Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Japonezi dhe Anglezi

Një burrë me dy çanta të mëdha priste radhën për të kaluar në pikat doganore të aeroportit. Pranë tij qëndronte një tjetër, i cili mundohej ti japë një dorë sipas nevojës. I pari ishte japonez, kurse i dyti anglez. Në një moment, bie zilja e orës së japonezit e cila zgjoi kureshtjen e anglezit. Japonezi shtypi një buton të vogël dhe filloi të komunikojë nëpërmjet një aparati celular tepër të vogël të instaluar brenda orës. Anglezit i iku truri nga kjo teknologji kaq e zhvilluar. Menjëherë ai i ofroi pesë mijë dollarë për ti blerë orën çudibërëse, por japonezi refuzoi t’ia shesë. Të dy vazhduan avazin duke kaluar në pikën tjetër të kontrollit, ku si gjithmonë anglezi me shpirtin e tij të madh, e ndihmonte japonezin në transportin e çantave të stërmëdha dhe të rënda. Teksa prisnin në radhë, një zile tjetër e çuditshme e orës së japonezit, e bën që të hapë mbulesën, ku u shfaq një tastierë e vogël, të cilën japonezi e përdori për të lexuar një email dhe për t’iu përgjigjur. Anglezi mbeti i shtangur nga kjo teknologji dhe i bëri një ofertë goxha të majme, njëzet e pesë mijë dollarë për orën. Por japonezi ia ktheu me buzëqeshje se nuk kishte ndërmend ta shesë orën. Vazhdoi anglezi ta ndihmojën në transportimin e dy çantave. Në një moment, bie për herë të tretë zilja e orës të cilën japonezi këtë herë e përdor për të marrë një faks. Anglezi këtë herë e kishte mbledhur mendjen, do ia blinte orën japonezit kokëfortë, prandaj i ofroi treqind mijë dollarë në këmbim të saj. Kur japonezi e pyeti nëse e kishte me vete shumën, anglezi i nxorri një çek të cilin e plotësoi me shumë e sipërpërmendur. Japonezi e mori çekun, i bëri një skan në orën e tij dhe ia dërgoi bankës, e cila në çast bëri transfertën e shumës në llogarinë e tij në Zvicër. Mandej, japonezi hoqi orën, ia dorëzoi anglezit dhe u largua.
“Prit!” i bëriti anglezi – Ke harruar çantat!”
Japonezi qëndroi, u kthye nga anglezi dhe i tha:”Nuk janë çantat e mia, por janë bateritë e orës!”
Sa herë na ndodh në jetë që me të dëgjuar një ide, e zbatojmë edhe pse nuk kemi as informacionin më të vogël rreth saj dhe pasojave!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free