Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Udhërrëfyes për ngjitje në male

1. Zgjedh malin në të cilin do të ngjitesh: mos i kushto rëndësi asaj se çka thonë të tjerët, siç mund të thonë: “ai është më i bukur” ose “ky është më i lehtë”. Ti do të harxhosh shumë energji dhe entuziazëm për t’ia arritur qëllimit, ndaj i vetmi je ti që ke përgjegjësinë dhe, kështu, ti duhet të dish se çfarë duhet të bësh.

2. Dije si t’i afrohesh: malet zakonisht shihen nga larg – të bukur, interesantë, por me plot sfida. Por çfarë ndodh kur provojmë të afrohemi? Rrugë ka gjithë përreth tyre, lule çelin në mes teje dhe qëllimit tënd, ajo që dukej shumë e qartë në hartë, e vështirë është në realitet. Kështu që, provoji të gjitha rrugët dhe shtigjet deri sa një ditë përfundimisht do të qëndrosh në maje të asaj se ku do të arrish.

3. Mëso nga ndonjë që veçmë ka qenë në atë pikë; pavarësisht se sa unik ndihesh, gjithmonë ekziston ndonjë që ka pasur ëndrrën e njëjtë para teje dhe që ka lënë gjurmë që udhëtimin tënd ta bëjnë më të lehtësuar – vende për të varur litarin, tragë e degë të thyera, për të ta lehtësuar rrugëtimin, pra. Ngjitja në male është jotja, ashtu sikur se edhe përgjegjësia për të, por mos harro se edhe përvoja e të tjerëve mund të ndihmojë shumë.

4. Kur shikohen prej së afërmi, rreziqet mund t’i kemi nën kontroll; pra, kur nis të ngjitesh në malin e ëndrrave të tua, kiji parasysh rrethanat! Natyrisht se në to do të ketë shkëmbinj. Në shkëmbinjtë e maleve ka plasaritje pothuaj të pavërejtshme. Ka gurë që nga stuhia janë bërë aq të lëmuar, saqë janë bërë të rrëshqitshëm si akulli. Por nëse e ke parasysh se ku je duke e bërë çdo hap, do të vëresh grackat dhe do të dish si t’ia dalësh mbanë.

5. Peisazhi ndryshon, kështu që shijoje. Natyrisht se duhet të kesh një synim në mend – të arrish në maje. Me të shkuar më lart, mund të shihen edhe më shumë gjëra, nuk ka gjëkafshë që tani të pengon, ndaj shijoje panoramën përreth teje. Çdo distancë prej një metri që e pushton, mund të shohësh edhe më larg, së këndejmi përdore këtë për të zbuluar gjëra që nuk i ke vërejtur akoma. Respektoje trupin tënd; mund të ngjitesh në një mal nëse trupit i jep vëmendjen e merituar. Ke tërë kohën që ta jep jeta, deri sa ecën pa kërkuar atë që nuk mund të të jepet. Nëse ecën shumë shpejt, do të lodhesh dhe do të dorëzohesh në gjysmë të rrugës. Nëse ecën shumë ngadalë, do të bjerë muzgu dhe do të humbesh. Shijoje peisazhin, kënaqu në ujin e freskët të pranverës dhe në frutat që natyra t’i jep me zemërgjerësi, por mos ndalo së ecuri. Respektoje edhe shpirtin tënd: ndërpre së përsërituri “Do t’ia arrij, do t’ia arrij!” Shpirti yt e di këtë, por ajo për të cilën ka nevojë është të shfrytëzosh këtë rrugëtim të gjatë për të mundur të ngrihesh e të shtrihesh në horizont, të prekësh qiellin.
Obsesionimi nuk të ndihmon për të arritur qëllimin që e ke dhe madje përfundon kur të marrësh kënaqësinë nga ngjitja në mal. Por ki parasysh: mos thuaj “qenka më vështirë nga sa mendova”, sepse kjo do të bëjë të humbësh fuqinë e brendshme.

6. Ji në dispozicion për t’u ngjitur një kilometër më shumë: rruga deri atje lart te mali është gjithmonë më e gjatë sesa mendon. Mos bjer pre e mashtrimit: do të arrijë momenti që ajo që dukej shumë afër do të jetë shumë larg. Por meqë ti qe përgatitur për të shkuar përtej, kjo më nuk është problem.

7. Ji i lumtur kur të mbërrish majen: qaj, duartrokit, bërtitju të katër erërave se ia dole, le të ta dëlirësojë era mendjen – e era gjithnjë fryn. Freskoji shputat e tua të lodhura e të djersitura, hapi sytë, pastroje pluhurin nga zemra. Ndihesh mirë, sepse ajo që dikur ishte ëndërr, tani është pjesë e jetës sate, ia dole!

8. Bëj një premtim: tani që ke zbuluar një forcë, për të cilën nuk ishe në vetëdije, thuaji vetes se do të përdorosh këtë forcë për çdo ditë që të vjen. Do të ishte mirë që gjithashtu të bëje premtim se do të zbuloje edhe ndonjë mal tjetër dhe se do të jepesh në ndonjë aventurë tjetër.

9. Rrëfeje ngjarjen tënde! Po, rrëfeje ngjarjen tënde! Paraqitjua njerëzve shembullin tënd. Thuaju të gjithëve se ajo është e mundur, së këndejmi edhe njerëzit e tjerë do të kenë kurajën për t’u përballur me sfida të tilla.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free