Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit...

Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera , do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri , perseri. Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.

Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t'i bejme gjerat sic duhet , por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja. Do doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do.

Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi , sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine qe t'i shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre. Fillo te besh realitet endrrat e tua. Tani eshte momenti!!!!!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free