Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vlerësoji mirësitë e Zotit dhe mos prit ti humbasësh që tua dish vlerën

Nje baba te cilit i ka vdekur nje vajze tregon:”Ne ishim një familje e përbërë nga babai, nëna dhe dy vajza. Ajo që ndërroi jetë, studionte në universitet për gjuhë angleze. Zoti e sprovoi me një sëmundje të rëndë, kancer, lajm i cili na ra si rrufeja në qiell të hapur. Ne të katër, kemi qenë të lidhur shumë me njëri-tjetrin, gjë e cila na ndihmoi pa masë për ta kaluar një pjesë të madhe të kësaj dhimbjeje. Secili prej nesh, i jepte tjetrit dashuri dhe përkujdesje, më shumë se vetes. Vajza e sëmurë iu nënshtrua një trajtimi me reze dhe për dy vite iu zhdukën gjurmët e kancerit. Këto dy vite kanë qenë vitet më të bukura tonat si familje, pasi secili prej nesh përkujdesej për tjetrin në një mënyrë të paimagjinueshme. Pas dy vitesh, u befasuam kur zbuluam se sëmundja ishte kthyer. Ky lajm na shokoi dhe na la pa fjalë, pasi kishin kaluar dy vite dhe gjithë ato analiza të cilat na qetësonin se vajza ishte mirë. Bashkë me vajzën vajtëm në Francë dhe brodhëm të gjithë spitalet atje, por rezultati ishte negativ. Unë gruaja dhe vajza tjetër kishim vendosur krevate në dhomën e saj në spital dhe i qëndronim pranë në çdo orë e çast. Dhjetë ditët e fundit unë nuk kam lëvizur nga dhoma e saj. Falenderojmë fuqishëm Zotin e lartësuar, pasi na pajisi me durim pas vdekjes së saj. Ato lidhje dhe marrëdhënie të forta mes nesh, padyshim që buronin nga Zoti i lartësuar. Që nga janari i 2004 kur ndërroi jetë, është e pamundur të them se kalon një ditë pa e kujtuar. Kjo ngjarje, na e shtoi akoma më shumë dashurinë dhe lidhjet mes ne të treve që mbetëm. Secili prej nesh kërkon ti falë dashuri dhe lumturi dy të tjerëve. Secili prej nesh e mban veten, për hatër të dy të tjerëve. Për Zotin kur hap derën dhe hyj në shtëpi, ndjej se ajo është e mbushur me kënaqësin e Zotit. Gruaja dhe vajza kujdesen dhe interesohen për mua, duke u përpjekur të ma lehtësojnë dhimbjen me çdo mënyrë. Unë dhe vajza, mundohemi ta qetësojmë dhe tia lehtësojmë dhimbjen gruas. Secili prej nesh, e do tjetrin më shumë se veten dhe se gjithçka tjetër. Veç kësaj, na është shtuar dëshira dhe zelli për vepra bamirëse. Kështu përkujdesemi për azilin e pleqve dhe jetimoren, duke u dërguar ushqime dhe veshje. Unë fluturoj nga gëzimi kur vjen vajza dhe më tregon se kishte qenë tek azili i pleqve dhe u ishte gjendur me diçka. Për Zotin edhe ushqimi që hamë në shtëpi, sikur ka shije tjetër, sikur është më i mirë, edhe pse është i njëjti. Më parë, duhej një gjysëm ore përpëlitje në shtrat derisa të na zinte gjumi. Tani me tu shtrirë zhytemi në gjumë të thellë. Këtë ia dedikoj dashurisë së Zotit për ne dhe lidhjeve të forta që kemi me njëri-tjetrin.”
Nuk besoj se ka mesazh më të fuqishëm që mund tua drejtoj të gjithëve dhe të rinjve në veçanti. Si mund t’ju zërë gjumi, ndërkohë që një nga familjarët tuaj është i zemëruar me ju? 
Një ditë, Profeti a.s i tha Aishes:”O Aishe! Trajtoji me dinjitet të mirat e Zotit, pasi rrallë ndodh që ato të largohen nga një familje dhe tu kthehen sërish.”

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free