dashur që Shafiijut t’ia humbnin respektin te Halifja, të cilën me meritë e kishte fituar dhe pasi që ata dështuan në planin e tyre, Shafiiju tha: Ky njeri ka vdekur dhe pas vetes ka lënë: dy vajza, nënën, gruan, dymbëdhjetë vëllezër dhe një motër.
Dy vajzave u takon 2/3, që do të thotë 400 dërhem; nënës 1/6, që do të thotë 100 dërhem; gruas 1/8, që do të thotë 75 dërhem; 12 vëllezërve u takon 24 dërhem dhe 1 dërhem për motrën.
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 71
Rashidi qeshi dhe tha: “Ti i ke dhuratë prej meje 2000 dërhem, prej meje dhe familjes sime”. Shafiiju pranoi dhe ua shpërndau shërbëtorëve dhe rojtarëve të kështjellës.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free