Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mbreti dhe fajkoi

Nje dite mbreti kishte dale per gjueti.Si gjithmone,me vete kishte marre fajkoin.Ate dite mbreti dhe ndihmesit e tij nuk paten fat.Gjate rruges se kthimit ndihmesit moren rrugen e shkurter,ndersa mbreti mori nje rruge me te gjate kthimi.Ishte shume vape dhe mbretit po i pihej uje.Rruges veren qe po pikonin disa pika uje prane nje shkembi.Nxjerr goten prej argjendi dhe e ve te mbushet.Ne castin qe po mbushej plot,vjen fajkoi dhe ia derdh.Mbreti inatoset,por gjithsesi e ve serish goten te mbushet dhe ne castin qe behet gati te pije,fajkoi ia derdh perseri.Mbreti ishte shume i etur dhe po zemerohej vertet shume:" Si guxon te ma besh kete ? Po te te kisha ketu do te ta kepusja qafen".Pasi e mbush per te treten here dhe po behej gati ta pinte,fajkoi afrohet serish.Por kete radhe mbreti ia pret koken me goditje.Nderkohe gota i kishte rene ndermejt dy shkembinjve dhe nuk mund ta kapte."Sidoqofte do ta gjej burimin nga rrjedh uji dhe do ta pi",-tha me vete.Teksa po shkonte drejt burimit,etja i shtohej gjithmone e me shume.Ne fund mberrin dhe shikon se prane burimit ishte krijuar nje pellg.Po cfare kishte ne pellg se ? Nje gjarper i ngordhur dhe shume helmues.Mbreti ndalon,e harron etjen dhe mendja i shkon te zogu i ngrate qe kishte vrare.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free