Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Njeriu i mire dhe caktimi i Zotit

Tregohet se një njeriut të mirë kur i ndodhte ndonjë fatkeqësi apo sprovohej me diçka thoshte: “E bëftë Zoti mirë”. Një natë i shkon ujku dhe ia grabit gjelin, e ai tha: “E bëftë Zoti mirë!” Pastaj në të njëjtën natë qeni rojtar i shtëpisë i ngordhi. E ai tha: “Zoti e bëftë mirë!” Pastaj i ngordhi edhe gomari. E ai tha: Zoti e bëftë mirë!” Pastaj tha: “Nëse do Zoti e bën mirë”. Familja e tij me këto fjalë të tij lodhen pa masë dhe nuk mundën ta duronin. Në të njëjtën natë hajnat arab e sulmuan fshatin dhe i mbysin që të gjithë fshatarët, e nuk shpëton askush, pos tij (dhe familjes së tij). Hajnat arab janë orientuar në fshat nëpërmjet të lehurit të qenit, këndimit të gjelit dhe palljes së gomarit (për shkak të errësirës), mirëpo atij veç i kishin ngordhur, kështu që ngordhja e tyre ka qenë shkak i shpëtimit. Qoftë i lartësuar i Planifikuesi i Mençur.