Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Farmacia e Allahut te Madherishem

“All-llahu është i Gjithdijshëm, i Urtë.” (Kur’an)


Një karrotë e prerë (i.e. një thelë karrote) duket sikurse syri njerëzor. Bebëza, irida dhe linjat rrezatuese duken tamam si të syrit njerëzor… dhe PO, sot shkenca tregon se karrotat e përmirësojnë shumë qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e syve.

Një domate ka katër dhomëza dhe është e kuqe. Zemra është e kuqe dhe ka katër dhomëza. Të gjitha hulumtimet tregojnë se domatet vërtetë janë ushqim i pastër për  zemrën dhe për gjakun.

Rrushi qëndron i varur në një kalavesh, i cili e ka formën e zemrës. Sëcila kokërr rrushi duket si një qelizë gjaku dhe të gjitha hulumtimet e sotshme tregojnë se edhe rrushi është ushqim vital i rëndësishëm për zemrën dhe gjakun.


Patatet e ëmbla duken sikurse pankreasi dhe faktikisht e balancojnë indeksin glicerial të diabetikëve.


Një arrë duket si një tru i vogël, një hemisferë e djathtë dhe e majtë, cerebrumet e sipërme dhe cerebellumet e ulëta. Madje edhe rrudhat ose palat në një arrë janë tamam sikurse neokorteksi. Tani ne e dimë se arrat ndihmojnë zhvillimin e mbi 3 duzinave të transmetuesve të neuroneve për funksionimin e trurit.


Fasulja (konkretisht kjo që është në foto e që në anglisht quhet kidney beans – sh.p.) vërtetë i shëron dhe ndihmon në ruajtjen e funksionit të veshkave dhe po, ato duken pikërisht si veshka njerëzore.


 

Selinoja, lakra kineze, raveni e shumë të tjera duken tamam sikurse eshtra. Këto ushqime në mënyrë specifike ndikojnë në forcimin e eshtrave. Eshtrat përbëhen nga 23 % sodium e edhe këto lloj ushqimesh përbëhen nga 23 % sodium (natrium). Nëse ju nuk keni sodium të mjaftueshëm në ushqimin tuaj, trupi e tërheqë atë nga kockat duke i dobësuar ato. Këto ushqime i plotësojnë nevojat skeletike të trupit.

Patëllxhani, avokadot dhe dardhat ndikojnë në shëndetin dhe funksionin e mitrës dhe qafës së saj – ato duken sikurse këto organe. Hulumtimet bashkëkohore tregojnë se kur një grua ha 1 avokado në javë, ajo ia balancon hormonet, e rregullon peshën e frytit (dmth. që të lind brenda përmasave normale) dhe parandalon kancerin cervikal (të qafës së mitrës). Dhe çfarë urtësie qëndron në këtë gjë? … Duhen 9 muaj që një avokado të zhvillohet nga të lulëzuarit në frut të pjekur. Ekzistojnë mbi 14000 përbërës kimik fotolitik ushqyes në sëcilën nga këto ushqime (i.e., fruta) – shkenca moderne i ka studiuar dhe emërtuar vetëm rreth 141 nga ata përbërës.


Fiqtë janë përplotë fara dhe kur të rriten (zhvillohen) qëndrojnë varur në çift. Fiqtë e rrisin levizshmërinë e spermës mashkullore dhe e shtojnë  numrin e qelizave të spermës për ta mposhtur sterilitetin mashkullor.


Grejpfrutët, portokajt dhe agrume të tjera duken sikurse gjendrrat qumështore të femrës dhe në fakt ndihmojnë në shëndetin e gjoksit dhe në lëvizjen e limfës brenda dhe jashtë gjoksit
.


Qepët duken si qelizat e trupit. Hulumtimet e sotshme tregojnë se qepët ndihmojnë në spastrimin e lëndëve të tepërta nga të gjitha qelizat e trupit. Ato madje shkaktojnë edhe lotë, të cilat i pastrojnë shtresat epiteliale të syve.



Ullinjtë ndihmojnë në shëndetin dhe funksionin e vezoreve.

“Atëherë, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?” (Kur’an, Er-Rahman: 13)


Qumështi

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se qumështi e largon (heq) zjarrin (inatin, zemërimin etj.) nga zemra, sikurse gishti që e heq djersën nga vetulla. Ai e përforcon kurrizin,  e zhvillon trurin, e rrit inteligjencën, e përtërinë shikimin dhe e menjanon harresën.

Mjalti

Njihet si ilaçi më i mirë për diarrenë (barkqitjen) kur përzihet me ujë të nxehtë. Është ushqimi i ushqimeve, pija e pijeve dhe bari i barërave. Përdoret për të ngjallë apetitin, përmirësimin e stomakut, eliminimin e plogështisë, si mjet ruajtës i mishit, balsam për flokë, mjet për qetësimin e syve dhe për larje të gojës. Është tëjet i dobishëm gjat mëngjesit kur përzihet me ujë të vakët dhe është edhe sunnet.

Vaji i ullirit

Mjekim i mrekullueshëm për lëkurë dhe flokë, e pengon (vonon) pleqërinë, mjekon inflamacionët e stomakut.

Këpurdhat

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se këpurdha është mjekim i mirë për sytë, ajo shërben edhe si një formë për rregullim gjat lindjes dhe pengon paralizën.

Rrushi

Pejgamberi (s.a.v.s.) e donte shumë rrushin. Ai e pastron gjakun, të jep forcë dhe shëndet, i përmirëson veshkat dhe i pastron zorrët.

Hurmet

Pejgamberi Muhammed (s.a.v.s.) ka thënë se një shtëpi pa hurme nuk ka (posedon) ushqim, si dhe të hahet edhe në kohën e lindjes së fëmijës.

Fiqtë

Është një frut nga Parajsa (Xhenneti) dhe mjekim për hemorroidet (majasëll).

Elbi

I mirë kundër temperaturës (etheve) në formë supe.

Pjepri (si dhe shalqiri)

Pjepri përmban 1000 bekime dhe 1000 mëshira. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Asnjëra nga gratë tuaja që është shtatzënë dhe që ha shalqi, nuk do të dështojë në të lindurit e pasardhësve që janë të mirë në fytyrë (dmth. të bukur) dhe në karakter.”

Shega

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se ajo të pastron nga Shejtani dhe aspiratat e këqija për 40 ditë.

Uji

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë se pija më e mirë në këtë botë dhe tjetrën është uji. Kur të jeni të etur pijeni atë me gllënjka (me ndërprerje) dhe jo menjëherë (me një gllënjkë), meqë kjo e fundit i shkakton dëm mëlçisë.

Kështu pra, paqja qoftë mbi të Dërguarin tonë të dashur (s.a.v.s.), i cili na përgatiti me dituri të mrekullueshme që edhe mendjet më të ditura i habisin. Qoftë ky informacion  i dobishëm për të gjithë ne Insha All-llah, Amin!

 

Shqipëroi: Daim Abazi