Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Durimi (SABRI) në Islam

Durimi si veti e mirë njerzore, lehtëson vështërsitë e jetës. Në terminologjinë e gjuhës arabe, durimin e gjejmë si Sabr, e formuar nga Sa-Be-Re, çka don të thotë me u ndaluar, me u frenua, me u pengua, mos me u brengosë, me u përmbajtë, etj. Por në terminologjinë e fjalorit Islam, ka kuptimin e përmbajtjes së njeriut nga epshet e veta, duke praktikuar urdhërat e Allahut xh sh.

Te njeriu icili mundohet t'u largohet mëkateve dhe i lufton ato, është prezent sabri. Në kët rast, sabri është kënaqësi e njeriut në kaderin e Allahut xh sh (me caktimin e Tij) dhe si i tillë njeriu është i kënaqur çdo herë me atë që vjen nga Allahu xh sh. Prandaj, për muslimanin sabri është i nevojshëm, sepse vetëm prezenca e tij e bën që të ndalohet nga veprimet e shëmtuara të ndaluara nga Allahu xh sh.

Njeriu në prezencën e të cilit është sabri, është i mirpritur prej çdo gjëje të caktuar nga Allahu xh sh. Sabri është prej moraleve më të larta të fesë Islame, prandaj në Kur'an e takojmë më shum se 90 vende. Kështu, për të parën herë, kët fjalë e takojmë në kaptinën e dytë të Kur'anit (El Bekare) në versetin 45: "Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz, vërtetë ajo është e madhe për ju edhe për ato që kan frikë".

Por, kur bie fjala e fundit e Kur'anit që përmendet kjo fjalë, e takojmë në kaptinën El Asr:
"Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëritjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin të jenë të durueshëm".

Këto ajete, na hedhin dritë në shqyrtimin e këtyre fjalëve. Përdorimi i fjalës sabër në rastin e parë, kur na drejtohet që të kërkojmë ndihmë me durim (sabër), na jep të kuptojmë se durimi është njëra nga shkaqet më të mëdha që të fitohet ndihma e Allahut xh sh, e krahas kësaj edhe të gjitha të mirat tjera. Pra, duke qenë durimi prezent në njeriun, realizohen të gjitha qëllimet tjera.

Me kët rast do të ndalemi pakëz në versetin 61 të kaptinës Bakare: "Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë vetëm një ushqim..." Kështu edhe përdorimi i fjalës sabër në versetin 153 është bërë për të kërkuar ndihmë me durim: "O ju që keni besuar kërkoni ndihmë me durim e namazë, se vërtetë Allahu është me durimtarët". Eshtë ky verset që tregon vlerën e durimtarëve: "O ju që keni besuar" pra besimtarët dhe përfundon "Allahu është me durimtarët". Vet fakti kur'anor tregon se njeriu nuk mund të jetojë pa të si besimtarë. Në fund, fjala durim (sabër) është përdorë për të treguar shprehinë e tyre që janë të shpëtuar, sepse ata e këshillojnë njëri tjetrin për durim. Pa durim nuk ka ndihmë, e pa ndihmë nuk ka fitim.

Mendojmë, se këto ajetet të sipërpërmendura, mjaftojnë për të ardhë deri te një përfundim mbi rëndësinë e durimit dhe ku gjendet ai në jetën e muslimanit.

Durimi mund të spjegohet apo kuptohet në dy mënyra. Në rastin e parë kemi durimin mbi të këqiat e kësaj bote. Nuk ka dyshim se jeta e kësaj bote është e mbushur me provime të ndyshme. Njeriu përjeton lloj lloj të kqijash që të tilla duken në syrin e njeriut, por vetëm Allahu i din hikmetet dhe të fshehtat e tyre. Këto sprovime i përjeton çdo njeri qoftë besimtarë ose jobesimtarë, i mirë apo i keq, fukuara apo pasanik, sepse natyra e jetës është e tillë. Por besimtari këto fatkeqësi i pret me kënaqësi dhe bidje në shpirtë se janë nga All-llahu xh sh. Shikuar në një aspekt, shohim se fatkeqësia është e përgjithshme. Zemrën e kaplon frika, stomakun untësia, trupin, sëmundja, etj por këto nuk janë të mëdhaja, ngase me durim dhe me shpresë në Allahun, përballohen. Në këto llojë durimesh kemi mësimet e të dërguarve të Allahut, si përshembull Ejubin a,s që bëri durim në sëmundjen e trupit dhe humbjen e familjes. Apo durimin e Jakubit për humbjen e djalit më të dashur Jusufit as, etj.

Në rastin e dytë na paraqitet durimi ndaj kënaqësive të ndryshme dhe epsheve. "Epshi është shum nxitës për të keqen, përveç atë që e ka mëshiruar Allahu" (Jusuf 57). Veprimin e urdhëruar nga nefsi e zbukuron djalli, për të larguar njerzit nga rruga e drejtë, ecila është rrugë natyrore për shpëtimin e njerzisë, për të jetuar një jetë të harmonishme në dynja, e për të fituar shpëtimin e Ahiretit. Sprovimi i Allahut bëhet "në vështërsi e kënaqësi" (El Enbija 35). "Njerëzve u është zbukurauar dashuria ndaj të këndshmeve nga grave, ndaj djemve, ndaj pasurisë së grumbullua nga ari e ergjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e buqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë" (Ali Imran 14). Gjithmonë kemi para syshë se durimi ndaj kënaqësive të dynjasë është më e vështirë sesa durimi ndaj vështërsive të jetës. Sikur tregohet se kur u çelën dyert e pasurisë së dynjasë për Muhamedin s.a.v.s, thanë disa prej tyre: "Na u sprovuam me vështërsi dhe duruam u sprovuam me bollëk por nuk mund të duruan.

Thanë disa dijetarë: Mbi të këqiat durojnë besimtarët, por mbi të mirat e dynjasë durojnë vetëm (sidikinët) vërtetuesit".
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free