Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Porosia e Shejtanit

Ju dërgoj juve mallin dhe urimet e mia, vetëm disa çaste para se të arrestohem...

Një lajm që është i sigurt dhe është marrë vesh nga të gjithë...

30 ditë larg jush, ndërkohë që gjatë gjithë muajve të tjerë jam bashkë me ju dhe pranë jush...

Ngushëllimi im gjatë këtij muaji, është se ka prej jush që mungesën time do ta kompensojnë...

Nuk e keni harruar besoj atë që ndodhi Ramazanin e kaluar....

Edhe pse u përpoqa me të gjitha mënyrat dhe të gjitha mendimet që iu pëshpërita në vesh, megjithatë shikuam se miliona njerëz nga çdo kënd të botës mbushnin xhamitë plot e përplot, mijëra femra mbuloheshin, vishnin hixhabin, ndërkohë që unë isha i kyçur në qeli ku po haja vetveten nga zjarri i zemërimit...

Pra, i gjithë mundi më shkoi kot...

Më shkoi kot me atë vajzë e zhytur në mëkate, Natën e Kadrit, kur ajo e penduar u kthye tek Allahu...

Po kështu pa rezultat ishin përpjekjet për atë djalosh, i cili kishte kryer çdo gjynah dhe loti që rrodhi nga sytë e tij, shuajti zemërimin e Allahut dhe hapi derën e pendimit për të...

O ju njerëz-shejtanë!

Ndërkohë që kalorësi juaj mungon, keni një përgjegjësi të madhe, prandaj veproni këtë që po ju them...

Unë kërkoj nga ju që natën ta kaloni duke u dëfryer dhe pa vënë gjumë në sy

Ndërsa dita juaj të kalojë në gjumë deri në kohën e iftarit të shijshëm derisa sa të mbushni barkun sa të mundeni...

Nga ju kërkohet vetëm dëfrim, epsh dhe mendime djallëzore

Dhe mos harroni telenovelat sepse koha kështu kalon pa e kuptuar...

Nuk dua asnjë nga ju që kaloni kohën kot, qoftë edhe një sekondë

Siç e dini koha për ne është e shtrejtë dhe synnimet tona janë shumë të ulëta...

O ju njerëz-djaj!

A dëshironi që ata të hynë në xhenet apo të ndiejnë aromëne tij, ndërsa ne nuk futemi dot dhe është i ndaluar për ne?

A dëshironi që të kalojnë çastet e pendimit dhe të shkojë kot i gjithë mundi ynë i dhjetëra viteve punë e sakrificë...

A nuk iu thashë të tregoni kujdes sepse kush arrin Natë e Kadrit i falen të gjitha mëkatet e mëparshme...

Jo, një mijë herë jo, nëse e arrini dhe i kushtoni rëndësi kësaj nate keni devijuar dhe ndjekur rrugën e humbur?

A dëshironi që xhehenemi të ngelet bosh dhe harrroni gradën më të ulët duke e lënë pa banorë...

O ju të dashuruarit pas zjarrit dhe të pemës së Zekumit...

Ku janë zemrat e vdekuara dhe mendjet djallëzore që kaq shumë i dua...

Ndërsa ti femër...

Roli yt tek njerëzit është shumë i madh....

Ti je droga më e fortë për ata, meshkujt...

Tek ty i kanë të gjitha shpresat dhe ti je përgjigja e çdo pyetjeje...

Duam që natën ta kalosh pa gjumë, duam dëfrim dhe argëtim, pra shkurt duam nga ti vetëm qejfe dhe kënaqësi...

Lëri mënjanë teravitë dhe harroje shpërblimin e namazit të natës, a nuk të mjafton që po agjëron...

Por, edhe nëse s’agjëron, s’prish punë, jetën e ke para dhe koha është e bollshme për adhurim...

O ju njerëz!

Më dëgjoni, sepse unë jamë një këshillues besnik...

Gjatë Ramazanit mos i jepni rëndësi asgjëje përveç ushqimeve të shijshme dhe të bollshme..

Harrojeni namazin për Zotin e botëve...

Kurrë mos lexoni vargje dhe pjesë nga Kurani...

Ky është gjynah i madh tek arsyetimi i banorëve të zjarrit...

Pse mërziteni, pse brengoseni, Ramazani përsëritet çdo vit dhe keni kohë për pendim tek Zoti Falës dhe Mëshirues...

Së fundi ecni përpara dhe falenderoni çdo mohues, hipokrit, mëkatar dhe keqbërës, kjo është fitorja...

Dhe kështu, do fitoni mëshirën e të gjithë djajve mbarë...

Firma: Iblisi i mallkuar

Koment

Ndoshta shumë nga ne, kur të lexojë këto fjalë do t’i vijë për të qeshur, disa të tjerë do të qajnë dhe pjesa e mbetur s’do ndijenë asgjë.

Mirëpo e vërteta është se ka nga ata që i lexojnë këto rrjeshta dhe vetë Djalli do të qeshë me ta dhe do jetë shkaku që muaji i Ramazanit t’ju shkojë kot, siç ka ndodhur në vitet që lamë pas.

Sa aktuale është fjala e Allahut: “Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta). Sa herë që atyre u vjen nga Zoti i tyre ndonjë paralajmërim i ri, ata e dëgjojnë, duke u tallur me të.” (Enbija 1-2)


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free