Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

U bejme mire,pse na e kthejne me te keq ?

Pyetje:”Shpesh herë na ndodh që personave që u kemi bërë mirë, të na e kthejnë me të keqe, saqë shpesh herë mbetemi të hutuar; A të vazhdojmë të bëjmë mirë apo jo? Si të veprojmë në raste të tilla?”
Shejh Sharavi
Përgjigje:”E mira klasifikohet në dy lloje; E para, e mirë që bëhet për hatër të Zotit dhe shpërblimi pritet prej Tij. E dyta, e mirë që bëhet për hatër të njeriut dhe shpërblimi pritet prej njeriut.
Lidhur me llojin e parë, Zoti ka premtuar shpërblim deri në dhjetë fish për të mirën. Kështu, kur u bën mirë njerëzve për hatër të Zotit dhe shpërblimin e pret prej Zotit, kjo e mirë do të shpërblehet dhjetë fish prej Zotit.
Por, ka njerëz të cilët bëjnë mirë sepse presin mirë prej njerëzve, jo për hatër të Zotit. Njerëz të tillë u shërbejnë njerëzve për interesa personale dhe shërbime të tilla bëhen për hatër të njerëzve dhe jo për hatër të Zotit. Prandaj, këta njerëz nuk përfitojnë nga shpërblimi i Zotit. Nëse bën një të mirë për ti bërë qejfin një njeriu, apo për ndonjë interes personal, shpërblimin duhet ta presësh prej tij.
Është në natyrën e njeriut që të bëjë padrejtësi. Që këtu, e ke të vështirë që teksa e bën një të mirë për hatër të dikujt, të kërkosh shpërblimin nga Zoti, sepse këtë të mirë nuk e bëre për hatër të Zotit, madje as që e ke menduar qoftë dhe për një sekondë nëse kjo vepër e kënaq Zotin. Impenjimi yt më i madh ka qenë ti bësh qejfin njeriut dhe që këtu, shpërblimi duhet pritur prej njeriut.
Kur e vepron një të mirë për hatër të Zotit, ajo shpërblehet dhjetëfish prej Zotit. Thotë Zoti në Kuran:”Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!” (Insan,
Përderisa kjo e mirë është kryer për hatër të Zotit, e përderisa ti nuk e pret shpërblimin prej njeriut, madje nuk pret as mirënjohje dhe falënderime, shpërblimi do të jepet si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën.
Por nëse mirën e bën për hatër të një personi, pra për ti bërë qejfin atij, atëherë s’ke përse e pret shpërblimin prej Zotit. në këtë rast, shpërblimi i njerëzve i nënshtrohet standardeve dhe moraleve të tyre. Ka njerëz, të cilëve Zoti u ka dhënë shumë të mira, gëzojnë shëndet të mirë, kanë pasuri të shumta, jetojnë në një vend të qetë dhe të sigurt etj... mohojnë vetë ekzistencën e Zotit, Atij që i ka dhënë jetën dhe gjithë të mirat. E nëse këtë e bën me Krijuesin dhe dhuruesin e gjithë të mirave, mos prit të jetë mirënjohës me ty për një të mirë të caktuar.”


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free