Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Keshilla per jeten !

1. Ha sa me shume oriz (te papërpunuar).

2. Ofroni njerëzve me shume nga sa ata presin, dhe bëje ketë me kënaqësi.

3. Mëso përmendesh rreshtat tuaja te preferuara(poezinë).

4. Mos beso ne gjithçka qe dëgjon, mos e harxho kohen duke fjetur dhe mos flejë aq sa do te doje.

5. Kur dikujt i thua: 'Unë te dua' thuaje sepse e ndjen.

6. Kur thua: 'Me vjen keq, me fal', shikoji njerëzit ne sy.

7. Je i/e fejuar gjashte muaj para se te martohesh.

8. Beso ne dashurinë ne shikim te pare.

9. Mos u tall me ëndrrat e te tjerëve.

10. Dashuro thellësisht dhe me pasion. Mund te lëndohesh, por kjo është mënyra e vetme për te jetuar plotësisht.

11. Edhe nëse nuk je dakord, duhet te jesh besnik. Mos ofendo. Mos gjyko askënd për shkak te kushërinjve te tij.

12. Fol ngadalë dhe mendo shpejt.

13. Nëse dikush te pyet për diçka qe ti nuk do te përgjigjesh atëherë thuaj me buzëqeshje: 'Perse te intereson?'.

14. Mos harro se dashuritë me te mëdha dhe sukseset me te mëdha, përfshijnë edhe rreziqe.

15. Thirr nenën tende.

16. Thuaj 'shëndet' kur dëgjon se dikush teshtihet.

17. Mos harro tre gjera:
a. Respekto veten
b. Respekto te tjerët
c. Je i përgjegjshëm për çdo gjë qe bën.

18 .Mos lejo qe një keqkuptim i vogël te shkatërroje një miqësi te madhe.

19 .Kur vëren se ke gabuar, ndreqe ate shpejt.

20. Përgjigju ne telefon me buzëqeshje, ne mënyre qe personi i cili te ka thirrur ta ndjeje buzëqeshjen.

21. Krijo martese me një burrë/grua qe i pëlqen te bisedoje. Ne pleqëri biseda do te ketë rendësi me shume se çdo gjë tjetër.

22. Hapi krahët për ndryshime dhe këmbime, por mos le pas dore vlerat.

23. Heshtja është nganjëherë përgjigja me e mire.

24. Lexo me shume libra dhe shiko me pak TV.

25. Jeto një jete te mire dhe te ndershme. Me vone kur te plakesh mund te shijosh kujtimet.

26. Beso ne Zot, por gjithsesi mbylle makinën me çelës.

27. Është e rëndësishme qe atmosfera ne shtëpi te jete e mbushur me dashuri.

28. Vepro gjithmonë ne mënyre te tille qe te krijosh paqe dhe harmoni ne rrethin tënd.

29. Nëse gjerat nuk shkojnë siç duhet me partnerin vëzhgoje situatën ashtu siç është ne atë moment dhe jo si ka qene përpara.

30. Lexo midis rreshtave.

31. Ndaje dijen tende me te tjerët. Kështu krijohet pavdekshmëria.

32. Tregohu i kujdesshëm për planetin tone.

33. Lutu, ekziston një force e papershkruar ne lutje.

34. Mos ndërprit kurrë dike qe po mundohet te te shprehe respektin. Mos i fut hundët ne çdo gjë.

35. Mos ji shume kurioz.

36 .Mos i beso kurrë mashkullit/femrës qe nuk i mbyll sytë kur te puth.

37. Një here ne vit shko ne vendet ku nuk ke qene me pare.

38. Fiton shume para? - Atëherë vendosi diku ku mund te ndihmosh te tjerët. Ajo është kënaqësia me e madhe qe mund të të japë pasuria.

39. Mos harro se nëse nuk arrin çdo gjë qe dëshiron, nganjëherë është ajo goditje me fat.

40 Mos harro se dashuria mes dy personave duhet te jete me shume, se nevoja për njeri-tjetrin.

41. Shiko se nga çfarë duhet te heqësh dore ne rrugën tende.

42. Afroju dashurisë dhe kuzhinës me respekt dhe përkushtim.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free