Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

25 vjecari qe sillej si femije

Një njeri i shtyrë në moshë po udhëtonte me tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç. Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej hare e madhe.Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti: -Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh!Plaku buzëqeshi.Pranë tyre ishte ulur një çift, që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq. -Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?- menduan ata. Papritmas djali bërtiti: -Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali. Më pas filloi të bjerë shi. Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. Papritmas ai bërtiti: -Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time. Shiko, shiko!Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut: -Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë? Plaku u përgjigj: -Ne sapo dolëm nga spitali. Birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh për herë të parë në jetën e tij!Çdo herë kujto: Mos tento të dish rezultatin pa i ditur mirë detajet! Nese ketije njeriu Allahu ja ktheu shikimin po ty ore njeri qe nuk shkon nje here ne Xhami kur do te hapet shikimi i shpirtit,po ty o njeri o rob i Allahut kur do te hapet Syri i Zemres. Adhurojeni Allahun para se tju bie belaja.Nese ti e Lut Allahun Kur je mire Vallahi Allahu nuk te harron ty kurre kur ti je ne veshtersi... 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free