Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dijetari sunij mund shijat me nje pyetje

Dijetari sunij i mund shijat me një pyetje të vetme Kjo histori nga ndodhur në kohën e mbretit Shah në Iran. Shahu ftoi dijetarët sunij dhe dijetarët shija në mënyrë që të shihte kundërshtimin ndërmjet tyre (sunive dhe shijave). Dijetarët e shijave erdhën që të gjithë, kurse prej dijetarëve sunij nuk erdhi vetëm se njëri dhe ky pas një vonese të gjatë. Ai (dijetari sunij) hyri tek ata (shijat) ndërsa po i mbante këpucët e tij nënsqetull. Dijetarët shija e vështruan atë dhe thanë: - Përse u fute tek Shahu duke i mbajtur këpucët (në sqetull)?!!! - Kam dëgjuar se shijat në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin që i grabisnin këpucët, - ua ktheu ai atyre. - Në kohën e të Dërguarit nuk ka pasur shija, - thanë ata. - Atëherë mbaroi diskutimi (ndërmjet meje dhe jush). Nga erdhët ju me këtë fenë tuaj (nëse nuk keni ekzistuar në kohën e të Dërguarit, alejhis selam)?