Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ka plot të mira në jetën tonë

Ajo quhet Nada Shatila dhe historinë e saj e ka treguar në media. Ajo thotë:”Kur isha në moshën 24 vjeçare, isha plot ambicie për jetën, e shkathët, me shumë ëndrra dhe paksa e përkëdhelur nga prindërit. Teksa koha kalonte, gjatë një vizite rutinë në spital, më thonë se isha e sëmurë me leuçemi, një sëmundje e rrezikshme. Në ato çaste mu duk sikur jeta ime u ndal dhe ishte në prag të fundit. E demoralizuar vajta në shtëpi dhe dola në ballkon. Nga brenda ndjeva se dua ti flas Zotit dhe në fakt ashtu bëra. Ajo që mbaj mend nga gjërat që i thashë është:”Jam shumë e mërzitur për këtë që më ka ndodhur o Zot? Përse mua o Zot? E kam të vështirë ta pranoj!”Që atë ditë filloi kalvari i problemeve dhe vështirësive reale për mua. Çdo tre muaj duhej të merrja një injeksion në palcën kurrizore, shtoji kësaj një pafundësi ilaçesh. Dhimbjet ishin shumë të mëdha. Ambiciet dhe ëndrrat e mia u shndërruan në një kalvar dhimbjesh dhe vuajtjesh. Mërzia dhe demoralizimi më shoqëronin kudo. Gjatë kësaj kohe u njoha me një djalë, me të cilin u dashuruam dhe shumë shpejt e finalizuam lidhjen me martesë. Isha shumë e lumtur për faktin që ai pranoi të martohej me mua, pavarësisht sëmundjes. Por, fatkeqësisht ky gëzim nuk zgjati shumë, pas një viti u divorcuam. Kjo ma shtoi dhe më shumë dhimbjen e shpirtit. Pak kohë pas divorcit, më vdiq dhe babai, gjë e cila mi mori dhe ato pak fuqi që më kishin mbetur. Asokohe mu duk sikur të gjitha telashet e hallet e botës ishin mbledhur tek unë. Isha një e sëmurë me leucemi, im shoq më kishte divorcuar, babai im i dashur më kishte vdekur, dhimbjet fizike dhe shpirtërore veç shtoheshin, ilaçet ishin bërë një pirg, plagët sa përkeqësoheshin më shumë. Ndjeja se bota ishte errësuar dhe se isha në prag të rrënimit të plotë. Sërish iu ktheva ballkonit dhe fillova ti flas Zotit, e mërzitur dhe dëshpëruar në kulm. Në ato çaste, një ide filloi të marrë jetë në mendjen time. Fillova të pyes veten:”Përse e sheh gjithçka të errët o Nada? Përse nuk i sheh dhe gjërat e bukura në jetën tënde? Përse nuk i sheh njerëzit e mirë në jetën tënde që të duan dhe vlerësojnë ashtu siç je? Përse ia shton vetes dhimbjet?” Vendosa të fokusohem tek gjërat e bukura që më rrethojnë. Gjeta se mami më qëndronte shumë pranë, më falte dashuri dhe kujdes të madh. U vetëdijësova se marrëdhëniet me motrat dhe vëllezërit e mi ishin shumë të mira. Ata më qëndronin pranë dhe më mbështesnin me gjithçka që mundeshin. Ato ditë vura re se shoqet e mia nuk më kishin braktisur për asnjë çast, ndërkohë që unë nuk i kisha vënë re, pasi jetoja vetëm mes dhimbjeve të mia. Unë zbulova shumë gjëra të bukura në jetën time. Fillova ta shoh jetën jo vetëm nga gjërat negative, por edhe nga gjërat pozitive, ato të bukurat. Fillova të kuptoj se edhe im shoq me të cilin isha ndarë, më kushtonte vëmendje dhe kujdesej për mua, pavarësisht se ishim të divorcuar. Fillova të kuptoj se pavarësisht sëmundjes, unë kisha hapësira për sukses dhe arritje në jetë. Edhe ilaçet që i merrja, i shihja si burim force, energjie dhe shërimi. Jo vetëm kaq, por unë komunikoja dhe u flisja ilaçeve duke u thënë:”Ju do të më ndihmoni ta kaloj këtë sfidë!”
E di që është e pabesueshme dhe e çuditshme, por fillova të ndjej përmirësim në shëndetin tim. Shëndeti im është përmirësuar 95%, performanca në punë dhe në jetë është për tu admiruar. Këndvështrimi pozitiv dhe optimist i gjërave, reflektoi edhe në shëndetin tim fizik dhe mendor.”
Nada sot është 34 vjeçe dhe dhuron shumë buzëqeshje shprese për çdokënd që gjendet në rrethana të ngjashme.
 
--------------------------------------------
Një fragment prej ngjarjeve të banorëve të Xhenetit!
 
Ibnul Xheuzi na tregon një fragment prej ngjarjevë të banorëvë të Xhenetit ku thotë: Ndërkohë që njëri prej banorëvë të Xhenetit do të jetë duke u kënaqur në Xhennetin që Zoti xh.sh. I ka përgatitur për të ndjen sikur një dritë në qiellin e Xhenetit të tij ka lindur, dhe e kthen kokën dhe kur sheh se njëra prej hurive të Xhenetit po e thërret dhe po I thotë: O rob I Zotit, a nuk kemi dhe ne hak tek ti? Thotë ky banori I Xhenetit: Posi jo, keni dhe ju hak tek unë. Ndërkohë që shkëlqen një dritë tjëtër më e fortë sesa drita e parë shtatëdhjetëmijë herë më ë fuqishme sesa drita e parë, dhe e lë banori I Xhenetit këtë shikim dhe kthehët nga drita më ë fuqishme, ndërkohë që aty sheh një grua prej grave të kësaj bote që ka merituar Xhennetin e Zotit xh.sh. Drita e saj në krahasim më dritën e bashkëshorteve të Xhenetit e hyrivë është shtatëdhjetëmijë herë më ë fuqishmë. Dhe I thotë ky banori I Xhenetit: Po ti moj robërëshë e Zotit nga je? Thotë: Unë jam nga ajo botë, unë e kam merituar me falje dhe më agjërim, për këtë arsye dhe Zoti xh.sh. më ka shpërblyer më këtë shpërblim. Thotë Ibnul Xheuzi: e qëndron me të dyzët vjet, dhe në këmbët e saj ka tilhal që lëvizin dhe lëshojnë një mëlodi, dhe po mos ta kishte shkruajtur Zoti xh.sh. për banorët e Xhenetit pavdëkshmërinë do të kishin vdekur prej melodise së mrekullueshme që lëshojnë tilhalet që janë vëndosur në këmbët e saj.
 -----------------------------------------
Gruaja për të cilën Allahu e qortoi pejgamberin a.s!
Një djal i ri me emrin Humejd, shkoi tek Muhamedi a.s që të ankohet për gruan e tij dhe kur arriti tek profeti dëgjoi këto fjalë nga një lexues: “Në të vërtetë xhehenemi do të jetë vendtubim i të gjithë atyre…”Pas kësaj filloi të qaj dhe kështu shkoi në shtëpi.Kur erdhi nata, i fali namazet, mirëpo edhe më tej qante duke kërkuar falje deri në mëngjes. Gruaja e tij ishte e padëgjueshme dhe ai ishte ankuar tek i Dërguari i Allahut për të.Mirëpo, ajo e pyeti: Humejd, cila është arsyeja që nuk je ndalur duke qarë tërë natën? Ai i tha: “E dëgjova një lexues duke thënë: “Në të vërtetë Xhehenemi do të jetë vendtubim i të gjithë atyre…” Në ato momente Allahu i Madhërishëm në zemrën e saj e futi frikën e tha:“Do të shkoj tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s dhe do të kërkoj të lutet për faljen time. Burri i tha: Si, do të shkosh tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ndërsa unë jam ankuar për ty? Ajo shkoi tek profeti dhe qëndroi para tij duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, kam ardhur tek ty duke u penduar, lute Allahun të më fal mua. Selman El Farisiu tha: “O i Dërguari i Allahut, kjo është gruaja e Humejdit, atij që u ankua dje për të. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s ia ktheu shpinën dhe nuk dëshiroi të flas asnjë fjalë me të. Pas kësaj ajo shkoi në kodrat e Medinës duke qarë dhe duke lutur Allahun: “Zoti im, shkova tek i Dërguari Yt duke u penduar, mirëpo ai ma ktheu shpinën dhe nuk më tha asnjë fjalë. Unë vij tek Ti, Mëshira e të Cilit i kaplon të gjallët dhe të vdekurit, tek Ti, i Cili i pranon pendimet e robërve Tu dhe ua fal mëkatet… Allahu im, unë jam zhytur në mëkate ndërsa Ti je Mëshirëplotë.” Atëherë, Xhebraili shkoi tek profeti a.s. dhe i tha: O Muhamed, El – Hakku të dërgon selame dhe të thotë: “O Muhamed, një robja Ime erdhi tek ti duke u penduar, ndërsa ti nuk e pranove dhe ia ktheve shpinën. O Muhamed, ajo erdhi tek Ne dhe e pranuam, ia falëm mëkatet dhe Jemi të kënaqur me të. Gëzoje me kënaqësinë Tonë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s u tha shokëve të tij: Kush do të ma sjell atë grua? Selmani tha: Unë o i Dërguari i Allahut. E gjeti në kodrat e Medinës dhe i tha: Përgjigju të Dërguarit të Allahut. Ajo tha: O Selman, si t’i përgjigjem kur ai është i hidhëruar me mua, ndërsa Allahu është i hidhëruar me atë njeri me të cilin është hidhëruar profeti i Tij?Selmani i tha: Gëzohu, Allahu e lajmëroi profetin se është i Kënaqur me ty. Ajo u nis për te i Dërguari i Allahut dhe kur arriti atje, ai i tha:“Gëzohu, për shkak teje më ka qortuar Zot im, gëzohu se Allahu të ka falur dhe është i kënaqur me ty. Ajo nga gëzimi ra në sexhde dhe qëndroi gjatë aty. Pas një kohe i Dërguari i Allahu i tha Selmanit: Thuaji të ngrihet nga sexhdeja. Kur Selmani u afrua, ajo ishte e vdekur. Kishte vdekur në sexhde.
 
----------------------------------------
Martoje vajzën me djalin e filanit, të shërohet
Vajza e nje pasaniku ne Bagdadin e lashte, semuret rende dhe i ati, sjell per ta kuruar mjekun e madh, Ibnu Sina.Pasi e kontrolli, Ibnu Sina, pa qe nuk kishte ndonje problem fizik. Prandaj, e kapi vajzen tek pulsi i dores dhe filloi te permende emrat e disa lagjeve te Bagdadit. Kur permendi nje lagje te caktuar, ndjeu se pulsi i dores filloi te rrahe me shpejt. Mandej, filloi te permende shtepite e asaj lagjeje dhe kur u permend shtepia e dikujt, pulsi rrahu akoma me shpejt. Pas kesaj, Ibnu Sina filloi te permende emrat e burrave te shtepise dhe kur permendi emrin e nje te riu, pulsi e shtoi me shume ritmin.Atehere, Ibnu Sina i tha te atit te vajzes:”Martoje vajzen me djalin e filanit, te sherohet.”
Ky ishte i madhi Ibnu Sina

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free