Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kur pushtuesi pushton 1

“Kur mbretërit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë, dhe parinë më të zgjedhur të atij vendi i nënshtrojnë, kështu ata veprojnë”. (Kur’an 27:34).

 

 

Si u bë që muslimanët nga vende të zhvilluara të arrijnë në këtë gjendje? Pse luftërat te muslimanët? Kush janë udhëheqësit e muslimanëve? Pse nuk na pranojnë?

Pse gjendja e shqiptarëve, e muslimanëve dhe e botës është e këtillë ? Etj., etj.

Vazhdimisht polemizohet.

 

Është e vërtetë se Arabët para se të pranonin Islamin ishin të panjohur dhe të parëndësishëm. Edhe muslimanët tjerë.

Por, pasi që pranuan Islamin, përparuan shumë në çdo aspekt pozitiv.

Në dituri, në shkencë, në kulturë, në civilizim. Botën udhëhiqnin.

E vërtetë e dëshmuar.

Në Univeristetet e muslimanëve në Europë, u shkolluan edhe armiqtë e tyre.

Dhe e morrën shkencën, diturinë, kulturën, civilizimin nga muslimanët!

Pastaj muslimanët u dhanë pas jetës së kësaj bote dhe u përçanë.

Islamit më nuk iu përmbajtën si më parë dhe si duhet.

Armiqtë e shfrytëzuan rastin.

U pushtuan muslimanët.

Edhe shqiptarët muslimanë u pushtuan.

Nga armiqtë e mëdhenjë, nga armiqtw fqinjë dhe nga armiqtë e brendshëm.

Fituan pra antimulsimanët. Dhe antikombëtarët. Edhe pse u paraqitnin si patriot, si kombëtar, si muslimanë!!!

Pra, te ne fituan anti shqiptarët dhe antimuslimanët, në Turqi fituan anti turqit dhe anti muslimanët, në Arabi fituan anti arabët dhe antimuslimanët, e kështu me radhë.

Pushtetet pra prej atëherë janë në duar të antishqiptarëve, antimuslimanëve, anti popullorëve!!!

 

Pastaj Elitën likuidon

Pas pushtimit i vranë dijetarët, pushtetarët, të pasurit, prijësat, elitën.

Popujtë muslimanë dhe jomuslimanë mbetën pa kokë shtetërore, pa kokë ushtarake, pa kokë fetare, pa kokë intelektuale. Pa burra, pa trima.

Elitën e mbetur dhe popullatën i shpërngulën nga trojet e tyre.

Mbeten pra pa prijësa. Pa elitë.

 

Pastaj eksploatimin fillon

Pastaj filloi eksploatimi, kolonizimi, plaçkitja, shfrytëzimi, skllavërimi. Robërimi.

Pasurinë ua morrën dhe i bënë argatë të të huajëve. Argatë i bënë të gjithë botën.

Një herë robërim klasik, tani robërim modern.

Pushtimi nga të huajtë ndodhi pra, në tërë botën. Jo vetëm te muslimanët. Jo vetëm te Arabët, apo te Turqit apo te shqiptarët.

Prandaj gjendja. Shiqojeni sot botën!!!

 

Udhëheqës ja kush u bënë

Vendi ynë, vendet e muslimanëve, dhe vendet e botës u pushtuan dhe ende qeverisen pra nga :

Armiqtë- okupuesit, pushtuesit, kolonizuesit, ose

pakica vendore, pakicat kombëtare, fetare dhe ideologjike, ose

veglat e tyre (tradhtarët - spiunët), ose

të prishurit, ( interesagjinjtë, karieristët e sëmurë etj) që nuk iu intereson asgjë përveç interesi i tyre), ose

naivët – injorantët që nuk marrin vesh asgjë, ose

besatuesit e armiqëve, që jetojnë në vendin musliman, por që ia kanë dhënë besën armiqëve të shtetit.

dyfytyrëshat-munafikët - armiqtë të cilët fshehnin identitetin, kinse duke ndruar emrin, kombin dhe fenë.

Këta shkatërruan pastaj çdo gjë!

 

Pastaj dezinformojnë

Historinë zyrtare - jo të vërtetë, e shkruajtën vetë pushtuesit- armiqtë e hapur apo të fshehur.

Historinë botërore dhe nacionale të çdo kujt. Falsifikuan të vërtetën.

Gënjeshtrën e shkruajtën për të vërtetë. Të vërtetën e akuzuan për gënjeshtër.

Literaturën shkollore e shkruajtën vetë. Që nga fillorja deri në universitete.

Gënjyen. Devijuan mësimet e vërteta që të devijojnë mendtë.

Mjetet e informimit i morrën në dorë dhe i shndërruan në mjete të dezinformimit.

Prodhuan tru të dezinformuar. Të devijuar. Të shtrembëruar. Të mashtruar.

Dhe ende vazhdon njejtë.

 

Dituri dhe kuadro të përpunuar lansojnë

Pasi që i patën mbytur dijetarët dhe pasi i patën shpërngulur ata, lansuan dije të rrejshme dhe dijetarë të rrejshëm. Programe mashtruese dhe sisteme mashtruese.

Zgjodhën disa kuadro dhe i përpunuan në shtetet e tyre apo në qendrat e përpunimit. Hapën Fakultete dhe Universitete të programuara, të pa vlerë, prodhuan diploma të pa vlera, të diplomuar të pa vlerë të cilët kishin detyrë të propagandojnë mësimet e armiqëve të tyre. Prodhuan papagajë të tyre. Si në botën arabe si te ne. Si te muslimanët si te jo muslimanët.

Si rezultat i tërë kësaj pra, u prodhuan të diplomuar krejtësisht të klonuar- të indoktrinuar. Të cilët flisnin dhe flasin ende si armiqtë e tyre dhe vepronin e veprojnë si armiqtë e tyre.

Prandaj kemi shumë kinse dije dhe kinse intelektual.

 

Lider dhe lëvizje lansojnë

Prodhuan kinse lëvizje dhe kinse lider

Prandaj, kur fillon ndonjë lëvizje e shëndoshë civilizuese dhe e kulturuar, ata lansojnë nga elementet e tyre një lëvizje anti civilizuese dhe anti kulturore.

Kur fillojnë të mirët me u marrë me çështje madhore, ata i fusin elementet e tyre të mirren me çështje minore, formale, jo të rëndësishme duke i grindur në mes veti.

Pra, kur fillojnë lëvizjen dijetarët, ata lansojnë lëvizje nga të vegjëlit - të pa diturit.

Kur duhet të del në skenë ndonjë lider që i përket shumicës, ata lansojnë lider që i përket pakicës kombëtare, fetare apo ideologjike.

E kështu me rradhë.Vetëm e vetëm të mos lejojnë të vërtetën që të zhvillohet si duhet.

Jo vetëm te ne, por në tërë botën. Si sot, si dje.

Dituri e përpunuar, dijetar të përpunuar, kuadro të përpunuar, lider të përpunuar, lëvizje të përpunuar, luftë të programuar, revolucione të programuara, kryengritje fshatare, punëtore apo studentore të programuara etj., etj., etj.!!!

Prandaj prodhuan gjenerata e gjenerata të indoktrinuara. Të programuara.

Kur prodhuan “intelektual” të klonuar, kuptohet që prodhuan edhe popullatë të klonuar.

Kush mendon, besoj se e ka të qartë.

 

Mjetet e dezinformimit në VALËT e Anti Islamit

U muarr vesh se të gjitha mjetet e dezinformimit dhe të gjitha pushtetet janë në dorë të armiqëve të muslimanëve, në duar të armiqëve të arabëve, të armiqëve të turqëve, të armiqëve të shqiptarëve. Dhe të armiqëve të popujve.

Edhe pse ju duken se ata janë arab, turq, shqiptar apo vendor.

Ata janë armiq të tyre.

Të hapur apo të fshehur. Apo vegla të programuara në shërbim të armiqëve.

Rezultatet tregojnë qëllimet e tyre.

Prandaj dezinformata vazhdon.

 

Konstruktuan - shpifën - gënjyn

Meqë fituan te ne antishqiptarët dhe anti muslimanët, te ne u akuzua kombëtaria, Islami, Muslimanët, turqit, arabët.

Shumë shpesh, heronjtë na paraqitën për tradhëtar, e tradhëtarët na paraqitën për heronjë!

Humbjet për fitore e fitoret për humbje. Sukseset për dështime, e dëshmtimet për suksese!!!

Paraqitën për Islam atë që nuk është Islam dhe paraqitën për muslimanë ata që nuk janë musliman !!!

Akuzuan dhe shpifën për Islamin, për Pejgamberin, për Muslimanët, për Hoxhën.

Konstruktuan çdo gjë që mundën.

Mësimet, idetë, ideologjitë, programet, sistemet.

Në histori, në letërsi, në folozofi, në socilogji, në mësimet fetare, në politikë, në biologji, në astronomi etj.

Mbjellën huti. Mbjellën përçarje

Dhe bënë që edhe muslimanët e klonuar të urrejnë Islamin, të urrejnë muslimanët, të urrejnë miqtë e tyre, të donë armiqtë e tyre, të urrejnë të mirën e të donë të keqen!!!

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free