Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dijetari dhe papagalli

Ishte një herë një dijetar duke ua mësuar nxënësve të tij imanin (besimin), ua mësonte atyre kuptimin e fjalës “La ilahe il-lAllah”, ua spjegonte atë, i edukonte në të, ngjashwm sikur që vepronte Pejgamberi a.s. kur ua mësonte imanin shokëve të tij. U mbillte atë në qenien e tyre.

Një ditë një nxënës erdhi tek dijetari me një papagall si dhurat për të. Dijetarit i pëlqenin shpezët dhe macet. Pas disa ditësh, dijetari filloi t`a donte papagallin, dhe ta merrte në mësimet e tij, derisa i'a mësoi atij shqiptimin e fjalës “La ilahe il-lAllah”. Pasi e mësoi papagalli fjalën, filloi ta përsëris shpeshë, për çdo ditë.

Pas një kohe nxënësit e gjetën dijetarin e tyre duke qajtur, e kur e pyetën, ai u tha: E ka mbytur një mace-papagallin. I thanë: A për këtë po qanë?!! Nëse dëshiron t'a ofrojmë një papagall tjetër edhe më të mirë se ai. Dijetari u përgjigj: Nuk po qajë për këtë, por më ka bërë të qajë ai moment kur e sulmoi maceja, e ai filloi të bërtiste derisa u mbyt.

Duke pasur parasyshë se Papagalli e ka thënë për çdo ditë shpesh fjalën “La ilahe il-lAllah”, megjithatë kur e ka sulmuar maceja, ai nuk ka thënë diqka tjetër veq britmës, sepse fjalën “La ilahe il-lallah”, e kishte thënë vetëm me gjuhë, nuk e ka kuptuar atë me zemrën e tij dhe nuk e ka ndjerë me sinqeritet. Frikësohem që edhe ne do të jemi sikur ky papagall, jetojmë duke e përsëritur fjalën “La ilahe il-lAllah” me gjuhët tona, e kur të na vie vdekja, e harrojmë dhe nuk e kujtojmë, sepse zemrat tona nuk e kanë njohur atë.

Pas këtyre fjalëve të dijetarit edhe nxënësit filluan të qajnë nga frika e mos sinqeritetit në fjalën “La ilahe il-lAllah”.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free