Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Besnike dhe e zgjuar

Gjatë gjithë jetës, kishte qenë koprrac dhe dorështrënguar. Ky tipar nuk i kishte ndryshuar as në çastet e vdekjes, para se shpirti i tij të ngjitej në qiell. Pak çaste para se të ndërrojë jetë, i thotë të shoqes:”Pasi të vdes, dua që ti marrësh të gjithë depozitat e mia dhe ti fusësh në arkivol. Dua ti marr të gjitha paratë për të cilat kam punuar dhe derdhur djersë, me vete në varr.”
Pasi mori aprovimin e të shoqes për këtë, ai i mbylli sytë për të mos i hapur më kurrë. Ajo i premtoi se të gjithë paratë e tij, do ia vendosë në arkivol dhe do të varrosen bashkë me të.
Ai qëndronte i shtrirë në arkivol, sakaq e shoqja qëndronte përbri tij, e ulur në një karrige, duke derdhur lot për të shoqin e vdekur. Të gjithë kishin veshur rroba të zeza. E shoqja shoqërohej nga mikesha e saj, e cila e ngushëllonte herë pas here.
Pak para se arkivoli i të vdekurit të zbritej në varr, e shoqja thirri:”Prisni pak!” Mandej, ngriti kapakun e arkivolit, futi një kuti metalike brenda dhe pasi e riktheu kapakun në vend, i lejoi punonjësit ta zbresin arkivolin në varr. Pasi përfundoi funerali, mikesha i tha:”E dashur mike! Unë e di që nuk je aq e marrë saqë të fusësh gjithë pasuritë në varr bashkë me tët shoq.”
Gruaja iu përgjigj:”E dashur! Ti e di që unë jam e ndershme dhe që nuk mund ta shkel premtimin. Unë i pata premtuar tim shoqi se do ia vendos të gjithë paratë në arkivol dhe ashtu bëra.”
Mikesha e pyeti:”Mos do të thuash se të gjitha paratë i fute në arkivol bashkë me tët shoq?! Jam e bindur se nuk e ke bërë diçka të tillë.”
Ajo iu përgjigj:”Sigurisht që e kam bërë. Pasi i kalova të gjithë llogaritë e tij në emrin tim, shkrova një çek në emër të tim shoq, ku shuma përbënte të gjithë pasurinë e tij. Mandej, çekun e futa në arkivol bashkë me të. Prandaj, nëse mundet, le të shkojë ti marrë dhe ti shpenzojë si të dojë.”