Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nje telefonate ne mesnate

Telefoni vazhdoi të binte e të binte dhe personi X ishte në një gumë të thellë, të cilin ia ndërpreu veçse kjo zile e gjatë dhe bezdisëse. Ai hapi sytë dhe i hodhi një vështrim orës së varur në mur. Ajo shënonte dy e një çerek pas mesnate. Në të vërtetë ai priste një telefonatë të rëndësishme nga jashtë shtetit dhe, kur zilja e telefonit ra, mendoi se do të ishte pikërisht ajo që priste dhe menjëherë u ngrit prej shtrati, ngriti receptorin dhe foli: -”Po, përshëndetje.” Por në anën tjetër dëgjoi një zë femre të butë që iu përgjigj: -”Ju lutem, a mund ta gdhijmë sonte së bashku nëpërmjet telefonit?” Ai, i çuditur iu përgjigj: “Çfarë po thonit?! Kush jeni ju?” Përsëri zëri iu përgjigj me zë të butë e ledhatues: “Unë quhem Ashike dhe dua të njihem me ty e të jemi shokë, a ka ndonjë të keqe a pengesë?” Që përtej telefonit ai e kuptoi se ajo ishte një vajzë e papunë që ende s’i kishte ardhur gjumi i natës e që natyrisht që mund të përjetonte ndonjë krizë psikologjike dhe në ndjenja, kështu që, me këtë mënyrë, dëshironte të shpëtonte nga kjo gjendje duke u dëfryer me telefonata. X: “Po pse nuk ke fjetur deri tani?” Ajo lëshoi një të qeshur me zë të lartë dhe tha: -”Të fle natën?! A ke dëgjuar ndonjëherë ndonjë ashike të flerë natën? Nata është dita e ashikëve.” Ai ia ktheu ftohtë: -”Ju lutem, nëse dëshiron të vazhdojmë të flasim, mbaji të qeshurat dhe atë zë, s’jam nga ata që lidhem me këto lloj lojërash.” Vajza u mek paksa dhe tha: -”Më falni, nuk ishte ky qëllimi.” Ai i tha: -”E kush na qenka fatlumi në dashurinë dhe rrjetën e të cilit ke rënë? Ajo iu përgjigj: -”Natyrisht që ju.” Ai, i habitur i tha: “Unë, e si je lidhur me mua kur akoma nuk më njeh e nuk më ke parë?!” Ajo i tha: -”Kam dëgjuar shumë për ty nga disa shoqe të mia në fakultet dhe kam lexuar disa libra të tu dhe më ka bërë përshtypje stili yt tepër i ndjeshëm. Veshi lidhet para syrit ndonjëherë.” Ai i tha: “Atëherë, më thoni sinqerisht, si e kaloni natën?” Ajo i tha: -”Çdo natë unë flas me tre ose katër djem. Kaloj nga një numër në një tjetër e nga djali në djalë nëpërmjet telefonit. Qesh me këtë, ndonjërin e bëj të më dëshirojë, i premtoj një tjetri, gënjej një tjetër etj., e kështu deri në të gdhirë. Këtë natë desha të lidhem me ty.” X: -”Me kë po flisje para së të më telefonoje mua?” Ajo heshti pak, pastaj tha: -”Drejt, isha duke folur me të dashurin tim, një djalë simpatik e elegant. Fola me të afro gjysmë ore.” X menjëherë i tha: -”E pastaj, çfarë? A gjete tek ai atë që po kërkoje?” Ajo, me një ton të dëshpëruar tha: “Për fat të keq, as tek ai e as tek shumë djem me të cilët kam folur në telefon apo edhe i kam takuar ballë për ballë nuk kam gjetur atë që kërkoj. S’kam gjetur tek ata diçka që të më mbushë shpirtin dhe të më shuajë etjen e brendshme.” Ajo heshti pak pastaj vijoi: -”Të tërë ata janë adoleshentë epshorë, mashtrues, gënjeshtarë dhe ndjenjat e tyre janë artificiale. Ndjenjat e tyre janë mjaft të holla e shprehjet tepër hiperbolike, por që dalin nga maja e gjuhës e jo nga zemra. Fjalët janë më të ëmbla se mjalti, porse zemrat janë zemra ujqërish grabitqarë. Qëllimi i secilit prej tyre është të shfryjë epshin e tij me mua e më pas të më hedhë tej si një plaçkë e vjetëruar. Atyre u intereson vetëm vetja e tyre. Deri më tani, me sa djem që kam folur në telefon, nuk kam gjetur kënd që të interesohet për mua si person. Të tërë betohen se më duan e se nuk duan asnjë tjetër veç meje e as të martohen me tjetër veç meje. Por unë e di se ata, nga brenda, më mallkojnë apo edhe më shajnë. Të tërë, nga prapa receptorit, më mbulojnë me fjalët më të mira dhe shprehjet më të ëmbla e pasi mbyllin receptorin, më shajnë e më përshkruajnë me cilësitë më të shëmtuara. Jeta ime me ta i ngjan një mashtrimi dhe fallciteti, secili prej nesh mashtron tjetrin dhe i bën të besojë se e do.” Në këtë pikë X i thotë: -”Por më thuaj, përderisa nuk e ke gjetur atë që kërkon tek këta djem të papunë, a e sheh të arsyeshme se do ta gjesh tek unë? Unë s’kam as fjalë dashurie e as shprehje të ëmbla.” Ajo e ndërpreu duke thënë: -”Përkundrazi, e ndiej se si unë ka shumë vajza dhe se ajo që kërkojmë gjenden tek njerëz të mirë e të urtë si ti. Ne kërkojmë besnikëri, siguri, ngrohtësi dhe dhembsuri, kërkojmë një fjalë të sinqertë që del prej zemre për të mbërritur në thellësitë e zemrave tona, kërkojmë dikë që të kujdeset për ne dhe ndjenjat tona, pa pasur ndonjë qëllim apo përfitim epshor pas saj, kërkojmë dikë që të jetë për ne vëlla i mëshirshëm, baba i dhembsur, bashkëshort i ndershëm. Shkurt, ne kërkojmë lumturinë e vërtetë në këtë botë, kuptimin e vërtetë të qetësisë shpirtërore, kërkojmë çiltërsinë, besnikërinë.” X, duke i lotuar sytë nga dëshpërimi për këtë vajzë, i thotë: -”Duket se ti po vuan nga një krizë dhe boshllëk shpirtëror, ankohesh nga një hall i hidhët dhe brengë e brendshme, po përballesh me një fatkeqësi familjare dhe shpërbërje të saj. Y: -”Ti je i pari person që po më kupton dhe po kupton se ç’po vuaj unë nga brenda.” X i tha: -”Atëherë, më fol pak për vete dhe familjen tënde që të mund të njoh më tepër.” Y: -”Unë jam njëzet vjeç dhe banoj me prindërit e mi, një vëlla e një motër. Vëllai dhe motra janë martuar, përveç meje dhe unë studioj në fakultet.” X e ndërpret dhe i thotë: -”Më fol pak për prindërit e tu.” Y: -”Babai im është i pasur dhe në shumicën e kohës është i zënë me tregti. Ai del që në mëngjes, nuk e shoh atë veçse pak në mbrëmje e rrallëherë ulemi së bashku. Shtëpia për atë është thjesht ngrënie e fjetje. Prej një kohe shumë të gjatë nuk mbaj mend të jem ulur me babain, megjithëse unë në këtë moshë tepër delikate kam shumë nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë e tij. Sa dëshiroj të ulem në prehrin e tij e pastaj të qaj e të qaj që të çlodhem e të më qetësohet zemra.” Këtu, vajza filloi të qajë e, pasi u qetësua, vazhdoi: “Jam përpjekur të afrohem shumë me të, por ai më largohet. Madje një herë u ula pranë tij dhe iu afrova që të më përfshinte në kraharor dhe i thashë: “Baba, kam nevojë për ty baba, mos më lë të humb. Por ai më qortoi duke më thënë: “Të kam siguruar gjithçka do të dëshironte çdo vajzë në botë. Ke ushqimet dhe veshjet më të mira, mjetet më të mira të argëtimit, ç’të mungon?” Heshta pak dhe në atë moment përfytyrova veten duke ulëritur e duke thënë: “Baba, nuk dua prej teje as ushqim, as veshje e as argëtim. Dua prej teje dhembsuri, siguri, zemërgjerësi, mëshirë. Mos më humb baba!” Kur u zgjova nga imagjinata ime, pashë që babai ishte ngritur dhe kishte ikur për të ngrënë darkë. Këtu X ndërhyri dhe i tha: “Ngadalë pak, ndoshta babai yt është rritur i privuar nga ngrohtësia dhe ndjenjat dhe ti e di mirë se ai që s’ka gjë, s’ka ç’të japë. Por, ç’më thua për nënën tënde? Sigurisht që ajo është e dashur dhe e mëshirshme.” Y: “Nëna është pak më e butë se babai, por fatkeqësisht ajo e mendon jetën vetëm ngrënie, veshje e vizita. Ajo nuk pëlqen asgjë nga veprimet e mia dhe prej saj nuk dalin veçse urdhëra të ashpra e mjer unë nëse thyej ndonjë prej urdhërave të saj dhe (fjalorin e të sharave) tashmë e kam mësuar përmendësh. Ajo ka hequr dorë nga shtëpia dhe e ka vënë mbi shpatullat e mia. Por, ah, sikur të mjaftohej me kaq! Atë s’e kënaq asgjë dhe s’ka tjetër shqetësim vetëm se të gjejë gabimet dhe të metat dhe përherë më krahason e më përmend shoqet apo vajzat e fqinjëve, të suksesshmet në mësime apo të afta në gatim dhe punët e shtëpisë dhe shumicën e kohës e kalon në gjumë, duke vizituar fqinjët dhe të afërmit apo duke parë televizor dhe prej shumë vitesh nuk mbaj mend që ajo të më ketë marrë afër vetes apo të më hapë zemrën. X e pyet: -”Si janë marrëdhëniet mes babait dhe nënës tënde?” Y: -”E ndiej që secili prej tyre nuk interesohet për tjetrin dhe se secili jeton në një botë të ndryshme, sikur shtëpia jonë të jetë thjesht hotel. Mblidhemi vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur.” X u mundua që të justifikonte nënën e saj duke i thënë: -”Sido që të jetë, ajo është nëna jote, e të ka rritur. Ndoshta edhe ajo vuan nga ndonjë problem me babanë tënd dhe kjo reflektohet në marrëdhëniet e saj me ty. Mundohu ta kuptosh e ta justifikosh. Por a je munduar t’ia hapësh ti asaj zemrën dhe t’i qëndrosh pranë? Ajo sigurisht që është si ti, po kalon një krizë të brendshme shpirtërore.” Vajza, e çuditur, i tha: -”Unë t’i hap asaj zemrën? A e ka bërë ajo këtë gjë me mua? Ajo është nëna e jo unë. Ajo, fatkeqësisht, me trajtimin e keq që më bën, ka ngritur një mur mes meje dhe asaj që nuk mund ta kapërcej.” X: -”Pse pret që të fillojë ajo të prishë këtë mur? Pse të mos jesh ti nismëtarja? Pse nuk përpiqesh të afrohesh me të më shumë?” Y: -”Jam përpjekur ta bëj. Një herë iu afrova e iu hodha në kraharor dhe fillova të qaj e të qaj e ajo më shikonte me habi. I thashë: “O nënë, jam e rrënuar përbrenda. Unë jam blozë për brenda, qëndro me mua e mos më lër vetëm. Kam më shumë nevojë për ty se çdo herë tjetër.” Ajo më pa me habi, më vuri dorën mbi kokë duke më kontrolluar temperaturën dhe më tha: “Ç’janë këto fjalë që po thua? Ose je e sëmurë e ajo po ndikon në mendimin tënd, ose ti hiqesh si e sëmurë. Do t’i heq disa punë të shtëpisë.” Pastaj u ngrit dhe ngriti zërin e televizorit. E lashë atë dhe u ktheva në dhomën time duke qarë me gjak nga brenda para se të qaj me lot.” Pastaj vajza shpërtheu në lot. X u përpoq të ndryshonte rrjedhën e bisedës dhe e pyeti: -”Ç’rol luajnë vëllai dhe motra jote?” Y: -”Tepër negativ. Ata janë të martuar e secili është i zënë me veten e tij. Kur flas me ta për fatkeqësinë time, dëgjoj përgjigjen e njohur: “Ç’të mungon? Falendero Zotin që po bën këtë jetë.”” X deshi të zbulonte diçka nga të fshehtat e shpirtit të kësaj vajze dhe e pyet: “Kush kërkon diçka, mundohet që ta arrijë e përderisa po kërkon lumturinë dhe sigurinë e cila të ngop urinë tënde shpirtërore, a e ke kërkuar këtë lumturi?” Vajza, me një ton të sigurt tha: -”Kam kërkuar lumturinë në çdo gjë e nuk e kam gjetur. Kam veshur rrobat më të bukura nga shtëpitë më me emër të modës, duke menduar se lumturia është kur filania dëfton e flet për rrobat e tua, kur shoqet të lavdërojnë apo kur më ndjekin vështrimet e habitura të ndonjë tjetre, por shumë shpejt zbulova një të vërtetë të dhembshme. Ajo ishte thjesht lumturi gënjeshtare dhe imagjinare, nuk jeton veçse një orë apo më pak e më pas ai fustan i ri në të cilin mendoja se ishte lumturia bëhej sikur tërë veshjet e tjera të vjetra. Përsëri më kthehej hidhtësia dhe brenga në shpirt dhe ndieja një boshllëk dhe vetmi që më rrethonin nga çdo anë, edhe sikur rreth meje të kisha qindra shoqe. Mendoja se lumturia ishte tek udhëtimet nga një vend në tjetrin. Udhëtoja shpesh me babain dhe familjen e në pushime i binim qark botës, por pas çdo udhëtimi që kthehesha, brenga në vetvete më shtohej. Me të shtohej edhe trishtimi, të cilin e ndieja të më përshkonte qenien time. Mendoja se lumturia ishte tek këngët dhe muzika, kështu që blija tërë albumet me këngë që dilnin në dyqane dhe kaloja orë të tëra në dhomën time duke i dëgjuar e kërcyer me shpresë të shijoja lumturinë e vërtetë dhe me dëshirën të ngopja urinë shpirtërore që ndieja gjithnjë, duke menduar se lumturia ndodhej pikërisht tek kënga e muzika, por zbulova se ajo është lumturi e rreme që nuk jeton veçse minuta, aq sa zgjat edhe kënga e pas mbarimit të saj, përsëri më rikthehej brenga që ndizte një zjarr të huaj brenda meje e që merrte flakë gjithnjë e më shumë. Iu sula tërë kasetave e i dogja, ndoshta kjo do të më shuante sadopak zjarrin që kisha përbrenda. Mendoja se lumturia ishte në shikimin e telenovelave dhe filmave. Kaloja orë të tëra duke kontrolluar stacione të ndryshme televizive dhe përqendrohesha tek telenovelat dhe komeditë, duke menduar se lumturia është tek e qeshura dhe argëtimi dhe me të vërtetë qeshja shumë kur i shihja dhe kaloja nga një kanal në një tjetër, por në të vërtetë unë qeshja me gojë, ndërsa përbrenda, në thellësi të zemrës, ndieja dhembje. Sa herë që qeshja, aq më shumë më rritej boshllëku në shpirt. Më zmadhoheshin plagët përbrenda, brengat dhe dhembjet shpirtërore më rrethonin. Nga disa shoqe dëgjova se lumturia është të lidhesh me një djalë të pashëm, të shkëmbesh fjalë dashurie, të m’i këndojë bukurisë sime. Ndoqa këtë rrugë dhe fillova të kaloj nga një djalë në një tjetër në kërkim të lumturisë dhe qetësisë shpirtërore. Megjithëkëtë nuk e gjeta shijen e lumturisë së vërtetë, madje, përkundrazi, me mbarimin e çdo takimi apo telefonate ndieja shqetësim dhe konfuzion që më sundonte nga përbrenda, ndieja zjarrin e mëkatit të më ndizej përbrenda dhe hyja në një mendim të gjatë dhe një pavëmendësi të përhershme. Ndieja frikë prej së ardhmes së panjohur që më mbushte qenien e sikur unë në të vërtetë ia kisha mbathur nga një ferr në një tjetër më i tmerrshëm se i pari.” Vajza heshti pak, pastaj vazhdoi: -”Prandaj, duhet të kuptoni e të njihni psikologjinë dhe shtytësit e këtyre vajzave të cilat qëndrojnë nëpër dyqane e rrugë e që ekspozojnë vetet dhe bukuritë e tyre ujqërve të uritur. Ato në të vërtetë janë viktima e jo kriminele, ato janë të vrara e jo vrasëse, ato janë viktimat e padrejtësisë familjare, ato janë pjella e vrazhdësisë dhe inidferencës së prindërve, janë pjellë e çthurjes familjare dhe thatësisë së besimit. Secila prej tyre bart në vetvete një fatkeqësi të dhimbshme. Kjo e ka shtyrë atë të bëjë këto veprime të paarsyeshme, këto e kanë udhëhequr të ekspozojë veten ujqërve grabitqarë që mbushin rrugët. Instikti epshor seksual i vetëm nuk mund të jetë shkaku që një vajzë të ekspozojë veten e saj, të shesë nderin e saj duke hipur në makinë me filanin apo të hedhë tej nderin e saj duke u prehur tek një tjetër.” X e mori fjalën dhe tha: -”Por na del një pyetje tepër e rëndësishme: Kalimi nëpër një krizë shpirtërore apo fatkeqësi familjare a e justifikon atë dhe i shkon përshtat të mëkatojë kundrejt Zotit të saj, të shesë nderin, të heqë dorë nga ai? A është kjo zgjidhja e përshtatshme e problemit dhe fatkeqësisë së saj? A do të ndryshonte sadopak kjo gjendjen e hidhur e të dhimbshme?” Vajza u përgjigj: “Unë e pranoj se kjo nuk do të ndryshonte gjë nga kjo gjendje e hidhur dhe e dhimbshme, përkundrazi do të shtonte akoma më shumë të keqen dhe hidhësinë. Nuk kam për qëllim të mbroj këto vajza, por qëllimi im është se nëse ndonjëherë do t’i shihni, mëshirojini dhe tregoni keqardhje, lutuni për to të udhëzohen dhe orientojini, sepse janë vajza konfuze e në mëdyshje, mendojnë se kjo rrugë do t’i çojë në lumturinë që po kërkojnë.” Vajza heshti pak pastaj vijoi: -”Kam filluar të dyshoj, a ka lumturi të vërtetë në këtë botë? Nëse me të vërtetë ekziston, ku është? Cila është rruga që të çon drejt saj? Jam mërzitur me këtë jetë të zymtë e monotone.” Këtu, duke dëgjuar këto fjalë, X i përgjigjet: “Motër, ke gabuar rrugën e lumturisë, nuk ke ndjekur rrugën e duhur. Dëgjo prej meje që të mësosh rrugën e vërtetë të lumturisë së vërtetë: Motër, ti nuk do të gjesh mjekim për sëmundjen tënde shpirtërore, të etjes dhe urisë tënde të brendshme vetëm kur të qash e të kujtohesh se je para Zotit tënd. Nuk do të ndjesh rehati e qetësi vetëm se duke menduar se je para Tij dhe ke Atë përpara.” Vajza tha: -”Por përvoja ime e ka mbytur një gjë të tillë. E kam menduar shumë një gjë të tillë, por turpi prej Zotit, turpi prej mëkateve dhe iniciativa e dobët më pengojnë të bëj një gjë të tillë. Si do të mund t’i kthehem Zotit e t’i kërkoj ndihmë kur unë thyejurdhërat e Tij, e sfidoj me mëkate.” X i tha: -”O motër. Njerëzit, kur i zemëron njëri prej tyre dhe thyen urdhërat e tyre, të tërë zemërohen me të dhe nuk e falin, i kthejnë shpinën dhe nuk e ndihmojnë në vështirësi, por Allahu nuk i mbyll dyert e Tij ndaj asnjërit prej robërve të Tij, edhe nëse është një nga mëkatarët më të mëdhenj. Kur njeriu pendohet, Ai i hap atij dyert e mëshirës dhe e pret me falje. Madje edhe nëse nuk është penduar, Allahu e duron dhe e pret dhe nuk ia përshpejton dënimin, por e thërret dhe e nxit të pendohet. A nuk e di se Allahu, në një hadith kudusij, thotë: “Unë, njerëzit dhe xhindët kemi një pakt të madh. Bëhem i dashur për ta me mirësitë që u dhuroj e Unë s’kam nevojë për ta, por ata më vijnë mua më mëkate e ata kanë nevojë për Mua. Kush më afrohet prej tyre, e pres atë që larg e kush më refuzon, i thërras nga afër: “Mëkatarët e mi, mos i hiqni shpresat nga mëshira Ime.” Nëse pendohen, unë jam i dashuri i tyre, sepse unë i dua penduesit dhe ata që duan të pastrohen nga mëkatet. Nëse më largohen, unë jam mjeku i tyre, i sprovoj ata me vështirësi që t’i pastroj nga mëkatet dhe të metat. Mëshira ime e ka kaluar zemërimin tim, butësia ime është para llogarisë sime, falja ime i paraprin ndëshkimit tim. Unë jam më i mëshirshëm ndaj robërve të mi sesa nëna ndaj foshnjes së saj.”. Sapo X po mbaronte këtë hadith, kur dëgjoi vajzën të shpërthejë në lot duke thënë: -”O Zot, sa i mëshirshëm je ti me ne, O Zot, sa i mëshirshëm je ti me ne.” Pasi vajza u qetësua, X vijoi bisedën duke thënë: -”O motër, edhe unë si ti kërkoja lumturinë e vërtetë në këtë botë, por më në fund e gjeta. E gjeta atë aty ku i bindet Allahut, në jetën me Allahun dhe nën hijen e kënaqësisë së Tij. E gjeta atë tek pendimi, e gjeta atë në lotët e mesnatës, e gjeta atë kur u shoqërova me njerëz të urtë e besimtarë, e gjeta tek lotët e të penduarve, e gjeta tek belbëzitjet e mëkatarëve, e gjeta tek pendimi i mëkatarëve, e gjeta tek lutjet e besimtarëve, e gjeta atë në falje e përkushtim, e gjeta atë në përuljen para Allahut, e gjeta atë tek lotët për Allahun, e gjeta atë tek agjërimi e namazi, e gjeta atë tek zbatimi i urdhërit të Mbretit të mbretërve, e gjeta atë në Kuran, e gjeta atë kur emigrova prej këngëve e telenovelave. O motër, kërkova për dashurinë e vërtetë e të sinqertë dhe pashë që njerëzit, nëse dashurojnë, marrin; nëse japin, kërkojnë; nëse marrin, grabisin, por Allahu, nëse e do robin e tij, i jep pa llogari e nëse ky i bindet, Ai shpërblen. O motër, njerëzit nuk mund të na japin atë sinqeritet dhe siguri që ne kërkojmë, atë dhembsuri që duam, ngrohtësinë për të cilën kemi etje, sepse secili është i zënë me veten. Shumica e tyre janë të privuar nga këto ndjenja të vyera e fisnike, nuk ia dijnë kuptimin e jo më shijen. Kush është në këtë gjendje, s’ka ç’ti japë të tjerëve. O motër, nuk do të gjesh ndokënd të të japë atë që ti kërkon, përveç Zotit tënd. Njerëzit i mbyllin dyert e tyre ndërsa dera e Tij është e hapur. Ai e ka shtrirë dorën natë e ditë e i thërret robërit e tij: -”Ejani tek unë, ejani e bindmuni Mua t’ua kryej nevojat, t’ju jap siguri e qetësi siç thotë në Kuran: “Nëse robërit e mi do të pyesin për Mua, thuaju se Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më thërret. Le të më përgjigjen e le të më besojnë Mua, ndoshta ata udhëzohen.” (El Bekare; 186) O motër, lumturia e vërtetë nuk gjendet vetëm se në jetën me Allahun, jetën nën hijen e Tij, sepse shpirti njerëzor në përgjithësi është i etur dhe i uritur nga brenda e atë nuk e ujit ngrohtësia e prindërve, nuk e mbush dhembsuria e vëllezërve dhe e të afërmve, nuk e ngop dashuria e bashkëshortëve, nuk e mbush afrimiteti i shoqeve. Të tërë këto shuajnë vetëm pak etje, sepse çdo njeri është i zënë me etjen e vetes, kështu që nuk mund të ujisë plotësisht të tjerët. Porse ujitja dhe ngopja e plotë arrihet vetëm nëse kthehesh tek Allahu, jeta nën urdhërat e tij dhe ecja në rrugën që Ai të ka përshkruar. Atëherë do të ndihesh lumturinë e plotë, do të shijosh dashurinë e vërtetë, do të ndihesh shijen e pastër. A s’vrapon në këtë rrugë edhe sikur një herë të vetme? Atëherë do të ndihesh dallimin e do të shohësh vetë rezultatin.” Vajza iu përgjigj, dhe ndihej që lotët i rridhnin ndër faqe: -”Po për Zotin, kjo është rruga. Këtë po kërkoja edhe unë. Sa dëshiroja t’i dëgjoja këto fjalë vite më parë që të më zgjonin e të më shkulnin nga shushatja e të më hapnin sytë drejt rrugës së lumturisë.” X menjëherë iu përgjigj: -”Atëherë, hy në këtë rrugë, e meqë mëngjesi i kësaj ditë po zbardh, konsiderojë këtë ditë ditëlindjen tënde të re, ditën kur këmba jote shkeli në rrugën e Zotit, ditën kur zemra jote u hap për Të, ditën kur syri yt lotoi për të, kur tërë qenia jote u lëshua në valët e mëshirës së Tij.” ?


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free