Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Peshkatari i zgjuar dhe Mbreti

Teksa mbreti dhe mbreteresha po rrinin ne pallatin e tyre,para tyre kaloi nje peshkatar,i cili po shiste peshk.Mbreti vendosi te blinte nje peshk dhe pagoi 4 000 derheme per te.Peshkatari u gezua pa mase.Ai e falenderoi mbretin dhe u largua.Mbreteresha u inatos qe ai pagoi kaq shume per peshkun, prandaj i tha se di ta therrisnin serish peshkatarin dhe ta pyesnin se cfare gjinie kishte peshku.Nese ai thoshte se ishte femer,ata do t'i thoshin se e donin femer.Sido qe te pergjigjej ata do t'ia jepnin peshkun dhe do te merrnin parate.Keshtu e thirren peshkatarin,por ai ishte mjaft i zgjuar dhe nuk lejoi t'ia hedhin.Kur ata e pyeten,peshkatari u pergjigj se peshku kishte gjini asnjeanese,pra as mashkull,as femer.Mbreti u mahnit nga zgjuarsia e peshkatarit dhe urdheroi qe t'i jepnin dhe 4 000 derheme te tjere.Teksa po largohej,i ra nje monedhe nga thesi i madh me para qe kishte dhe ne vend qe te largohej,filloi ta kerkonte.-"Shiko sa koprrac qe eshte ! Ne vend qe ta lere monedhen qe ta gjeje ndonje i varfer,ende e kerkon",-tha mbreteresha.Peshkatari e degjoi,prandaj u kthye dhe tha:"O mbretereshe! Nuk e kerkoj se jam koprrac,por sepse ka fotografine e Mbretit.Nuk do te lejoja askend qe te shkelte mbi figuren e tij".Mbretit iu be qejfi nga pergjigja e tij, prandaj urdheroi qe t'i jepnin dhe 4 000 derheme te tjere.Pas kesaj,mbreteresha mendoi se ishte me mire te mos fliste fare dhe ta linte peshkatarin te largohej me 12 000 derhemet,para Mbreti t'i jepte serish.