Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos e lini duanë, sepse duaja e ndryshon kaderin

TREGIM I VËRTETË LIDHUR ME EFEKTIN E LUTJES (DUA’AS ) TEK ALLAHU!!!
(Vëllezër dhe Motra, ky është një tregim i vertete për një burre që pësoi vdekjen e trurit, çka ndodhi pastaj?)
Kjo grua përcjellë ngjarjen e burrit të saj në vitin 1415 H (1994 ). Ajo thotë: Burri im ishte djalosh i ri, plot vitalitet, aktiv, i fortë, fetar, i moralshëm dhe i sjellshëm me prindërit e tij. U martova me të në vitin 1970 dhe filluam të jetojmë në shtëpinë e babait të tij, siç është zakoni i familjeve në Arabinë Saudite. Mirësjelljen që e kishte ndaj prindërve të tij, më bënte ta pëlqej edhe më shumë dhe ta lavdëroj Allahun që ma ka mundësuar një bashkëshort të atillë. Një vit pas martesës Allahu na bekoi me një vajzë ndërsa puna e tij u transferua në lindje të Arabisë Saudite, kështu që një javë qëndronte atje e një javë me ne. Kaluan tri vite dhe kur bija jonë mbushi katër vjet ndërsa ai në ditën e nëntë të Ramazanit në vitin 1975 derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, në Rijad i ndodhi fatkeqësi e rëndë u aksidentua , dhe per kete u shtrua në spital, ra në koma dhe më vonë mjeket që e kuronin diagonstifikuan vdekjen e trurit dhe mos funksionimin e 95% të qelizave të trurit të tij.
Kjo ngjarje ishte tejet e dhembshme për ne, sidomos për prindërit e tij pleq; mua ma shtonte djegien edhe më shumë pyetjet e bijës tonë Esmasë lidhur me babanë e saj, për të cilin kishte një dashuri aq të madhe, si dhe ai i kishte premtuar lojën që ajo e donte. E vizitonim në spital çdo ditë, ndërsa tek ai nuk ndryshonte asgjë…
Pesë vjet më vonë, disa më propozonin që të divorcohem nga ai nëpërmjet gjykatës me arsyen e vdekjes së tij nga truri dhe se nuk ka shpresa që do të bëhet mirë. Kësi fetva kishin dhënë edhe disa hoxhallarë që nuk më kujtohen me emra, por që kishin thënë se lejohet që gruaja të kërkojë divorcin nëse burri i ka vdekur nga truri, mirëpo unë me vendosmëri të prerë refuzova këtë dhe thashë se nuk divrocohem nga ai përderisa gjendet akoma mbi tokë, ose do të varroset sikur të gjithë njerëzit ose le të ma japin e mua derisa të bëjë Allahu atë që do.
Përkushtimi im vijoi ndaj bijës time të vogël, e futa në Shkollat e Memorizimit të Kuranit, derisa e mësoi Kuranin përmendësh ende para se t’i mbushë 10 vjet. Pastaj, e informova për çështjen e babait të saj dhe ajo nuk rresht së përmenduri atë, ndonjëherë duke qarë e ndonjëherë duke heshtur. Bija ime ishte shumë fetare, të gjitha farzet i falte me kohë, si dhe u falte në fund të natës që para se t’i mbushë 7 vjet. E lavdëroj Allahun që më ka dhënë sukses ta edukoj ashtu siç ishte gjyshja e saj – Allahu e mëshiroftë – me të cilën ishte shumë e afërt, e po ashtu edhe gjyshi i saj – Allahu e mëshiroftë. Ajo vinte me mua për ta parë babanë e saj dhe herë pas here i lexonte Kuran dhe jepte sadaka në emër të tij. Në një ditë prej ditëve, në vitin 1989 më tha: O mami im, më lejo të rri te babi, do të fle tek ai sonte… dhe pas një dyshimi pranova.
Vajza ime tregon: U ula pranë babit tim, lexoja suren Bekare derisa e përfundova, pastaj më erdhi një gjumë dhe më erdhi sikur një buzëqeshje të kaplonte jetën time dhe të qetësonte zemrën time, kështu që u zgjova, mora abdes, fala namaz aq sa deshi Allahu, pastaj sërish më erdhi gjumi në vendin ku u fala, ndjeja sikur dikush të më thoshte: ngrihu, si mund të flesh ndërsa i Gjithëmëshirshmi është i zgjuar, si mund të flesh ndërsa ky është çasti i përgjigjeve, kur Allahu nuk e refuzon askënd… u çova me shpejtësi sikurse mu kujtua diçka që e kisha harruar… i çova duart lart, shikova babin ndërsa sytë i kisha plot me lot dhe thashë:
O Zot, i Gjallë, i Përjetshëm, Madhështor, i Plotfuqishëm, i Madh, i Lartësuar, i Gjithëmëshirshëm, Mëshirues. Ky është babai im, rob prej robërve Tu, e ka goditur një fatkeqësi ndërsa ne duruam, Të lavdëruam dhe besuam në atë që e ke përcaktuar për të. O Allahu im, ai vërtetë është nën vullnetin dhe mëshirën Tënde, o Allahu im, Ti që e shërove Ejubin nga sëmundja, e ktheve Musain te nëna e tij, e shpëtove Junusin nga barku i peshkut, e bëre zjarrin shpëtues dhe të ftohtë për Ibrahimin, të lutem shëroje babin tim nga ajo që po përjeton. O Allahu im, ata thonë që nuk ka shpresë më nga ai. O Allahu im ti ke fuqi dhe madhështi, trego butësi ndaj tij dhe largoja të keqen…
Pastaj mu mbyllën sytë dhe fjeta pak para sabahut dhe papritmas një zë i rënduar thërriste: Kush je ti, çfarë bën këtu? Ai zë më zgjoi shpejt dhe fillova të shikoj djathtas-majtas por nuk shihja askënd; përsëri erdhi ai zë dhe u befasova kur pashë se ishte zëri i babit tim!!!
Nuk e përmbajta veten dot, u çova dhe e përqafova nga gëzimi, isha e lumtur ndërsa ai më largonte nga vetja duke thënë “Estagfirullah” dhe më thoshte: Ki frikë Allahun, ti nuk je hallall për mua! Kur i thashë: Unë jam bija jote Esmaja, ai heshti.
Dola dhe i lajmërova doktorët, e kur erdhën dhe panë gjendjen, u habitën: mjeku amerikan me një theks të përthyer arab tha: Subhanallah! Mjeku tjetër egjiptian tha: Pa të meta është Allahu që ngjallë eshtrat pasi të jenë kalbur. Kurse babi im nuk dinte çfarë po ndodhë derisa e informuam e ai qau dhe tha: Allahu është Mbrojtësi më i mirë dhe Ai kujdeset për njerëzit e mirë, pasha Allahun, nuk më kujtohet asgjë, përveç asaj se pak para ndeshjes bëra nijet të ndalem për të falë namazin vullnetar të Duhasë, por nuk më kujtohet a jam falur apo jo?!
Bashkëshortja tregon: Na u kthye babai i Esmasë në shtëpi sikur çdoherë, por tani kishte 46 vjet, u bekuam edhe me një djalë – elhamdulilah – që tash po i mbush dy vjet. I lavdëruar dhe pa të meta është Allahu që ma ktheu burrin pas 15 viteve. I lavdëruar është Allahu që ia ruajti të bijën dhe më dha sukses të jem besnike dhe e sinqertë ndaj tij derisa ai mungonte nga kjo botë.
Mos e lini duanë, sepse duaja e ndryshon kaderin. Kush e ruan Allahun, Allahu do ta ruajë atë. Të mos harrojmë bamirësinë ndaj prindërve dhe le të kemi bindje se vetëm në Dorë të Allahut është lëvizja e çështjeve dhe përcaktimi i tyre, askush tjetër asgjë nuk mund të bëjë… ky është tregim për të marrë mësim.
Allahu i bëftë dobi me këtë tregim atij që i janë ngushtuar rrugët, i janë shtuar problemet, i janë mbyllur dyert e shumta dhe i janë këputur mundësitë e shpëtimit… trokit derën e qiellit me lutje dhe ki bindjen në përgjigjen e Allahut.
Lutja jonë e fundit është: I GJITHE FALENDERIMI I TAKON VETEM ALLAHUT

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free