Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ndjej shusherimen por mikun nuk e shoh

E falem xhumane me Hasan Basriun dhe pas namazit u tubuam rreth tij, kurse ai filloi te qaje. E pyetem pse po qante kurse ai filloi te qaje edhe me shume, e pastaj tha:- E si te mos qaj?? Sikur te paraqitej ne dyert e kesaj xhamie njeri nga shoket e te Derguarit te Allahut salallahu alejhi ue selem , te ne prej Islamit nuk do te njihte asgje, pos kibles, na e cila drejtohemi ne namaz.
- Aaah , aah! Deshirat e kota e kane shkateruar boten. Fjale ka, por vepra nuk ka. Dituri ka , por durim nuk ka. Besimi ekziston, por nuk ka bindje te forte.

 
- C'eshte kjo?? I shoh njerzit, por nuk e shoh mencurine. Ndjej shushurimen, por mikun nuk e shoh. Kjo bote ka hyre ne fe, e pastaj ka dale (prej saj). E dine se ceshte e mire , por mire nuk veprojne.E dine se ceshte e ndaluar, por ate e pranojne. Feja u eshte vetem ne gjuhe. Nese e pyet dike prej tyre a beson se do te jape llogari per veprat e veta, ai do te pergjigjet se beson.Betohem ne Sunduesin e Dites se Gjykimit se ai genjen!! Sepse, ne edukaten e mire dhe ne cilesit e besimtarit numerohen: fuqia sebashku me besimin, - vendosshmeria sebashku me shpirtshmerine, - besimi sebashku me bindjen e forte, - dituria me zemer miresine, - zemermiresia me diturine, - mencuria krahaas vendimit te sjellshem, - bujaria ne varferi, - sjellja me mencuri ne pasuri, - meshira ndaj te pashpreseve, - bujaria ne vendin e duhur dhe drejtesia ne kembengulje..

 
Besimtari nuk ben dhune as ndaj atij i cili e urren, e as nuk do te beje mekat duke e ndihmuar atij te cilin e do. Ai nuk pergojon, nuk ben me sy duke e nencmuar tjetrin, nuk i hulumton te metat e huaja, nuk flet fjale te kota, nuk defrehet e as nuk luan pa qellim, nuk i barte fjalet e huaja, nuk e kerkon ate qe nuk eshte e tij, nuk e mohon te verteten edhe nese i perket atij, nuk i kalon kufijte ne kerkimin e faljes, nuk hakmeret kur dikujt i ndodh nje fatkeqesi e as nuk gezohet kur dikush gabon.

 
- Besimtari ne namaz eshte i perkulur dhe i penduar dhe nxiton qe sa me pare ti bie ne sexhde Allahut. Fjalet e Tij jane ilaqi i tij i vertete, durimi eshte devotshmeria e tije, heshtja- mendimi i vertete, kurse shqyrtimi i tij eshte mesim. Ai shoqerohet me te diturit qe te mesoje. Ne mesin e tyre hesht qe te mos gaboje. Kur flet, flet qe te nxjerre fitim. Kur besimtari e ben nje te mire, gezohet, e kur gabon, menjeher kerkon falje. Kur e qorton dikush, ai perseri e kerkon kenaqesin e tij. E nese dikush e qorton dhe e fyen, i tregohet i bute. Kur i behet e padrejte duron dhe vepron me drejtesi. Vetem te Allahu subhanehu ue teala, kerkon mbrojtje dhe vetem prej Tij kerkon ndihme.

 
Besimtari ne mesin e njerezve eshte dinjitoz kurse ne vetmi eshte falenderues ndaj Allahut. Eshte i kenaqur me fatin i cili i eshte dhene. Gjithnje falenderon per komoditetin dhe duron ne veshtiresi. Nese gjendet ne shoqerin e atyre qe e kane haruar Allahun, ai e kujton Allahun, kurse kur gjendet ne shoqerine e atyre te cilet e kujtojne Allahun, kerkon falje per mekatet e veta. Ja, te tilla kan qene shoket e te Derguarit te Allahut gjate tere jetes se tyre. Te till kane qene edhe te paret tuaj te mire. Gjendja e juaj eshte ndryshuar ngase ju e keni ndryshuar veprmin tuaj ndaj Allahut subhanehu ue teala.

 
Pastaj Hasani ka theksuar :" Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, perderisa ata ta mos e ndryshojne vet veten e tyre. Po kur Allahu vendos ta ndeshkoje nje popull, ate nuk ka kush te ta zbrapse. Ate (njerezit) nuk kane mbrojtes tjeter pos Tij".(Kur'an : 13/11)

 
Dhe ne fund ka shtuar :- O Krijuesi i yne, shfaqe deshiren Tende mbi udheheqesin tone, Muhammedin salallahu alejhi ue selem, dhe mbi familjne e tij fisnike, mbi as'habet e tij, dhe mbi te gjithe besimtaret!! Ndersa neve na dhuro sic u ke dhuruar roberve te sinqerte dhe te dashurve Tu te devotshem. Ti je i Gjithefuqishem dhe ndihmes ne te mira. Neve na mjafton Allahu, Ai eshte Zot i mrekullueshem!! Falenderimi qofte vetem per Allahun, Krijuesin dhe Sunduesin e boteve !!!!!