Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vetmia me gra,pse eshte e ndaluar ?

Përse i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, e ndaloi vetminë e burrit me një grua apo edhe shikimin në gjënë që e ka ndaluar Allahu? Çfarë urtësie shkencore fshihet në këtë? Ta lexojmë këtë informatë shkencore… “Mjafton të qëndrosh me një grua pesë minuta dhe përqindja e hormoneve të stresit të rritet” –është konstatimi i një studimi shkencor të ri shkruan gazeta Daily Telegraph. Hulumtuesit e Universitetit Valencia vërtetuan se vetmia me një femër tërheqëse shpie në rritjen e sekrecioneve të hormonit Cortisol, hormon ky përgjegjës për stresin në trup. Edhe pse personat me të cilët u realizua ky studim u munduan të shmangin shikimin apo vetëm menduan për femrën me të cilën u vetmuan, kjo nuk pengoi trupin nga sekrecioni i këtij hormoni. Ekspertët thonë se hormoni Cortisol është i nevojshëm për trupin dhe i dobishëm për punën e tij por me kusht që sekrecioni i tij të kryhet me nivele të ulëta. E kur të rritet niveli i këtij hormoni në trup dhe ky veprim të jetë përsëritur disa herë, kjo shpie tek sëmundje të rrezikshme, sëmundje në zemër, ngritje të shtypjes së gjakut, sëmundjen e sheqerit e sëmundje tjera që mund të arrijnë deri tek humbja e fuqisë seksuale. Figura e paraqitur më lartë tregon mekanizmin e punës së hormonit të stresit. Studimi sqaron se hormoni i stresit ndodhë vetëm atëherë kur të vetmohesh me grua të huaj ndërsa shkalla e stresit rritet në përputhshmëri me bukurinë dhe joshjen e femrës. Kjo nuk nënkupton asnjëherë se kur njeriu të rrijë me ndonjë femër që e ka të afërt i ndodhë kjo dhe as atëherë kur qëndron me burra. Ekspertët kanë konstatuar se mashkulli me të qenë të një femreje pranë tij, ai mendon të lidhë raporte me të (në një gjendje jo emocionale). Në një studim tjetër ekspertët kanë thënë se “shikimi në femra dhe mendimi rreth tyre” nëse përsëritet, me kalimin e kohës do të shkaktojeë sëmundje kronike dhe depresion. I dërguari i Allahut e ndalon vetminë Të gjithë ne e dimë hadithin e famshëm se “Nuk ndodhë që të vetmohen një burrë dhe një grua e djalli të mos jetë shoqëruesi i tretë i tyre.” Ky hadith ia ndalon mashkullit musliman të qëndrojë me gra të huaja, me të cilat ka të drejtë martese. Pejgamberi, alejhi’s selam me këtë deshi që shoqërinë ta ruajë nga sëmundjet shpirtërore dhe trupore. Kur besimtari të largohet nga këto sjellje dhe veprime të ndaluara (qëndrimi me gra të huaja apo shikimi në to), atëherë kjo do të ndikojë në zhdukjen e prostitucionit, e rrjedhimisht edhe shoqëria shpëton nga sëmundjet dhe problemet shoqërore. Tërë atyre që nuk pranojnë misionin e fesë sonë të pastër iu drejtohemi: A nuk është Islami fe që meriton respekt dhe pasim?! Pergaditi: Eroll Velija
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free