Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mësimet e MASONERISE 2

II.4  Mësimet (besimi) e masonerisë

 Në këtë pjesë do të cekim diçka në lidhje me mësimet kryesore të shoqërisë së masonerisë dhe besimi i tyre (në çka besojnë). Është me rëndësi të ceket se, atë çka e thonë kundërshtarët e kësaj organizate për besimin e tyre, vet masonët nuk e pranojnë një definim të tillë për besimin e tyre, porse në esencë, prapë, besimi i tyre mbahet në sekret.

Mësimi kryesor në masoneri, është fshehtësia, dhe prej në fillim kur anëtarësohet ndonjë anëtar i ri, atij i bëhet me dije, se nuk lejohet të nxirret jashtë lozhës mësimi që e merr brenda dhe se tërë jetën është i obliguar t`a mbajë fshehtë.

Masoneria nuk është organizatë e fshehtë, sidomos pas vitit 1717, porse mësimet e saja janë të fshehura prej opinionit, kështu që mbesin sekret mësimet e saja, sepse çdo organizatë, mbledhjet e veta normal se do t`i kryej pas dyerve të mbyllura, siç thotë edhe Gardner: “…nëse i kryejnë ritualet pas dyerve të mbyllura, mos duhet të dyshojmë se fshehin kushedi çfarë sekretesh Kabalistike? Ndoshta, në ndonjë rast, por në më të shumtën e herëve, bëhet fjalë thjeshtë për dëshirën për të ruajtur një çikë `privacy`. Rituali mason është bërë i njohur dhe është publikuar, i disponueshëm për të gjithë. Nuk është i fshehtë. Dhe nuk janë të fshehta, në kuptimin e ngushtë, as veprimtaritë e kryera nga lozhat. Bëhet fjalë, mjaft thjeshtë për veprimtari “private”.24

Po ashtu, sipas të njëjtit autor, në masoneri, të fshehta janë vetëm shenjat, prekjet dhe parullat e njohjes, me të cilat ithtarët njihen mes vete.25

Por sipas autorëve tjerë mason, thonë se: pse të jetë e tërë kjo fshehtësi, kur nuk ka asgjë për t`u fshehur? Por vallë, a ka diçka që ndoshta mbahet fshehtë edhe nga vet masonët e shkallëve të ulëta, fshehtësi që i dinë vetëm ata të shkallëve më të larta?26

Asnjë nga hulumtuesit e shkencës okultiste nuk do të mohoj se shumë nga udhëheqësit e masonerisë kanë qenë në kërkim të fshehtësive të magjisë.27

Masoneria vepron si mbrojtëse e mistereve antike, duke e ruajtur në siguri sasinë e madhe të dijeve të lashta dhe duke e zbuluar atë pjesë-pjesë në grada të ndryshme. Masoneria është një shkollë moderne e mistereve, e cila shërben për t`i mbajtur gjallë Misteret Antike.28 Masoneria shërben dhe ka synim që të mbledh dhe të rruaj arkivat e lashta të dijes njerëzore.29 Pra, kështu e definojnë shumica e analistëve dhe historianëve mason fshehtësinë e masonerisë.  Principet kryesore të masonerisë në të cilat bazohet ajo, janë: Dashuria vëllazërore, ndihma dhe e vërteta.30

 
II.4.1  Zoti i masonëve

 

 

Masoneria po ashtu ka zotin e vet të cilin e besojnë, por ata nuk thonë se besojnë në ndonjë nga zotat e feve qiellore, por kanë zotin e tyre të cilin e fshehin pas shumë emrave. Në masoneri, kur anëtarësohen në fillim, anëtarit nuk i kushtëzohet se cilin besim e ndjek, porse vetëm të besoj në ndonjë hyjni supreme, që në masoneri njihet me emrin Arkitekti i Madh i Universit apo Qenia Supreme, duke mos përdorur terme zot, Allah, Buda, apo Jezus.31

Në masoneri, bëhet e ditur se emri i humbur i zotit të cilin ata adhurojnë nuk është Jahve apo Jezu, por është Jahbuhlun (prej Jah-Baal-On).32

Pra, e kuptojmë se zoti i masonëve nuk është Zoti i vërtetë që duhet të besohet, por se është një zot, të cilin e quajnë me emra të ndryshëm, që në fund nënkuptohet se besojnë në djallin, apo siç e quajnë ata, Luciferin.

Lozhat masone besojnë dhe adhurojnë Luciferin, të njohur edhe si Satana,33 këtë e kuptojmë edhe nga deklaratat e vet disa masonëve të rangjeve të larta, siç është Albert Pike, apo Kabalisti Eliphas Levi. Elifas Levi pranon faktin se djalli dhe Luciferi janë një i vetëm. Ai thoshte se të krishterët gabimisht e besojnë djallin si armik, porse ai është ndihmës dhe mirëbërës i njeriut. Ai e cilësonte djallin si “engjëll që kryeson dritën e së vërtetës”.

Masonët nuk adhurojnë djallin (kështu thonë publikisht) porse e lavdërojnë Luciferin.34 Po ashtu, lideri masonik, gjenerali suprem Albert Pike, pranonte se masonët adhuronin Satanën, Satana është mohimi i zotit, Luciferi është sjellësi i dritës` thoshte ai.35 Po ashtu, Henri Makov, deklaron se qëllimi i familjeve të pasura që janë të inkorporuar në rangjet e larta të masonerisë, janë të përkushtuar në adhurimin e Luciferit, shkatërrimin e fesë Krishtere dhe ndërtimin e tempullit pagan në Jerusalem.36 Por, kush është Luciferi? Emri Lucifer rrjedh prej Lux-pher që d.m.th. sjellësi i dritës; ylli i mëngjesit; planeti Afërditë kur lind para diellit, etj. kurse kuptimi esencial është se ky emër aludon në “engjëllin” e dritës, i cili u bë engjëlli rebel ndaj urdhrit të Zotit; aludon kreun e djajve; pas vitit 1667 emri Lucifer bëhet term i cili tregon Satanën.37 Disa autorë mason mohojnë se masonët janë Satanist, por nuk mohojnë se janë Luciferian. Ata thonë: Luciferianët mendojnë se po veprojnë mirë, kurse Satanistët e dinë se janë të ligë. Si dhe se zoti i urdhrit mason është Luciferi.38

 
II.4.2 Masonët dhe Kaballa

 

 

Libri i Kaballës është një ndër librat bazë në shoqërinë masonëve. Këtë e pohojnë shumë studiues të kësaj organizate. Kaballa është tradita e fshehtë gojore e Hebrenjve, një element shumë i fuqishëm i cili është inkorporuar në sistemin mason.39 Tradita masone ishte e lidhur me fije të dyfishtë me urtësitë filozofike të Kabalës40 dhe nëse analizojmë, do të shohim se masoneria është e bazuar plotësisht në Kaballa, si dhe në të gjitha ritualet masone, do të hasni elementet e Kaballës.41 Masoneria e lavdëron mësimin kaballist, ritualet masone mbështeten plotësisht në këtë libër, i cili është libër i magjisë së zezë judaiste, kurse prejardhja e saj është nga magjia e Babilonisë dhe Egjipti. Kaballizmi mbron doktrinën se Djalli është zoti i vërtetë, Kaballizmi është baza e magjisë moderne, astrologjisë, numerologjisë, letrave të fatit, mësimi se e mira dhe e keqja janë një.42 Po ashtu, shkrimtarë tjerë në lidhje me Kaballën deklarojnë: `Kaballa paraqet një filozofi metafizike hebreje të shtrembëruar, e cila qëllimin kryesor e ka të përqendruar në flakjen e besimeve tjera në Zot…Masoneria moderne e ka ruajtur kuptimin kryesor të Kabalizmit. Të gjitha sistemet masone, paraqesin në të vërtetë mendime kaballiste`.43

Pra, nga e tërë kjo kuptojmë, se masonët veprojnë dhe bëjnë ceremonitë dhe ritualet e tyre në bazë të librit magjik okultist Kaballa. E kjo na lë të kuptojmë se edhe vetë mësimet dhe besimi mason është i ngritur mbi bindjet Kabaliste.
II. 5 Depërtimi i `Mendjendriturve` – (Illuminati) nëpër lozhat e masonerisë dhe qëllimet e tyre

 

 

Për të kuptuar zhvillimin e politikës botërore së sotme, është me rëndësi të kuptojmë se kush është organizata e masonerisë, dhe nga kush janë të ndikuar ata; ndikimi i shoqërisë së fshehtë të Iluminati-ve (Mendjendriturit, termi Iluminati -të ndritur, i referohet Luciferit, që d.m.th. sjellësi i dritës) në lozhat masone, pasi kjo është një pikë kyç e cila shpalos dallimin në mes masonëve të shkallëve fillestare dhe të atyre të rangjeve të larta në hierarki dhe politikë. Masonët sot janë të njohur si organizata që sundon botën, por në esencë, dikush përmes masonëve dhe lozhave të tyre arriti që të arrij dominimin politik, e ata janë padyshim `Mendjendriturit`. Këtë më hollësisht do ta sqarojmë në vijim.

Shoqërinë e fshehtë të Iluminati-ve e themeloi Adam Vajshop, i cili u lind më 6 Shkurt 1748, në Gjermani. Ai ka qenë prift në radhët e Jezuitëve*. Me datë 1 Maj 1776, (Kjo është arsyeja kryesore se përse festohet 1 Maj) në Bavaria të Gjermanisë, ai themeloi lëvizjen e Iluminati-ve, e cila u themelua në principe të rregullave dhe parimeve Jezuite. Pas vitit 1778, anëtarët e saj arrijnë t`i nënshtrojnë lozhat masone, të cilët fillojnë ta realizojnë në përpikëri politikën e tyre. Të gjitha pozitat komanduese në lozha i zënë njerëzit e Vajshopit. Qëllimi i kësaj lëvizje është revolucioni botëror dhe themelimin e Rendit të Ri Botëror. Është e përhapur ngado në botë dhe prej momentit kur i marrin lozhat masone në dorë, Iluminati-të bëhen fuqi sunduese dhe fillojnë që t`i realizojnë planet e errëta për zhdukjen e Krishterimit dhe likuidimin e qeverive botërore. Vajshopi për t`i zënë të gjitha lozhat masone ka paramenduar një sistem të fshehur me anë të cilit njerëzit e tij do të jenë në vendet kyçe të lozhave masone, të arrijnë në vende të larta në politikë dhe të marrin qeverinë dhe udhëheqjen e lozhave. Udhëheqja e Rotshildëve, Vajshauptit dhe Jezuitëve është kushtuar përçarjes dhe sundimit të masave përmes luftërave dhe konflikteve, duke manipuluar politikën, financat dhe fenë, ku Rotshildët* e ndihmuan Vajshauptin që të infiltrohet në mesin e masonëve, në lozhën e Masonerisë së Lindjes së Madhe, po ashtu edhe Iluminatët të infiltrohen në mesin e masonëve të lirë. Për t`u shërbyer Rotshildëve (shefave të vet), Vajshopi hartoi programin prej shtatë pikëve: Shkatërrimin e qeverive paqedashëse, heqja e trashëgimisë, zhdukja e patriotizmit, zhdukja e familjes, heqja e religjionit dhe krijimin e Rendit të Ri Botëror (New World Order- kjo është parulla e Sh.B.A.-së, Vatikanit, etj).44

Iluminatët morën nën kontrollin e tyre shumë grupe, si Jezuitët, Opus Dei, Kalorësit e Maltës, Kalorësit Tempullarë dhe Masonët. Nivelet më të larta të lëvizjes së Iluminati-ve janë persona që praktikojnë Satanizmin (adhurimin e djallit si zot) dhe se Iluminati janë një kult sekret Luciferian që përfaqësojnë rendin më të lartë frimason.45

Këto grupe që udhëhiqeshin nga Iluminatët, si masonët, Bilderbergët, Jezuitët dhe Sionistët, fuqizohen dhe financohen të gjithë nga bankierët.46

Thamë se, masoneria dhe lozhat e saja janë okupuar nga sekti i Iluminati-ve, dhe masonët e rangjeve të ulëta nuk e dinë qëllimin kryesor të atyre nga shkalla e lartë, të cilët udhëhiqen nga “Mendjendriturit”, masonët e shkallëve të ulëta janë shumica njerëz punëtor dhe pa qëllime negative, porse keqpërdoren nga Iluminatët si mbulesë.47

Një marrëveshje u arrit në mes Iluminati dhe masonëve në Kongresin e Vilhelmsbad më 20 Dhjetor 1781, ku Iluminatëve iu shtuan edhe tre degët e ulëta të masonerisë.48 Kurse më vitin 1786, në kongresin e tretë Masonik në Frankfurt, Iluminati kishin në kontroll të gjitha shoqëritë masonike, që në total përfshinin tre milion anëtar nëpër tërë botën.49

Menli Holl, mason i gradës 33, studiues më i madh i lozhave masone për shek.XX, në librin e tij Lexime të filozofisë së lashtë zbulon se udhëheqja kryesore e Iluminati-ve vjen prej lozhave masone dhe se masonët e rangjeve të mesme të lozhave masone as që e kanë idenë e planit të madh. Po ashtu, masonët tipik të rangjeve të ulëta nuk e dinë se brenda vëllazërisë së fshehtë masone ekziston një elitë anonime por me shumë pushtet dhe e organizuar mirë që synon sundimin global dhe nxit përhapjen e pushtetit të Luciferit.50

Ky rreth i brendshëm i Iluminati është guri i majës së piramidës së shkallëve masone. Shkallët e Iluminati fillojnë aty ku përfundojnë shkallët e masonëve. Ky rreth i brendshëm përmes masonëve sot kontrollon agjencitë e inteligjencës, policinë, shërbimet e sigurisë, forcat e armatosura të shteteve më të fuqishme të botës, kontrollon Vatikanin, Kishën Katolike, Sh.B.A-në dhe luftërat e tyre, bankat, ekonominë, media, industritë e fuqishme, politikën, gjykatat, arsimin, mjekësinë, tregtinë, tregtinë e drogës, etj..51

Po shohim se organizata masone kontrollohet në mënyrë të fshehtë nga padronë çifut,52 ku edhe vetë masonët janë të mashtruar prej tyre,53 sepse pjesa dërmuese e anëtarëve në lozha masone nuk janë satanistë,54 masonët e thjeshtë nuk e dinë se çka punohet dhe nuk i dinë qëllimet e shkallëve të larta të organizatës, por disa të zgjedhur e dinë shumë mirë.55

Por edhe vetë Iluminati janë vegël e cila përdoret sot nga ana e bankierëve Kaballist dhe disa familjeve të cilat e drejtojnë lëvizjen e Iluminati siç janë Rotshild, Rokfeler dhe Vinsdor.56

Këto organizata, përdoren nga këto familje të mëdha për qëllimet e tyre, siç janë p.sh. krijimi i një shteti global policor, mundësinë e zgjedhjes së presidentëve amerikan, shndërrimin e Palestinës në shtet hebreo-mason. Po ashtu kanë qëllim reduktimin e popullatës në botë dhe zvogëlimin e numrit të njerëzimit prej 6 miliard në më pak se 1 miliard. Ata kanë për qëllim krijimin e një Qeverie Botërore (Novus Ordo Seclorum) e cila është edhe parullë masone dhe rindërtimin e Tempullit të Solomonit.57 Qëllimet e tyre janë skllavërimi i njerëzimit në aspektin mendor, emocional, shpirtëror dhe fizik, njerëz të pajisur me mikroçipe, e gjitha kjo të arrihet përmes një diktature globale, të centralizuar me një qeveri botërore, një ushtri, një bankë qendrore, një monedhë, një fe botërore dhe në fund të sjellin në krye të tyre atë që e quajnë “Antikrishti”.58

Dora e tyre fshihet pas vrasjes së shumë njerëzve të famshëm siç është vrasja e papa Gjon Pali I, në vitin 1978, i cili ishte në fron vetëm 33 ditë59 (numri 33 ka rol të rëndësishëm për këto shoqata, e cila do shpjegohet më pas), po ashtu vrasja e kryetarëve të Sh.B.A.-së Abraham Linkoln dhe John F. Kennedy60 (Shkak i vrasjes së këtyre dy kryetarëve, është se këta dhanë opsionin që edhe Qeveria e Sh.B.A.-së të ketë të drejtë shtypjen e parave, e jo vetëm Rezerva Federale, e cila nuk është nën pushtetin e Qeverisë, por kjo teori nuk u kuvendonte bankierëve dhe Konspiratorëve, andaj edhe i likuiduan) etj.

Qëllimet kryesore të tyre mund të shihen në Protokollet e tyre të cilat janë të njohura në botë si Protokollet e të Urtëve të Sionit, këta protokolle u shërbejnë masonëve si leksione.61

Pra, në këtë pjesë treguam në lidhje me shoqërinë e cila qëndron pas masonëve, familjet më të fuqishme në botë, qëllimet e tyre dhe politika, ndikimi i tyre dhe roli.
II. 6 Anëtarët e famshëm të masonerisë, shtrirja dhe autoriteti

 

 

Masoneria është një organizatë, e cila brenda viteve ka ngërthyer në rrethin e vet një numër të madh të anëtarëve, me një shtrirje botërore, si dhe një numër i madh i këtyre anëtarëve, ishin njerëz të famshëm në aspektin politik, ekonomik, ushtarak, etj.  Kurse në vazhdim do t`i cekim këto anëtar të famshëm, si dhe numrin e masonëve në botë.

Para se të cekim anëtarët, të tregojmë se, autoritetet masone thonë se, rangjet masone janë plot e përplot me njerëz me influencë dhe të fuqishëm (udhëheqës botëror), por kjo nuk do të thotë se masoneria ka në duart e saj frerët e qeverisjes së botës, pasi ata nuk kanë qëllim sundimin, por vlerat shpirtërore, filozofike dhe edukative.62 Por, ky është vlerësimi i masonëve për veten, kurse të tjerët, kanë pikëpamje tjetër mbi këta udhëheqës të fuqishëm të cilët janë anëtar në lozhat masone.

Ndër anëtarët më të famshëm të masonerisë, me të cilët krenohet edhe ajo vet, janë: Xhorxh Washington, Xhon Hankok, Benjamin Franklin, Samuel Adams, Xhon Adams, William Devis, Tomas Hatkinson, nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Sh.B.A.-së, 50 prej 56 nënshkruesve ishin mason, prej 55 delegatëve të Konventës Kushtetuese, 31 ishin mason, si dhe 33 prej 74 gjeneralëve nën urdhër të Washingtonit ishin mason;63 po ashtu Kerry, Mekkejn, Sarkozi, Angela Merkel, Vlladimir Putin; politikanët që mbështesnin sionizmin ishin mason;  autori i himnit amerikan Francis Skot Ki, ishte mason; më shumë se gjysma e presidentëve amerikan ishin mason siç janë: Washington, Madison, Adams, Xheferson, Monro, Xhekson, Van Buren, Tajler, Tejlor, Pirs, Bakanan, Xhonson, Garfild, McKinli, Teodor dhe Franklin Ruzvelt, Taft, Harding, Truman, Ford, Regan, Klinton, Bush, Bush i riu dhe Obama.64 Familja mbretërore britanike ka qenë gjithmonë pranë masonerisë;65 mason nga Evropa ishin: Winston Çërçil, Sesil Rodi, Horatio Nelson, Artur Wellington, Xhon Moore, Simon Blivar, Xhuzepe Garibaldi, Jozef Hajdën (autor i himnit gjerman), Wolfgang Amadeus Mozart, Johan Wolfgang fon Gete, Aleksandër Pushkin, etj.66 si dhe politikan tjerë të famshëm si: Robespieri, Napoleoni, Lenini, Stalini, Marksi, Gorbaçovi, Boris Jelcin, Musolini, Ariel Sharon dhe Fidel Kastro.67

Këto ishin ndër masonët më të famshëm të cilët janë të evidentuar nëpër lozha si anëtarë të saj, si dhe masoneria nuk e mbulon emrin e tyre, kurse tash do të tregojmë mbi numrin dhe anëtarët e saj nëpër botë, shtrirja dhe përhapja.

Është e konfirmuar se në vitet e `70 të shek.XX, në botë ka pasur 6 milion mason, 4 milion vetëm në Sh.B.A.68 si dhe numri i lozhave ka arritur në 30.00069 ku vetëm në Britaninë e Madhe ka 3000 lozha masone.70 Ndër themeluesit e ShB.A.-së, llogariten masonët, po ashtu thuhet se masoneria qëndron prapa krijimit të OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) dhe të shtetit të Izraelit.71 Lozhat masone u përhapën kudo nëpër botë, në Angli, Francë, Sh.B.A, Rusi, Spanjë, Gjeorgji, Afrikë, etj.72

 

 
II.6.1  Lozhat masone

 

 

Para, se të fillojmë me kapitullin e radhës, është e vlefshme që të cekim se çka do të thotë lozhë masone, pasi lozhat janë të një rëndësie të veçantë në sistemin mason, si dhe shpesh ceket në punim, andaj do të japim një sqarim të vogël në lidhje me kuptimin e lozhës.

Termi lozhë (Lodge, ang.) përdoret për të treguar një takim mason të thirrur, tregon vendin  dhe sallën ku mbahen mbledhjet masone,73 kurse në kuptim ezoterik, lozha simbolizon universin në tërësi, po ashtu simbolizon tempullin e mbretit Solomon. Forma e lozhës shtrihet në gjatësi me drejtim Lindje-Perëndim, kurse në gjerësi, me drejtim Veri-Jug. Duhet të ketë formën e Paralelogramit dhe të jetë me dy hyrje.74

Lozhat e para fillojnë të paraqiten në fillim në Skoci nga shek.XV,75 por këto kanë qenë tubime shumë të fshehta, kurse publikisht ndërtohen me themelimin zyrtar të masonerisë. Në lozha lejohet të hyjnë vetëm burrat, ndërsa grave u ndalohet të hyjnë, kurse lozhat e Irlandës pranonin edhe gra në radhët e tyre.76

Këto ishin të dhëna të mjaftueshme të cilat na e bëjnë më të qartë shoqërinë e masonëve.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free