Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pagjumesia e mbretit, shpeton nje njeri ne nevoje

Tregohet se nje mbret , nuk po e zinte gjumi si zakonisht.Veziri qe nuk i shqitej per asnje cast, e pyeti:Cfare ka ndodhur lartmadheri ? Mos ka dicka qe ju shqeteson ? Mbreti iu pergjigj:Ne fakt nuk e di as vet.Thjesht ndjej dicka te cuditshme te cilen  as vete nuk e di cfare eshte.Veziri i tha:Cmendim ke ti hipim nje varke dhe te bejme nje lundrim ne det ? Duke degjuar feshferimen e puhizes dhe zhurmen e dallgeve, besoj do te te vije gjumi.Kjo ide i pelqeu mbretit dhe menjehere u pergatit varka mbreterore dhe filloi lundrimi.Ne nje moment, mbreti vajti ne nje qoshe te varkes , u ul dhe mbylli syte duke u orvatur ta zere gjumi.Po pa kaluar disa caste, u degjua nje ze si i mbytur:O Zot me shpeto, O Zot me shpeto.
Mbreti hapi syte dhe u kerkoi ushtareve te drejtohen nga burimi i zerit.Personi qe kishte thirrur ishte djaloshi i ri, i kapur pas nje derrase.Ate e nxoren para mbretit dhe ky i fundit e pyeti:Cfare te ka ndodhur more bir ? Djaloshi iu pergjgjigj:Ka disa dite qe kam dale me varken time per pershkim.Teksa lundroja, ndodhi nje avari dhe varka u fundos.Per asnje cast nuk kam rreshtur se thirruri: O Ti qe u gjendesh prane nevojtareve, ma shpeto jeten.Mbreti uli koken dhe tha:I pa te meta je o Zot, qe e le mbretin pa gjume,per ti shpetuar jeten njerit prej roberve te tu.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free