Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mendjemadhësia, lakmia, inati, frika nga dështimi në Islam

1. Mendjemadhësia Sot ne pergjithesi njerezit e shfaqin shume mendjemadhesine e tyre. Kjo mund te verehet nga menyra se si njerezit ecin, ngasin veturen, bisedojne ne telefon apo bisedojne ulur ne tavoline ne lokale. Te gjitha keto i bejne me disa gjeste apo levizje me mendjemadhesi. Kjo eshte me se shumti prezente tek ata qe nuk jane te kyqur ne Islam kuptohet, sepse Muslimani e di qe mendjemadhesia nuk ka vend ne fene tone dhe kete e kemi te cekur qarte ne Kur'an: 31:18. Dhe mos shtrembero fytyren tende prej njerezve, mos ec neper toke kryelarte, se All-llahu nuk e do asnje mendjemadh e qe shume lavderohet. Dhe kur mundohemi ti keshillojme te ndryshojne sjelljet e tyre apo te kyqen edhe ata ne Islam ata na pergjigjen me tallje, nencmim bile edhe me ofendime. Kjo ka ndodhur edhe ne koherat e hershme dhe per kete na tregon Kur'ani: 71:7. Dhe sa here qe une i therritja ata per t'u falur Ti atyre mekatet, ata i venin gishtat e tyre ne veshe dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin ne ate te tyren me nje mendjemadhesi te forte. 2. Lakmia: Lakmia paraqet ndjenjë keqardhjeje, moskënaqësie a xhelozie, që është e ngjallur nga të shikuarit e epërsisë së një njeriu, nga sukseset e tij, nga posedimet e tij a nga përfitimet e tij të ndryshme. Ajo është fyerje ziliqare kundër ndonjë tjetri që është i suksesshëm a ndaj ndonjë poseduesi të ndonjë përfitimi apo levërdie që është për t'u lakmuar. Lakmia është shqetësim mental, në saje të dyshimeve a frikës nga rivaliteti. Ajo është ndjenjë, e cila mund të jetë për shkak të ndonjë rivaliteti të mundshëm, që personin e bën ta ketë zili një tjetër për sa i përket fatit të mirë të këtij të fundit. Kur sheh një njeri që është më fatmirë se ti a që është begatuar me më shumë pasuri, me më shumë dhurata/dhunti, me më shumë epërsi, në mendjen tënde paraqiten dy lloje ndjenjash. Ndjen keqardhje a xhelozi dhe dëshiron që ai të ishte privuar nga fati i vet i mirë dhe nga dhuratat, ose dëshiron një fat të atillë dhe se për dhuratat konsideron se do të duheshin të të vijnë ty, por as ai duke mos u privuar. Lloji i parë i atyre ndjenjave është i keq dhe ato janë të natyrës së xhelozisë a lakmisë, kurse i dyti (lloj) është i mirë, përgjithësisht, dhe të shpiejnë të konkurrosh me të në garë të shëndoshë. Përndryshe, Islami e ndëshkon llojin e parë të mësipërpërshkruar të këtyre ndjenjave, të cilat paraqesin xhelozi ose lakmi, meqë janë ndjenja negative, përkundrejt të cilave ai (pra, Islami) inkurajon garim të shëndoshë mes ithtarëve të vet, veçanërisht në çështje të fesë e në vepra të ndershme. Ilaçi që dërrmon këtë ndjenjë negative të lakmisë i parashkruar nga Islami është se njeriu duhet të besojë fuqishëm se të gjitha fatmirësitë e fatkeqësitë janë të paradeterminuara (të paracaktuara) dhe të njëjtat vijnë nga Allahu, i Plotfuqishmi. 3. Inati: Ebu Hurejre –Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “Nuk është i forti në mundje, porse i fortë është ai i cili e përmban veten ndaj inatit.” Ebu Hurejre –Allahu qoftë i kënaqur me të ka transmetuar se një burrë i tha Profetit (salallahu alejhi ue selem), më këshillo. Profeti i tha: “Mos u inatos. Ai e përsëriti këtë disa herë, dhe përsëri Profeti i tha: “Mos u inatos”. Buhariu, 6114. Thënia e Profetit: Nuk është i forti në mundje; nuk është i fortë ai i cili fiton në mundje me të tjerët si shkak i forcës së tij. 4. Frika nga dështimi: Deshtimi ne dashuri natyrisht qe le gjurme tek individi i cili e perjeton me teper kete fakt. Emocionalisht ndihet i thyer e i rraskapitur. Pesimizmi depresiv ne ato çaste te veshtira te jetes e zhyt gjendjen shpirterore ne erresire te plote. Jane pikerisht keto periudha te jetes(deshtimet) ne te cilat njerezit ne nje gjendje jo te kthjellet arrin te thurin me veten dhjetra mendime vrastare... Jeta per mua nuk ka me kuptim ?! Etj, etj. Njerezit duhet te kuptojne se jeta nuk eshte nje fabrike qe mund te prodhoj vetem dite te bukura dhe te gezueshme. Dhimbja, deshtimi jane pjese perberese te jetes tone. Duke kuptuar dhe vleresuar keto eksperienca ne mund te dime te ndertojme te nesermen nje marredhenie te forte, ate te duhuren. Ai qe kurre nuk e ka njohur dhimbjen dhe vuajtjen, kurre nuk do te mund te mesoj se çfare eshte gezimi dhe lumturia.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free