Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vlerësojeni vetveten

Dr. James Gilke thekson:” Problematika e dëshirës për të qenë vetvetja është e vjetër sa vetë historia e njerëzimit. Po ashtu problematika e mosdashjes së vetvetes është burim madhor i çekuilibrit dhe shqetësimit personal.”

   Angelo Battero ka shkruar trembëdhjetë libra dhe mijëra artikuj rreth edukimit fëminor. Ai thotë:”Askush nuk është i mjerë siç është ai i cili dëshiron të mos jetë si vetvetja, apo si trupi dhe mendimet e tij.”

  “Vërtet, veprimi i juaj është i llojllojtë”(92:4).

   Çdo person ka cilësitë, veçantit dhe talentet e veta, andaj askush mos të shkrihet në tjetrin. Ty të krijoi All-llahu xh sh. Me aftësi të caktuara, që t’i kryesh veprat e caktuara të përputhura me aftësitë që i posedon, dhe ashtu siç thonë:” Lexo vetveten, që të dish se çfarë të ofrosh (punosh).

   Emersoni në esenë e tij rreth ”Mbështetja në vetveten” thotë: ”Do të vijë koha kur njeriu do të arrijë në dituritë shkencore që të bindet dhe të besoj se xhelozia është injorancë, imitimi është vetëvrasje, dhe se veten duhet ta konsiderojë ashtu siç është, sido që të jetë momenti e koha, ngase ky është caktimi i tij. Pra, fuqia e brendshme që gjendet në bredësinë e tij është e re në natyrë, sa që askush nuk di këtë fuqi të re, madje edhe njeriu që e posedon në vetvete derisa ta provojë.

  “Dhe thuaj:”Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i Dërguari i Tij e besimtarët”(9:104).


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free