Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Udhetimi pa kthim

Papritmas ... vjen lajmi se… ka vdekur Abdullahu! Sejid Huderiju, Allahu i qoftë i kënaqur me të, kumton se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur ta vendosin kufomën e ta bartin burrat mbi kraharor, nëse është e mirë thotë “ngutuni”. E, nëse është e keqe, i thotë familjarëve të vet “o mjerë për mua! ku po më dërgoni?” E dëgjon zërin e saj çdo krijesë, pos njeriut. E sikur ta dëgjojë njeriu, do të alivanoset.” Çfarë do të mbetet? Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kufomën e pasojnë tri gjëra: familja, pasuria dhe veprat e tij. Dy kthehen mbrapa e mbetet një: kthehet familja dhe pasuria e mbesin veprat e tij.” Këshillë! Transmetohet nga ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vizatoi një katror me një vijë në mes, me gjatësi jashtë kufijve të katrorit, pastaj vizatoi disa vija anësore në vijën që gjendet në mes të katrorit dhe tha: “Ky është njeriu e ky është exheli i tij që e ka rrethuar, e kjo vijë me gjatësi jashtë katrorit aludon shpresat e tij dhe këto viza të vogla anësore brenda katrorit janë sprovat dhe fatkeqësitë. Nëse shpëton nga njëra e kafshon tjetra, e nëse shpëton nga njëra e kafshon tjetra.” Allahu i Madhëruar thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kiametit. E, kush i shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” E çfarë pastaj? Përfundoi çdo gjë ... familja qan ca ditë e të harron... largohen nga varri yt e ti dëgjon zhurmën e këpucëve të tyre. Do të mbetesh vetëm... Sikur ti të kesh mundësi të ringjallesh, çfarë do të shpresoje, një cigare, një gotë alkool, një këngë, një çoroditje apo që t’i kthehesh rrugës së Allahut? Imagjino veten tënde në këtë moment! Në varr do të pyetesh për veprat e tua, çfarë do të përgjigjesh? 200 filma nga Hollivudi, 100 mbrëmje argëtuese apo namazet që të ndërmjetësojnë për ty, vepra që do të bëjnë dobi?! Mjafton vdekja për këshillë. Furnizohu për udhëtimin tënd dhe furnizimi më i mirë është devotshmëria. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (El-Bekare: 281)