Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

STUDIM:FACEBOOK I DEMSHEM PER SHENDETIN, NXIT DEPRESIONIN

Në mesin e shkencëtarëve është rritur shqetësimi se shpikjet e teknologjisë së re, si e-mailet,SMS mesazhet ose facebook-u nuk janë të mira për trurin,ashtu sikur sasia e madhe e sheqerit ose yndyrnave që nuk janë të mira për trupin, bënë të ditur San Francisco Chronicle.Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko,publikuan studimin se kryerja e veprimeve të shumta në të njëjtën kohë, pengon kujtesën afatshkurte.Por, shkëputja e vëmendjes duke përdorur telefonat celularë apo rrjetet sociale mund të pengoj edhe kujtesën afatgjate dhe performancën mendore.Eshtë treguar se personat që bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë,kanë rezultate më të dobëta në testet që prej tyre kërkohet të kalojnë nga një detyrë në tjetrën,nga ata që janë më pak të prirë për multitasking.Psikiatrët shqetësohen nga fakti se disa njerëz të fiksuar shumë me teknologjinë e re sillen si të varur dhe nuk janë në gjendje t’’ju rezistojnë “bukurive” teknologjike edhe atëherëkur ajo i dëmton.Personat e tillë e kanë vështira të pushojnë gjatë periudhës së hyrjes në internet apo derisa korrespondojnë me SMS.Personave të tillë u rekomandohet që herë pas here t’i fikin telefonat celularë dhe kompjuterët,dhe në qetësi të përqendrohen në disa aktivitete të përditshme, si p.sh. leximin e një libri.“Facebook”-u, sipas shkencëtarëve, është shkaktari i depresionit që ndërlidhet me mediet shoqërore,sidomos ndikon tek adoleshentët, të cilët pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojnë në këtë sajt.Edhe pse shkencëtarët nuk pajtohen rreth asaj se nëse ky lloj depresioni vetëm sa është përkeqësuar me “Facebook”-un, apo është shkaktuar me sajtin,ekzistojnë vështrime të përgjithshme që konstatojnë se “Facebook”-u ndikon keq te fëmijët që kanë shkallë të ulët të vetëbesimit.

Njëri nga problemet është radhitja e fotografive të një pjese të adoleshentëve,ku më pas pjesa tjetër mendon se nuk janë po aq të mirë sa bashkëmoshatarët e tyre.Me këtë rast krijohen ndarje midis tyre.Kjo mund të jetë më e dhimbshme se të qëndrosh ulur në një skaj gjatë kohës së drekës.Këshillohet që prindërit sa më shpesh të bisedojnë me fëmijet e tyre rreth pasojave të depresionit, shakave të ashpra,keqpërdorimit të seksit dhe situatave të tjera të rrezikshme që mund të hasen gjithmonë aty.Gjithashtu përdorimi i shpeshtë i rrjeteve shoqërore mund të shkatojnë dëmtimin e personalitetit, madje edhe deri te vetëvrasja.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free