Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Bëjnë ç'do gjë,që të dominojë e keqja

Përziejnë, me qëllim:

Mësimet pozitive me ato negative,

teoritë shkencore me teoritë jo shkencore,

Fjalën e ZOTIT me fjalën e njeriut,

Librin e ZOTIT me librat e njeriut,

Fenë e ZOTIT me fetë e njerëzve,

Islamin dhe anti Islamin,

fetarët me ateistët,

kombëtarët me antikombëtarët,

heronjtë me tradhtarët,

dituritë me antidituritë,

të diturit me të paditurit,

të urtit me zhurmagjinjtë,

lëvizjet pozitive me lëvizjet negative,

liderët pozitivë me liderët negativë,

historinë e vërtetë me historinë mashtruese,

idetë pozitive me idetë negative,

ideologjitë pozitive me ideologjitë negative,

programet pozitive me programet negative,

sistemet pozitive me sistemet negative,

kulturat pozitive me kulturat negative,

ndershmërinë me pandershmërinë,

vlerat me antivlerat,

edukatën me anti edukatën,

virtytet me veset,

të dobishmën me të dëmshmën,

burrat me joburrat,

trimat me jotrimat,

ekspertët me joekspertët,

të drejtët me të padrejtët,

traditat pozitive me modernen negative,

të bardhën me të zezën.

Që të dominon e keqja, mashtrimi, gënjeshtra,

Që të hutohemi.

Të mos e njohim TË VËRTETËN.

Të largohemi nga e mira, nga e vërteta, nga pozitivja.

Që e keqja të ju duket e mirë.

Që të mos lejohet e mira të mbisundojë.

Që të dominon antivlera.

Që miku t’iu duket armik e armiku t’iu duket mik.

Që çdo gjë të shkon mbrapshtë.

Që truri të shkon kontra.

Me që truri i hutuar dhe truri kontra është i pavetëdijshëm.

Me që i pavetëdijshmi është i pavetëdije.

Ai nuk dinë, nuk kupton, është i hutuar. I turbulluar.

Bile kontra i kupton gjërat.

Prandaj mbrapshtë mendon, mbrapshtë flet, mbrapshtë vepron.

Me që të pavetëdijshmit nuk kuptojnë as gjendjen. E pasi nuk mund të kuptojnë gjendjen, ata as nuk mund të ndryshojnë gjendjen. As që kërkojnë të ndryshojnë gjendjen.

Me që i pavetëdijshmi lehtë shndërohet në lodër, në robë, në të nënshtruar.

Meqë i pavetëdijshmi nuk kupton gjendjen, ai pajtohet me gjendjen, me bindjet, me mësimet mashtruese.

Bile, i pavetëdijshmi kundërshton të mirën, të dobishmën, pozitiven.

Ai mendon kontra, flet kontra, vepron kontra. Mbrapshtë. Don armikun, kundërshton mikun. Të mirës i thotë e keqe, të keqes i thotë e mirë. Propagandëm e armikut e pranon për të vërtetë, këshillën e mikut e kundërshton. E kështu me radhë.

Meqë shumë të pavetëdijshëm d.t.th. jetë shumë e gjatë e shkaktarit të pavetëdijes.

E mashtruesit, e magjistarëve, e munafikëve, e faraonëve, e sundimtarëve të dukshëm e të padukshëm.

Prandaj hutojnë. Mashtrojnë. Përziejnë. Në çdo lëmi të mundshme.

Kjo është vetëm njëra nga metodat.

Pasojat kanë vërshuar.

Shkaktarët numërojnë sukseset e planeve të tyre.

E sukseset e tyre janë pasojat tona.

E ne ende vetëm pasojat numërojmë!!!

Dhe ne pra pësojmë, me që ata i realizojnë qëllimet e tyre!!!

Planet tona ?!!!

T’i pengojmë qëllimet e mbrapshta të tyre, dhe t’i realizojmë qëllimet e pastërta.

T’i evidentojmë gënjeshtrat, mashtrimet, falcifikimet.

Gënjeshtarët, mashtruesit.Munafikët.

Ndotjen ta pastrojmë. Të ndoturit t’i pastrojmë. Ambijentin ta pastrojmë.

Të hutuarit t’i kthjellim.

Qëllimi është i pastër.

Planet, programet, projektet !!!

Të qëllimit human.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free